|
Nr. 176-A Prot. Tiranė,
mė 12/10/2005
Lenda:
Informacion
pėr problemet qe kane dale nga shqyrtimi i ankesave ne fushen e
arsimit
Drejtuar: Ministrit
tė Arsimit dhe Shkences
Z. Genc POLLO
Tirane
I nderuar Z. Ministėr
Ankesa qė lidhen me Ministrine e Arsimit dhe institucionet ne
varesi gjate 2000-2004 rezultojnė gjithsej 194. Pa mohuar anet
pozitive te punes ne kete dege te administrates publike vlen te
evidentohet se puna jone 5 vjeēare ka nxjerre ne pah nje sere
problemesh te cilat kerkojne angazhim institucional te
Ministrit.
-Njė numėr i konsiderueshėm ankesash kanė patur si objekt
problemet e largimeve nga puna tė mėsuesve apo transferimeve
nga njė vend pune nė njė tjetėr. Kjo problematike ka qene
prezente gjate gjithe kohes, por ne vitin 2004 ka qėnė mbizotėruese
pėr faktin e riorganizimit tė Drejtorive Arsimore nė gjithė
vendin. Gjithashtu ka patur ankesa nė tė cilat janė
kontestuar proēedurat e zhvillimit tė konkurseve tė
zhvilluara pėr drejtuesit e zyrave Arsimore.
Nga
shqyrtimi i ankesave, ėshtė konstatuar se nė disa raste
vendimet e largimit nga puna dhe ato tė transferimit janė tė
paarsyetuara. Ne te gjitha rastet rezulton se nuk behet
arsyetimi i akteve administrative ose behet i paqarte ose i
pamjaftueshem. Arsyetimi i akteve administrative ėshtė njė ndėr
tiparet mė themelore tė shtetit tė sė drejtės pėr dy arsye
kryesore: Sė pari, dhėnia e arsyeve informon personat e
interesuar pėr shkaqet qė qėndrojnė pas vendimeve tė
administratės tė cilat ndikojnė negativisht mbi tė drejtat
dhe liritė e tyre, dhe, sė dyti, arsyetimi qė i bėhet njė
akti lehtėson sė tepėrmi kontrollin gjyqėsor dhe ate
hierarkik administrativ.
Nė
mjaft vendime ėshtė shpjeguar ana ligjore, ndėrkohė qė ana
faktike, me fjale tė tjera, faktet esenciale tė cilat e kanė
detyruar organin tė nxjerrė vendimin nuk janė tė pasqyruara
nė ato vendime. Ky fakt pėrbėn shkelje tė dispozitave tė
Kodit tė Proēedurave Administrative dhe cėnon nė tė njėjten
kohė gjithė proēesin e vendimmarrjes.
-
Gjithashtu ka patur dhe ankesa ku mėsuesve tė larguar nga puna
ju mohohet e drejta pėr tu informuar pėr vendimin e marrė.
Shpesh njoftimi verbal konsiderohet nga organi vendimmarrės si
e vetmja mėnyrė njoftimi.
Duke
analizuar respektimin e dispozitave proēeduriale nga organi
vendimmarrės, konstatojmė se nė asnjė rast personit tė dėmtuar
nuk i ėshtė dhėnė mundėsia tė dėgjohet para marrjes sė
vendimit tė largimit uljes ne dtyre apo tė transferimit, pėr
ti dhėnė kėtij tė fundit mundėsinė pėr tė shprehur
argumentat e tij dhe per tu mbrojtur.
-
Kurse persa i perket ankesave qe kane patur objekt largimin nga
puna kur organ vendimmarres kane qene Dekanet e Fakulteteve apo
Rektoret e Universiteteve problemi qe eshte prezantuar nepermjet
ankesave eshte pikerisht mosrespektimi i statuteve dhe
rregulloreve perkatese te Universiteteve perkatese gjate
konkurimeve te zhvilluar per marrjen ne pune te personelit te
brendshem akademik si dhe per largimin nga puna te tyre.
Gjithashtu jane konstatuar raste te mosperputhjes se
rregulloreve te fakulteve me statutin dhe rregulloren e
Universiteteve.
Por
praktika e deritanishme ka treguar per nje pasivitet te organeve
eprore ne rastet e konstatimit te vendimmarrjes se paligjshme
nga ana e organeve me te uleta. Keshtu roli i Ministrit te
Arsimit si organ qe kontrollon ligjshmerine e vendimmarrjes se
akteve te nxjerra nga Rektorit eshte i qarte referuar akteve
ligjore. Por megjithekete nga ky organ nuk eshte vepruar edhe
kur per te vene ne vend te drejten e shkelur Ministri duhej te
shfuqizonte aktet adminsitrative te paligjshme apo te
parregullta.
- Nga
shqyrtimi i disa ankesave ka dalė problemi lidhur me kompetencėn
qė kanė Dekanėt e Fakulteteve tė Universiteteve tė Tiranės,
pėr tė lidhur kontrata pune dhe prishur ato me personelin
akademik shkencor. Proēedura e pranimit dhe e lidhjes sė
kontratės, shpjegohet nė nenin 11 tė Rregullores sė
Universitetit tė Tiranės. Nė kėtė proēedurė duhet
rregulluar roli i Departamentit nė kėtė proēes. Nė rastin
konkret, Dekani i Fakultetit ėshtė nė pozitat e njė eprori
direkt, qė ka nė kompetencė tė lidhė apo tė zgjidhė
kontratėn e punės me personelin mėsimor e shkencor.
Konkretisht,
Statuti dhe Rregullorja e Universitetit tė Tiranės parashikojnė
njė proēedure specifike qė duhet tė respektohet nga organet
e Fakultetit pėr marrjen nė punė tė personelit tė brėndshėm
akademik e qė i vendos kėta tė fundit nė njė pozitė tė veēantė
nė raport me kategoritė e tjera tė punėmarrėsve, marėdhėniet
e punės tė tė cilėve rregullohen me Kodin e Punės. Ndaj dhe
proēedura e largimit nga puna nuk mund tė kufizohet vetėm nė
njė vlerėsim tė dekanit nė lidhje me punėn e bėrė nga kėta
tė fundit.
Njė
arsye tjetėr, e cila tė ēon nė konkluzionin se duhet tė
parashikohet njė proēedure tjetėr para se Dekani tė marrė
vendimin pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve tė punės, ka pėr
qėllim:
-
sė pari, respektimin e parimit
tė barazisė e te mosdiskriminimit gjatė proēesit tė
vendimmarrjes nga ana e dekanėve;
-
sė dyti, rritjen e qėndrueshmėrisė
sė stafit, nisur nga specifika qė ka personeli akademik dhe qė
ndikon drejtėpėrsėdrejti nė mbarėvajtjen e proēesit mėsimor
dhe ngritjen e tij nė nivelet e kėrkuara akademike.
Lidhur me problemet e prezantuara
me lart i jemi drejtuar Senatit tė Universitetit tė Tiranės
me njė propozim pėr Pėrmirėsimin e Statutit dhe
Rregullores sė Universitetit tė Tiranės, duke parashikuar njė
proēedurė paraprake pėr vlerėsimin e punės sė personelit tė
brendshėm akademik pėrpara marrjes sė vendimit pėrfundimtar
pėr ndėrprerjen e marėdhėnieve tė punės nga ana e Dekanit
tė Fakultetit. Akoma nuk kemi pėrgjigje zyrtare
lidhur me kete ēeshtje.
Nisur nga kėto konstatime, jemi tė
mendimit se ka shumė pėr tė bėrė nė drejtim tė
respektimit tė proēedurave ligjore kryesisht nė njohjen dhe
zbatimin e dispozitave tė Kodit tė Proēedurave Administrative
nga dikasteri Juaj dhe institucionet ne varesi.
- Gjithashtu
gjate ketyre viteve kane qene prezent disa ankesa qe lidhen me
trajtimin nga ana e Institucioneve arsimore te femijeve te cilet
praktikojne besimin fetar mysliman.
Pas
rekomandimeve tona ankesat individuale te prezantuara rezultojne
te zgjidhura, nderkohe qe problemi i rregullimit ligjor dhe
nenligjor te situates konkrete ne perputhje me Kushtetuten dhe
aktet nderkombetare te ratifikuara nuk eshte rregulluar.
Per
kete ēėshtje i jane dėrguar Rekomandime ish-Kryeministrit dhe
ish-Ministrit tė Arsimit ku eshte rekomanduar pėrgatitja dhe
lidhja e marėveshjeve me bashkėsitė fetare, nė zbatim tė
detyrimit kushtetues tė parashikuar nė pikėn 5 tė nenit 10 tė
Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe dėrgimin e
tyre nė Kuvend pėr ratifikim.
Rezulton
qe pėr rekomandimin e bėrė, akoma nuk kemi marrė pėrgjigje,
prandaj bashkelidhur po jua dergojme.
Duke besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|