|
Nr. K2/R23-8
Prot. Tiranë, më
19/07/2004
Nr.
Dok. 200301102/8
Lenda:
Kerkohet
nderhyrja Juaj per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore ne favor te
ish punonjesve te M.R.Publik dhe te Policise nga Ministria e
Rendit Publik dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se
Shtetit.
Drejtuar: Kryeministrit
te Republikes se Shqiperise
Z.
Fatos NANO
Per dijeni: Kuvendit
te Shqiperise
Kryetarit
te Komisionit Parlamentar
per
Rendin dhe SHISH-in
Z.
Neritan CEKA
TIRANE
Z. Kryeminister,
Ne
Institucionin e Avokatit te Popullit kane ardhur disa ankesa nga
ish punonjes te M.R.Publik dhe te Policise ndaj M.R.Publik dhe
Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit per mos
ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere. Ankuesit
pasi jane larguar nga puna prej M.R.Publik apo Policise se
Shtetit, i jane drejtuar Komisionit Qendror te Disiplines te
Policise se Shtetit. Disave prej tyre Komisioni ju kane dhene te
drejte dhe ka propozuar rikthimin e tyre ne detyre. Por
propozimet e ketij organi ligjor te Policise se Shtetit nuk jane
mare ne konsiderate nga titullaret e M.R.Publik dhe te Policise
se Shtetit. Me pas ata kane bere edhe kerkese-padi ne organet
gjyqesore. Ne perfundim te gjykimit, atyre ju eshte dhene e
drejta per t’u rikthyer ne pune dhe njekohesisht e drejta e
demshperblimit per kohen e qendrimit papune padrejtesisht. Ne
disa raste ju eshte dhene vetem njera prej ketyre te drejtave.
Mirepo megjithese vendimet gjyqesore kane mare forme te prere
dhe jane leshuar edhe urdherat e ekzekutimit, ato nuk jane
ekzekutuar nga M.R.Publik dhe Drejtoria e Pergjithshme e
Policise se Shtetit. Shumica e ankuesve i jane drejtuar me
kerkese edhe Zyrave Permbarimore, duke paguar edhe tarifat
perkatese, por perseri ekzekutimi i tyre nuk eshte bere.
Pas
shume zvarritjeve dhe sorollatjeve, ankuesit i jane drejtuar
institucionit tone. Pasi i kemi studjuar me vemendje keto ankesa
dhe pasi kemi mare shpjegime strukturave perkatese te M.R.Publik dhe
te Policise, kemi konstatuar se ankuesit kane te drejte. Per te
rivendosur ne vend te drejtat e shkelura atyre, ju kemi bere
rekomandime organeve te mesiperme per te zbatuar detyrimin
kushtetues, te sanksionuar nga neni 142/3 i Kushtetutes se
Republikes se Shqiperise, ku percaktohet se:
”Organet e shtetit jane te detyruara te ekzekutojne
vendimet gjyqesore”. Qendrimet e titullareve te M.R.Publik
dhe te Policise Shtetit ndaj rekomandimeve tona per te zbatuar
kete detyrim kushtetues jane negative. Megjithese ne i kemi
perseritur rekomandimet tona, duke vene ne dukje te drejtat
ligjore e kushtetuese te shkelura ankuesve nga moszbatimi i
vendimeve gjyqesore, perseri prej tyre nuk eshte reaguar
pozitivisht.
Disa
prej rasteve te pershkruara me siper mund te permendim:
1.
Rekomandimin
per ekzekutimin e vendimit Nr. 3681, date 21.11.2000, te
Gjykates se Rrethit Tirane ne favor te z. Ndre Prendi, ish
oficer i Gardes se Republikes. Rekomandimi i eshte bere ish
Ministrit te Rendit Publik z. Çipa me date 04.03.2003 dhe
perseritur Ministrit te Rendit Publik z. Toska me date
07.01.2004.
2.
Rekomandimin
per ekzekutimin e vendimit nr. 258, date
05.02.1999 te Gjykates se rrethit Tirane, lene ne fuqi me
vendimin nr. 829, date 08.06.1999, te Gjykates se Apelit
Tirane, si dhe vendimin nr. 3647, date 25.09.2002 te Gjykates se
rrethit Tirane ne favor te ish oficerit te Drejtorise
Llogjistike e Teknike te M.R.Publik z. Roland Tego. Rekomandimi
i eshte bere Zv/Ministrit
te Rendit Publik z. Toska me date 27.10.2003 dhe i eshte
perseritur po atij me date 04.12.2003.
3.
Rekomandimin per
ekzekutimin e vendimit nr. 558, dt. 20.04.2001 te Gjykates se
Rrethit Shkoder, ne favor te z. Roland Çomo, ish inspektor i
policise kriminale ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder.
Rekomandimi i eshte bere Drejtorit te Pergjithshem te Policise
z. Ibraj me date 14.05.2003 dhe perseritur po atij me date
21.06.2004. Theksojme se Komisioni i Disiplines i Policise ne
mbledhjen e dt. 24.05.2001 e ka konsideruar te pamotivuar
urdherin e perjashtimit te tij nga Policia.
4.
Rekomandimin
per ekzekutimin e vendimit nr.
424, dt. 18.10.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Mat, lene ne
fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, ne favor te z. Hasan Barmeta,
ish inspektor i policise rrugore ne Komisariatin e Policise Mat.
Rekomandimin ja kemi bere Drejtorit te Pergjithshem te Policise
z. Ibraj me date 24.06.2004.
5.
Rekomandimi per rikthimin ne Polici te ish oficerit te Policise
Rrugore ne Puke z. Edmond Pepkolaj, i cili eshte perjashtuar nga
Policia per shkak se ndaj tij kishin filluar hetimet per
fallsifikimin e nje dokumenti. Megjithese Komisioni i Disiplines
e konsideroi te pabazuar perjashtimin e tij nga Policia dhe
organi i Prokurorise e pushoi hetimin ne ngarkim te tij, ai
perseri nuk rikthehet ne detyre. Rekomandimin ja kemi bere
Drejtorit te Pergjithshem te Policise me date 20.05.2004 dhe ja
kemi perseritur po atij me date 21.06.2004.
6.
Po keshtu mund te permendim edhe tre ankesa te tjera te koheve
te fundit, per te cilat kemi kerkuar shpjegime. Per z. Besnik
Duka, ish efektiv ne Drejtorine e Policise se Qarkut
Gjirokaster, nuk vihet ne ekzekutim vendimi nr. 519, dt.
11.10.2000 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, me te cilin eshte
vendosur anullimi i urdherit te Ministrit te Rendit Publik per
largimin e tij nga Policia. Per z. Gjergj Gjeta, ish oficer i
Repartit RENEA, nuk ekzekutohet vendimi nr. 1090, date
21.10.2003, i Gjykates se Apelit Tirane, e cila ka vendosur
detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Policise t’i paguaje
atij pagen e nje viti pune. Ndersa per ankuesin Theodhori
Gravani, ish shef i personelit ne Drejtorine e Policise se
Qarkut Vlore, nuk
zbatohet vendimi nr. 958, dt. 25.05.2004, lene ne fuqi nga
Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 359, dt. 02.07.2004, me
te cilin eshte vendosur anullimi i urdherit te Ministrit te
Rendit Publik per perjashtimin e tij nga Policia. Theksojme se
ne favor te tij ka vendosur edhe Komisioni i Displines se
Policise.
Si
argument per mos zbatimin e vendimeve gjyqesore titullaret e
M.R.Publik dhe te Policise se Shtetit perdorin Vendimin
Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr. 31,
dt. 14.04.2003, i cili nuk ju jep te drejten e kthimit ne pune
punonjesve te policise edhe kur jane larguar padrejtesisht, por
vetem te drejten e demshperblimit. Ndersa ne disa raste te tjera
shprehen per paligjshmerine dhe padrejtesine e vendimeve
gjyqesore, justifikim i cili eshte i paligjshem dhe absurd.
Qendrimi
i tyre per kete problem nuk eshte ligjor dhe korrekt, sepse
Vendimet Unifikuese te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se
Larte sherbejne vetem si praktike gjyqesore per organet
gjyqesore, per çeshtjet me objekt te njejte qe do te gjykohen
ne te ardhmen prej tyre. Ato nuk kane dhe nuk mund te kene
fuqi prapavepruese para dates 14.04.2003. Po keshtu duhet te
theksojme se ato nuk kane fuqi juridike per shfuqizimin e
vendimeve gjyqesore te dhena me pare dhe qe kane mare forme te
prere, siç jane rastet konkrete.
Po
keshtu mund themi se asnje dispozite kushtetuese apo ligjore nuk
i jep te drejten organeve shteterore (perfshi edhe M.R.Publik
apo Policine e Shtetit”) qe te bejne vleresimin e vendimeve
gjyqesore te formes se prere, si te ligjeshme apo te
kunderligjeshme.
Z.
Kryeminister,
Kerkesa,
qe organet e administrates te çdo rangu, te zbatojne vendimet e
gjykatave eshte themelore ne nje shtet te se drejtes, ashtu siç
pretendojme qe e kemi shtetin tone. Prandaj, meqenese nga
titullaret e M.R.Publik dhe te Policise se Shtetit po vazhdojne
te shkelen te drejtat e shtetasve te siperpermendur dhe mbi te
gjitha prej tyre nuk po zbatohet nje detyrim kushtetues, bazuar
ne nenin 23 te ligjit nr. 8454, date 04.02.1999 ”Per Avokatin
e Popullit”, kerkojme
nderhyrjen T’uaj prane organeve te M.R.Publik dhe te Policise
se Shtetit per te bere te mundur ekzekutimin sa me shpejte te
detyrimeve te tyre qe rrjedhin nga vendimet gjyqesore, lidhur me
ish punonjesit e policise.
Duke
besuar ne mirekuptimin T’uaj,
Me
respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|