Te
nderuar zoterinj Ministra !
Kesh
sha vazhdon te mbetet nje nga shoqerite shteterore me ndikim mjaft te
madh ne te drejtat ekonomike dhe interesat e ligjshme te qytetareve.
Kjo kompani me aksioner te vetem shtetin, megjithe veprimtarine e saj
funksionale te sigurimit, transmetimit, shperndarjes dhe faturimit te
energjise elektrike nuk ka mundur t`i shpetoje nje niveli te larte
keqadministrimi ne raport me interesat e qytetareve. Gjate gjithe
kesaj periudhe kjo korporate eshte kritikuar ne vazhdimesi per punen e
saj dhe per shkeljet e shumta te kontrates se furnizimit me energji
apo te ligjit Per Sektorin e Energjise Elektrike. Per kete
shoqeri shteterore gjate ketij 5 vjeēari jane depozituar prane Zyres
se Avokatit te Popullit 241 ankesa.
Konkretisht
Avokati i Popullit ka bere mjaft rekomandime per te permiresuar
kontraten e furnizimit me energji, per te ulur tarifat e energjise apo
per te permiresuar sherbimet qe Kesh sha ofron ndaj klienteve dhe per
te rritur standartet e mireadministrimit te kesaj shoqerie. Te metat
dhe fenomenet negative, te cilat jane evidentuar ne Kesh sha jane
pasqyruar ne menyre te detajuar si me poshte vijon:
1.Refuzimi
i vazhdueshem i Kesh sha dhe Entit Rregullator te Energjise per te
bashkepunuar ne lidhje me uljen e tarifave te energjise sipas
rezultateve te ekspertizes nga nje grup akademikesh dhe shkencetaresh
me asistencen ligjore te Avokatit te Popullit.
Megjithe
rekomandimet e Avokatit te Popullit dhe angazhimit te nje sere
organesh dhe organizmash te tjere si Akademia e Shkencave,
Profesoriati i Universiteteve etj, deri me sot nuk eshte bere e mundur
qe tarifat e energjise elektrike te ulen sipas perllogaritjeve te
nxjerra nga nje studim i veēante dhe mjaft real i nje grupi
ekspertesh te mbledhur nga organet e siperpermendura. Kjo iniciative e
vene edhe ne vemendje te Kuvendit dhe Keshillit te Ministrave ngelet
ende nje mision qe duhet te vazhdoje me kembengulje, me qellim
zbatimin e tarifave te arsyeshme konforme legjislacionit ne fuqi,
kostos dhe nivelit te varferise dhe fuqise paguese te shtetasve.
Sipas
te dhenave nje kilovat energji elektrike nga hidrocentralet tona
prodhohet jo me shume se 1.5 leke, kurse nje kilovat energji elektrike
nga importi eshte blere dhe blihet rreth 4 leke. Per shitjen, tarifat
per popullsine jane rreth 5 leke kw per 200 kw e para dhe rreth 9 leke
kw mbi sasine 200 kw ne muaj. Keto ēmime jane pa TVSH. Duke patur
parasysh se 2-3 vitet e fundit ka patur rreshje me bollek ne kohen e
duhur, energjia e importuar ka qene ne sasi jo te medha. Duke qene se
nje pjese jo e vogel e popullates dhe bizneseve vazhdon te mos paguaje
energjine elektrike, barren e tyre e paguajne konsumatoret e ndershem
dhe te ndergjegjshem. Po te menaxhohet me mire prodhimi dhe
shperndarja e energjise elektrike dhe te paguajne te gjithe
konsumatoret, Avokati i Popullit mendon se ka vend per t`i rishikuar
tarifat e energjise drejt uljes se tyre, per te bere nje politike
sociale me efektive.
2.Keqadministrim
i proēedurave ligjore te faturimit te qytetareve dhe vazhdimi i
aplikimit ne disa zona te faturimit afrofe.
Problem
kryesor vazhdon te mbetet leximi dhe faturimi i energjise elektrike
nga ana e filialeve te Kesh sha. Nga te dhenat e Avokatit te Popullit,
megjithe instalimin e matesave ne rreth 87% punonjesit e KESH sha
vazhdojne te faturojne ne disa zona ne menyre afrofe, duke shkaktuar
ne kete menyre nje shqetesim te ligjshem tek mjaft abonente. Nga ana e
Avokatit te Popullit jane bere rekomandime ne dy drejtime; se pari ne
instalimin e sistemit automatik te faturimit Billing System, i
cili shmang faturimin nga manipulimet perkatese dhe se dyti; ne
evidentimin e shkeljeve dhe denoncimin e tyre prane strukturave te
Kesh sha. Por kete keqadministrim te ketij proēesi mjaft te
rendesishem, jane marre masa disiplinore gjate vitit 2003-2004 per
gati 250 faturues. Sipas Kesh sha vazhdon puna per instalimin e
sistemit automatik te faturimit. Avokati i Popullit do te vazhdoje te
mbaje ne vemendje keto fenomene deri ne eleminimin e tyre te plote.
3.Mos
realizimi i planit deri ne fund te vitit 2004 te pajisjes se te gjithe
konsumatoreve me matesa te rinj.
Gjate
vitit 2004 Kesh sha u angazhua te instalonte te gjitha matesat ne
shkalle vendi duke plotesuar nevojat e abonenteve me nje nga elementet
kryesor te sherbimit me energji elektrike. Realizimi i ketij angazhimi
u ndoq me mjaft vemendje nga Avokati i Popullit dhe ne perfundim te
vitit 2004 u konstatua se Kesh sha nuk mundi te mbaje dot premtimin e
dhene. Kjo mangesi u pasqyrua edhe ne raportin e vitit 2004 te
Avokatit te Popullit dhe do te vazhdoje te ndiqet si nje detyre mjaft
e rendesishme qe i takon te permbushet nga ana e Kesh sha ne kuader te
permiresimit te sherbimeve ndaj klienteve.
4.Ne
disa aspekte kontrata e furnizimit me energji elektrike nuk i ve ne
pozita te barabarta palet ne kontrate (Kesh shaklient).
Gjate
viteve 2003-2004 vazhdon nje proēedure teper e gabuar qe ndjek Kesh
sha ne arketimin e faturave te vendosura ne menyre afrofe. Ne keto
raste Kesh sha, pasi kryen verifikimin e ankeses se qytetarit per
faturim afrofe, pranon gabimin e kryer me leximin ne mates dhe
urdheron zbritjen e konsumit te energjise te muajve ne vazhdim me
efekt rimbursimi. Mos kthimi i menjehershem i shumave ne leke, por
rimbursim i ngadalte i energjise shtese te faturuar ne menyre te
padrejte, krijon nje pozite te disfavorshme te te drejtave ekonomike
te klientit dhe passjell pagesa te pajustifikuara qe ndonjehere vlefta
e tyre eshte llogaritur te permbushe nevojat jetike te tij. Ne keto
raste megjithese Avokati i Popullit ka nderhyre gjate vitit 2002 per
miratimin e nje kontrate te re te energjise, konstatohet me keqardhje
se kjo pjese e saj ka mangesi te dukeshme ne zbatimin ne praktike.
Prandaj duhen bere ndryshime per te barazuar palet ne te drejtat,
detyrimet dhe pozitat qe duhet te gezojne.
5.
Mungese e lidhjes se kontratave tip te reja me abonentet e vjeter te
cilet kane nenshkruar vetem kontratat e vjetra. Lidhja e kontratave te
reja te Kesh sha behet vetem me abonentet e rinj.
Nga
te dhenat qe disponon Avokati i Popullit ka dale se kontrata e re e
Kesh sha lidhet vetem me abonentet te cilet pajisen per here te pare
me kontrate, ndersa me abonentet e vjeter kjo kontrate nuk eshte
lidhur ende. Ne kete aspekt vlen per t`u permendur se me mos lidhjen e
kesaj kontrate, midis paleve vazhdojne te mbeten ne fuqi mardheniet e
percaktuara ne kontraten e vjeter te furnizimit me energji. Ne kete
rast per t`i ardhur ne ndihme kuadrit ligjor dhe kontraktual midis
paleve ne interes te respektimit te dispozitave te reja ne favor te
klienteve, Avokati i Popullit ka vazhduar te nderhyje prane Kesh sha
per te sqaruar parimisht kete problem, i cili me tej do te ndiqet me
ane te veprimeve perkatese.
6.Mungesa
e efektshmerise se kontrollit ndaj denoncimeve te qytetareve per
aparatet mates te energjise, duke zvarritur dhe shmangur evidentimin
ne vend te shkeljeve dhe nxjerrjen e pergjegjesive perkatese.
Megjithe
miratimin e nje rregulloreje te plote dhe konforme parametrave, per
zgjidhjen e shpejte te ankesave te qytetareve prane filialeve te Kesh
sha eshte vene re se zbatimi i saj ne praktike ka mangesi te dukshme.
Ne kete rregullore jane te percaktuara afate konrete per kryerjen e
veprimeve verifikuese, eshte mundesuar nje kontroll periodik i
kushteve te aparateve mates dhe cilesise se energjise qe ofrohet dhe
eshte percaktuar e plote proēedura e ankimit te qytetareve deri ne
zgjidhjen perfundimtare te problemit te tyre.
Ne
realitet prane Avokatit te Popullit vazhdojne te vijne ankesa te
ndryshme per Kesh sha te cilat ne themel parashtrojne shqetesimin per
faturime te pasakta, pengim dhe zvarritje te permbushjes te se drejtes
se tyre per ankim ne Kesh sha. Madje edhe atehere kur ky ankim eshte
bere, nga ana e strukturave te Kesh sha nuk jane marre masat e duhura
ose ato kane qene te zvarritura ne kohe dhe nuk kane dhene rezultatin
e pritur. Ne keto kushte nga ana e Avokatit te Popullit eshte duke u
shqyrtuar ne menyre te pergjithsuar kjo ēeshtje per te nxjerre te
metat dhe mangesite qe ekzistojne. Ne te ardhmen Avokati i Popullit do
te kryeje nderhyrjen e rradhes me qellim permiresimin e procedurave te
ankimit dhe verifikimit te tyre konforme standarteve te efekteshmerise
dhe transparences se plote.
7.Vonesa
ne kthimin e pergjigjeve dhe komunikimeve zyrtare me Zyren e Avokatit
te Popullit, duke zgjatur ne kohe zgjidhjen e problemeve te ngritura
nga qytetaret.
Bashkepunimi
me Kesh sha megjithese ka njohur perparime te dukshme, ka hasur shpesh
here pengesa si pasoje e zvarritjeve ne kohe te kthimit te pergjigjeve
dhe komunikimit per probleme te ndryshme me interes te ndersjellte.
Shpesh here organeve te Kesh sha u eshte bere i njohur detyrimi ligjor
per te bashkepunuar me Avokatin e Popullit dhe per kete qellim jane
bere edhe takime te posaēme me drejtues te veēante. Ne kete aspekt
mendojme se me permiresimet qe ju bene ligjit per Avokatin e Popullit,
bashkepunimi me Kesh sha do te kaloje ne nje faze te re dhe te
konsoliduar. Per kete qellim Avokati i Popullit do te filloje zbatimin
e sanksioneve ligjore rast pas rasti ndaj Kesh sha, per te realizuar
nje ndergjegjesim sa me te qarte per konseguencat negative qe rrjedhin
si pasoje e mos bashkepunimit ne interes te mbrojtjes se te drejtave
te konsumatorit.
Nga
keto konstatime kemi percaktuar se puna e Zyres se Avokatit te
Popullit duhet te vazhdoje te fokusohet ne problemet me te mprehta qe
ngrihen nga qytetaret per Kesh sha, duke kerkuar menyra te reja
ligjore dhe administrative per permiresimin e atyre aspekteve te punes
se Kesh-it per te cilat ka mjaft pakenaqesi. Konkretisht krahas
rekomandimeve qe kemi bere ne lidhje me menyren e leximit te sahateve,
tashme duhet te thellohemi me teper ne disa aspekte jo pozitive qe
parashikon kontrata e furnizimit, si dhe ne dhenien e oponencave per
nje organizim sa me mire te punes te filialeve te Kesh sha me ankesat
e qytetareve. Gjithashtu duhet te vazhdojme te insistojme dhe te
nxisim Kesh sha per te pajisur brenda vitit 2005 te gjithe abonentet
me matesa dhe te kerkojme venien ne pune sa me te shpejte te sistemit
automatik te llogaritjes se konsumit te energjise dhe pasqyrimit te
tij ne faturat perkatese. Nje tjeter menyre per te permbushur me shume
detyrat tona eshte ekspertiza e vendimeve te ERE-s dhe nxitja e Kesh
sha per venien e tyre ne zbatim, ne rast se permbajtja e tyre paraqet
nje interes te ligjshem per realizimin e te drejtave te qytetareve.
Duke
besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI