|
Varshave, 30 Qershor 2005
Prof.
dr. hab.Andrzej ZOLL
Prof.Ass.
Ermir Dobjani
Avokati
i Popullit
i
Republikes se Shqiperise
Tirane
I dashur Prof. Dobjani,
Mandati im 5 vjecar si Komisioner per Mbrojtjen e te Drejtave te
Qytetareve te Republikes se Polonise sapo ka perfunduar. Ne
shkalle si globale
dhe rajonale, gjate
gjithe periudhes ne
shume here kemi qene deshmitare
te ngjarjeve dhe momenteve dramatike dhe madje kritike,
te permendim pikerisht fillimin
me tragjedine e 11 shtatorit
2001 dhe fundin me nderrimin e jetes
te Papes Gjon Pali II. Keto dy data, sikurse dhe fakte te
tjera qe ndodhen gjate kohes se mandatit tim kishin nje
karakteristike te perbashket marredhenien, diku me pak apo
me shume, por gjithesesi te menjehershme
me te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te
qytetareve. Keto te drejta dhe liri - kur u ballafaquan me
ngjarjet qe ndodhen ne bote -
nxorren ne pah aspekte dhe perspektiva
ende te reja dhe te ndryshme qe provonin se ato kane qene
gjithmone perberes te nje komponenti thelbesor te egzistences se
shoqerise dhe te gjithe njerezimit.
Ne perfundim te anetaresimit tim 5 vjecar ne komunitetin e
Ombudsmaneve me duhet te pranoj se
nga njera ane ishte nje kohe e veshtire per mua per shkak
te peshes dhe numrit te detyrave te mia te perditshme, e
megjithate nga ana tjeter ishte nje periudhe frymezim dhe
pasurimi, sidomos per
shkak te mundesise per te ruajtur kontakte te drejtperdrejta me
shoket e mi Ombudsmane dhe
per tu njohur me problemet e tyre specifike dhe menyrat e zgjidhjes se tyre.
Kam nje shprese te sinqerte se
pasardhesi im do te mund
te mbeshtetet ne kontaktet
dhe bashkepunimin njesoj
te hapura dhe miqesore me komunitetin e Ombudsmaneve
sikurse ishte edhe privilegji im gjate gjithe periudhes
se sherbimit tim.
Ju lutem pranoni urimet e mia me te mira, suksese dhe begati ne
punene tuaj te veshtire dhe me pergjegjesi, qe ka qene
gjithashtu edhe pjese e imja per keto pese vitet e fundit.
Sinqerisht
(firma)
|