REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 19/1 Prot.                                           Tiranė, mė 17/01/2002

   

Lenda:        Kėrkohen shpjegime pėr tė burgosurit e ēmendur

       

   

Drejtuar:    Ministrit tė Drejtėsisė     Ministrit tė Shėndetėsisė

   

                    Zotit Sokol  NAKO             Zotit Gjergj  KOJA

                                                                        Tiranė

    

          Tė nderuar Zotėrinj Ministra!

          Siē jeni nė dijeni mbi bazėn e ankesave tė personave tė sėmurė mendėrisht, tė cilėt mbahen nė gjendje burgimi, Avokati i Popullit ndėrmorri njė proces hetimi. Nė pėrfundim rezultoi se, nė tė gjitha rastet qė Gjykatat kanė vendosur ndaj tė sėmurėve psiqike, mjekimin e detyruar, kėta persona janė dėrguar nė spitalin e burgut Tiranė. Aktualisht, nė kėtė spital burg ndodhen pėr mjekim tė detyruar 34 persona. Disa prej tyre qėndrojnė nė kėtė gjendje pėr periudha shumė tė gjata kohore.

Dėrgimi i kėtyre personave dhe mbajtja e tyre nė spitalin e burgut Tiranė ėshtė njė veprim haptazi i paligjshėm, mbasi ai vjen nė kundėrshtim me rregullin 100/1 tė rregullores Europiane tė burgjeve, sipas tė cilit personat qė konstatohen se janė tė ēmėndur nuk do tė mbahen nė burg, por duhen tė zhvendosen sa mė shpejt tė jetė e mundur nė vėnde tė pėrshtatshme pėr sėmundje mendore.

Mbajtja e tė sėmurėve mendorė nė gjendje burgimi vjen ndesh me nenin 28 pika 5 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, qė pėrcakton: “se ēdo person, tė cilit i ėshtė hequr liria sipas nenit 27 ka tė drejtėn e trajtimit njerėzor dhe tė respektimit tė dinjitetit tė tij”, si dhe nenin 46 pika 2 tė Kodit tė Procedurės Penale, ku thuhet: “kur ėshtė vendosur ose duhet vendosur masa mjekėsore e detyrueshme pėr tė pandehurin, gjykata urdhėron qė i pandehuri tė ruhet nė njė institucion psikiatrik”.

Nė vėshtrim tė nenit 45 tė ligjit Nr.8338 dt.21.04.1998 si dhe nenit 16 tė ligjit Nr.8328 dt.16.04.1998. mjekimi i detyruar ekzekutohet nė institucionin mjekėsor tė sipėrcituar jashtė sistemit tė burgjeve, sipas pėrcaktimeve qė bėn Ministria e Shėndetėsisė mbi kėrkesėn e Prokurorit.

Nė takimin e organizuar nė muajin maj 2001pėr tė diskutuar rreth ketij problemi me ish Ministrin e Drejtėsisė Z. Arben Imami, Ministrin e Shėndetėsisė Z. Leonard Solis, zv. Ministrin e Rendit Z. Bujar Himēi, u ra dakort qė tė bėhej zhvendosja e kėtyre personave nga sistemi i burgjeve nė spitalin psiqiatrik tė Elbasanit deri nė muajin tetor 2001, kur do tė hapej nė Krujė spitali i posaēėm pėr kėta tė sėmurė. Nė atė takim Ministria e Drejtėsisė mori pėrsipėr tė paraqiste nė Qeveri tė gjitha propozimet pėr nxjerrjen e fondeve pėrkatėse.

Nga verifikimet e mėvonshme rezulton se kėta tė dėnuar qėndrojnė pėrsėri nė Spitalin e Burgut nė tė njėjtat kondita.

           Nė kėto rrethana nė mbėshtetje tė nenit 63 pika 4 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė qė thotė: “Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar ti paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentat dhe informacionet e kėrkuara prej tij”, ėshtė e domosdoshme tė na jepen shpjegime pėr shkaqet qė kanė ndikuar nė mospėrmbushjen nga ana juaj tė detyrimeve ligjore, pėr zhvendosjen e kėtyre personave jashtė sistemit tė burgjeve, nė njė institut mjekėsor, si dhe ēfarė masa janė marrė e do tė merren pėr zhvendosjen e kėtyre tė dėnuarve nga spitali i burgut.

           Ju vemė nė dijeni se pėr gjendjen e krijuar me rekomandimin tonė, Prokuroria e Tiranės ka filluar njė ēėshtje penale pėr tė nxjerrė personat pėrgjegjės qė kanė lejuar deri tani kėtė shkelje tė rėndė tė tė drejtave tė kėtyre personave.

           Lutemi, pėr shkak tė rėndėsisė sė veēantė qė paraqet problemi nė fjalė, pėrgjigja tė na jepet pa vonesė, por kurdoherė jo mė vonė se 30 ditė nga marrja dijeni

Ju falenderojmė pėr mirėkuptimin,

    

 

                                                        

        

AVOKATI  I  POPULLIT

 

       Ermir  DOBJANI

 


 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.