REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 225/3 Prot.                                          Tiranė, mė 16/11/2001

   

   

Drejtuar:    Zotit Mustafa Muēi

Ministėr i Ekonomisė Publike dhe Privatizimit

 

                                                     TIRANE

        

     

I nderuar z. Muēi!

 

Morėn pėrgjigjen tuaj tė datės 8.11.2001 dhe projektin e VKM-sė "Pėr mėnyrėn e llogaritjes sė vlerės sė truallit tė ndėrmarrjeve qė do tė shiten dhe procedura e shitjes sė truallit tė tyre si edhe tė ndėrmarrjeve qė do tė transformohen nė Shoqėri Tregtare".

Me kėnaqėsi konstatojnė se nė zbatim tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese nr.26, dt.24.04.2001, dhe rekomandimeve tona Ju nė vazhdimėsi, keni bėrė njė punė tė mirė nė zbatim tė parimeve kushtetuese nė mbrojtje tė lirive dhe tė drejtave tė shtetasve dhe keni pregatitur projekt­vendimin me qėllim qė ish-pronarėt e truallit, gjatė procesit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shtetėrore, ta gėzojnė pronėn apo tė pėrfitojnė prej saj.

Nė pėrgjithėsi projekti ka pasqyruar nė njė farė mėnyre realizimin e tė drejtave tė ish-pronarėve, por mendojmė se procedurat pėr tė pėrcaktuar cmimin e truallit janė tepėr tė rėnduara dhe afatet e pėrcaktuara pėr cdo organ janė tepėr tė shkurtra aq sa do tė thonim qė ato nuk janė tė mjaftueshme as pėr afatet postare.

Megjithatė, pėrpara se tė kaloj nė vėrejtje konkrete do tė thoja se ky projekt-vendim duhet tė presė miratimin e projekt ligjit "Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr kthim-kompesimin e pronave", i cili do tė kalojė sė shpejti nė Parlament. E rėndėsishme ėshtė qė tė thuhet se ky vendim hyn nė fuqi nga data e botimit nė Fletoren Zyrtare tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese.

Duke qėnė se projekti parashikon edhe mėnyrat e kthimit tė pronave tė njohura apo kompesime nė pronat qė vazhdojnė tė jenė shtetėrore, zgjidhja mė e urtė do tė ishte qė ky projekt tė presė miratimin e kėtij ligji.

Ndėrkohė Institucioni ynė do tė pėrgatisė edhe disa mendime dhe sugjerime tė tjera pėr pėrmirėsimin e projekt-vendimit nė fjalė.

 

Duke besuar nė mirėkuptimin tuaj.

                                

  

                                                                         

AVOKATI  I  POPULLIT

   

        Ermir  DOBJANI

 

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.