|
Nr. 179
Prot.
Tiranė, mė
14/10/2005
Lenda:
Informacion
mbi problemet qe kane dale nga ankesat lidhur me marredheniet e
punes.
Drejtuar: Kryeministrit te
Shqiperise
Z.Sali
BERISHA
Ministrit
te Punes,
Ēeshtjeve
Sociale dhe
Shanseve te Barabarta
Z. Koēo
BARKA
Per
dijeni: Komisionit Parlamentar
per Punen, Ēeshtjet Sociale dhe Shendetesise
Tiranė
Tė drejtat e punonjėsve si njė nga tė drejtat e shumta tė
individėve apo grupeve tė tyre, janė parė me prioritet dhe
inkurajuar nga Institucioni i Avokatit tė Popullit. Per kete
arsye zyra jone ka qėnė e ndjeshme ne drejtim te respektimit
te tė drejtave tė nepunesve dhe punonjėsve, tė sektorit
publik, ashtu dhe atyre qė punojnė nė sektorin privat.
Me kete qellim, per te kontribuar ne cuarjen perpara te
demokracise dhe respektimin e te drejtave themelore te
shtetasve, nepermjet kesaj analize, po evidentojme disa te meta
e mangesi, te cilat ndonese ne vazhdimesi i
jane bere prezent administrates
publike, ende vazhdojne te
perseriten nga viti ne vit.
Veprimtaria
e Avokatit tė
Popullit ka qėnė nė dy drejtime:
Sė
pari; nė drejtim tė konstatimit tė shkeljeve dhe tė
problemeve lidhur me legjislacionin konkret, Kodi i Punės,
Ligji Pėr statusin e nėnpunėsit civil etj;
Sė
dyti; tė ndėrhyrjes nė organet shtetėrore qė kanė
kompetence zgjidhjen e ankesave dhe marrjen e masave
parandaluese pėr mospėrsėritjen shkeljeve nė tė ardhmen,
Numri
i ankesave me objekt marrėdhėniet e punės, gjate periudhes 2000-2004
ka qene 602. Rezulton se nė ēdo nivel tė administratės
publike qėndrore dhe vendore, janė evidentuar probleme qė
lidhen me zbatimin ose mos zbatimin e legjislacionit qė
rregullon kėtė marrėdhėnie.
Numri
i ankesave ėshtė i lidhur ngushtė me numrin e tė drejtave tė
shkelura dhe evidentimi i rasteve, na ndihmon qė tė nxjerrim
konkluzione pėr masėn e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut,
fenomenet dhe tendencat, nė mėnyrė qė ta kemi mė tė lehtė
tė nxisim iniciativat ligjvėnėse pėr rregullimet ligjore pėrkatėse.
Pikėrisht
ajo ēka rezulton nga shqyrtimi i ankesave tė Zyres tone, si njė
mediator midis administratės publike dhe individit, nė favor tė
mirėqeverisjes, shėrben si lėndė e parė dhe informacion
shumė i vlefshėm si pėr ligjvėnėsit dhe per organet
ekzekutive.
Ankesat
e trajtuara kanė qėnė tė ndryshme dhe tė larmishme. Ne
ndjekje te tyre, jane verejtur keto te meta dhe mangesi:
1-Nė tė gjitha degėt e administratės qėndrore dhe
vendore ėshtė
konstatuar se nė
shumicėn e rasteve nuk bėhen kontrata pune individuale, kurse
nė rastet e kontratave kolektive tė nivelit parė me
Sindikatat shpesh ato jane formale, pasi nuk gjejnė zbatim nė
degėt e tjera apo nuk kanė pėrfaqėsimin e duhur. Duke
anashkaluar pikėrisht momentin fillestar tė lindjes sė marrėdhėnies
sė punės (lidhja e kontratės individuale tė punės)
edhe detyrimet e tjera reciproke qė burojnė nga ky akt
midis palėve shpesh
janė tė pacaktuara, tė
paqarta, spontane dhe bėhen burim konfliktesh.
2.
Se dyti, pothuajse nė tė gjitha ankesat qė kemi trajtuar,
vihet re se nga ana e punėdhėnėsit nuk zbatohen dispozitat qė
pėrcaktojnė procedurėn e largimit nga puna. As punėdhėnėsit
shtetėrore dhe as punėdhėnėsit privat nuk e zbatojnė kėtė
procedure. Mė
tej, as organet gjyqėsore nė shumicėn e rasteve nuk e
analizojnė procedurėn e largimit nga puna (nenin 144 tė Kodit
te Punės). Gjithashtu shpesh drejtuesit, nė cilėsinė e punėdhėnėsit,
abuzojnė me shkaqet justifikuese tė zgjidhjes sė kontratės sė
punės, duke shfrytėzuar pikėrisht hapėsirat qė
jep ligji nė fuqi. Edhe masat disiplinore dhe pėrshkallėzimi
i tyre, deri nė marrjen e masės ekstreme tė largimit nga
puna, nuk gjejnė pasqyrim nė legjislacionin e punės, duke i lėnė
vend gjykimeve tė pa drejta tė drejtuesve, qė nė ēdo rast e
ēmojnė personalisht ekzistencėn e kėtyre shkaqeve.
Vlen
te permendim ketu ankesen tipike por jo te vetme, te njė grupi
personash, ish punonjės tė Bashkisė Kamėz, tė cilėt
pretenduan pėr largim nga puna nė mėnyrė kolektive, tė
paragjykuar politikisht e pėr qėllime tė caktuara, duke mos
zbatuar kėrkesat e ligjit, shkelur tė gjitha proēedurat
ligjore, si dhe duke iu mohuar tė drejtat e ankimit nė organet
kompetente.
Ne
shqyrtimin e ketij rasti ne ndikuam pėr njė mirėqeverisje dhe
funksionim tė rregullt, si dhe zbatimin e dispozitave ligjore pėr
largimet nga puna pėr ēdo rast konkret.
3.
Nje tjeter mangesi e konstatuar nga shqyrtimi i ketyre ankesave,
eshte fakti se aktualisht nė vendin tonė ka shumė punonjės,
tė cilėt nė mungesė totale tė tė ardhurave pranojnė tė
punojnė nė tė zezė pa patur asnjė garanci qoftė nė
drejtim tė pagesės, tė sigurimeve shoqėrore apo dhe tė
kushteve tė punės ku kėta punojnė. Vetėm nė rastet kur
shperthen ndonjė bombė sociale si ajo e Minierės sė
Selenicės shtrohet problemi se si punojnė strukturat shtetėrore
qė duhet tė kontrollojnė nė bazė tė ligjit,
respektimin e tė drejtave tė punėtorėve.
Pėrmendim rastin kur Sindikata e
Pavarur e Punonjėsve tė Transportit per punėtorėt e
Kantierit Detar Durrės-GDANSK sh.a. me shumicė aksionesh
rreth 56 % nga firma polake Gdanska, nuk ishin dakort per
kalimin e kapitalit firmės turke Kurum Internacional. Kjo
pėr arsye se firma polake Gdansk ishte debitore ndaj
INSIG-ut, sepse nuk kishte derdhur kontributet qė nga fillimi i
aktivitetit tė saj pėr punėtorėt.
Njė
ankese tjetėr e rendesishme ka qenė ajo per mosplotėsimin e
detyrimeve, tė marra pėrsipėr me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes
sė konēensionit nga shoqėria italiane Darfo pėr
objektet e Albkromit dhe Albbakėr, pėr pagesat e Sigurimeve
Shoqėrore tė punonjėsve qė kanė punuar nė kėto miniera
para dhėnies me konēension. Rast analog
eshte dhe ankesa e
punetoreve te Fabrikes se Tullave Fabiona ne Vore, te
cileve prej 7 vitesh u mbahej nga paga, perqindja
e siguracionit, ndersa
ne fakt ky kontribut nuk derdhej ne Degen Rajonale te Sigurimeve
Shoqerore, si dhe ankesa e 24 punonjėsve tė Alba Film
Studios tė cilėve u nderprene pagat dhe ndėrkohe nuk u
paguhen sigurimet shoqėrore, apo rasti i 30 punonjesve te
Inspektoriatit te Sigurimit Teknik per Pajisjet dhe Instalimet
Elektrike, te cilet u ankuan se Drejtoria e KESH-it nuk pranonte
ti jepte pagen per punen qe kryenin, sepse keshtu kishte
vendosur Keshilli Mbikqyres i KESH-it.
4.
Nje problematike tjeter e verejtuar, eshte shfrytezimi i punes sė
fėmijėve, megjithese legjislacioni i punes e ndalon kete si
dhe diskriminimi i grave.
Bie veēanėrisht nė sy puna e grave nė kushte jo njėrėzore,
sidomos nga firmat e huaja, kryesisht nė artizanat dhe nė
industrinė e lėkurė-kėpucėve. Kėto punėsojnė vajza dhe
gra tė reja, bile dhe fėmijė dhe jo vetėm qė nuk investojnė
pėr pėrmirėsimin e kushteve tė punės, por nėpėrmjet
aplikimit tė punės nė banesat e punėtorėve, nuk zbatojnė
as dispozitat pėr sigurime, pėr vjetėrsi, asistencė mjekėsore
etj.
5.Ndonse
ka organe te specializuara per te kontrolluar punen e zeze,
mbrojtjen ne pune apo per ndalimin
e punes se femijve sic jane: Inspektoriati i
Punes,Inspektoriati i Shendetit Publik,Inspektoriati i Sigurimit
Teknik (disa lloje) etj, konstatohet se ato nuk funksionojne me
efektivitet dhe shpesh vihen ne levizje vetem kur problemet
behen publike ne Media ose greva.Per mendimin tone kjo ndodh nga
kurruptimi i tyre prej punedhenesve.
6.Lidhur
me kontraktimin kolektiv, Kodi i Punės merr pėrsipėr
rregullimin nė detaje tė proēedurės sė kontraktimit dhe nuk
i le hapėsirė lirisė sė palėve.
Por liria e kontraktimit shpesh ėshtė kufizuar nga respektimi
i njė kuadri tė ngushtė ligjor, duke krijuar shpesh njė
kontratė kolektive tė njėjtė pėr tė gjitha kategoritė e
profesioneve dhe me njė pėrmbajtje tė varfer pėr tė drejtat
e punonjėsve. Shkaku i nivelit dhe pėrmbajtjes sė ulet tė
kontraktimit nuk ėshtė pėr shkak tė ligjit, por ėshtė njė
reflektim i drejtėpėrdrejtė i nivelit tė ulėt tė
zhvillimit tė marrėdhėnieve industriale, i mungesės sė
traditės dhe kulturės tė kontraktimit dhe dialogut social si
dhe
tė dobėsisė sė sindikatave.
7.
Nė problemet e
evidentuara lidhur
me marrėdhėniet e punės do tė veēojmė edhe ato qė lidhen
me mosekzekutimin e vendimeve gjyqėsore, pėr tė cilat
gjykatat kanė vendosur nė favor tė punėmarrėsve pėr pėrfitimin
e dėmshpėrblimit me pagėn e njė viti.
Pėrgjigjet
e marra nga tė gjitha organet justifikohen me mungesė fondesh.
Pėr kėto ankesa, tė cilat bėhen objekt i shqyrtimit gjyqėsor
dhe vendoset pėrfitimi i pagės sė njė viti nė favor tė punėmarrėsit,
kur punėdhėnėsi ka zgjidhur padrejtėsisht kontratėn e punės,
kemi shprehur mendimin
prane Komisionit te Ligjeve ne Parlament, qė ky detyrim
duhet patjeter ti ngarkohet
financiarisht vetė punėdhėnėsit qė ka sjelle njė gjėndje
tė tillė. Kjo sepse shteti nuk mund e nuk duhet tė rėndojė
buxhetin e tij dhe tė mbajė pėrgjegjėsi financiare pėr
veprimet abuzive dhe tė padrejta tė drejtuesve, tė cilėt
shkelin tė drejtat e punėmarrėsve.
Nga
ana e zyres tone, ne ndryshimet e propozuara per Kodin e Punes,
u paraqit si alternativė sugjerimi se, kur konstatohet qė
kontrata ėshtė zgjidhur nė mėnyrė abuzive nga punėdhėnėsi,
atėherė dhe zgjidhja e saj tė konsiderohet e pavlefshme dhe
kontrata tė mbetet nė fuqi. Kjo zgjidhje bashkohet me
alternativėn qė parashikonte Kodi i mėparshėm, pėr rikthim
nė punė tė personit tė larguar padrejtėsisht, ashtu siē
ndodh me vendimet e Komisionit tė Shėrbimit Civil.Vendimet e
tij shfuqizojnė
vendimet administrative tė eprorve, nga tė cilat nėpunėsit
rifitojnė vendin e tyre tė
punės me tė gjitha tė drejtat e tjera. Megjithate ky
sugjerim nuk gjeti pasqyrim ne ndryshimet e fundit te
dispozitave te Kodit te Punes.
Nė
fushėn e marrėdhėnieve tė punės krahas ekzistencės sė
Kodit tė Punės, ekziston dhe ligji Pėr statusin e nėpunėsit
civil. Pėrveē punonjėsve, marrėdhėniet e tė cilėve
rregullohen me kėto ligje, ka dhe njė kategori
tjetėr tė punonjėsve qė marrėdhėniet e punėsimit
rregullohen me ligje tė veēanta, sikurse janė ligjet pėr
policinė, pėr gjykatat, pėr
ushtarakėt, etj.
Nė
kėto ligje specifike rregullohen vetėm disa aspekte tė marrėdhėnieve
tė punės, kryesisht lidhja dhe zgjidhja e kontratės, ndėrsa
shpesh nuk gjejnė trajtim ēėshtje te tilla si siguria nė punė,
mbrojtja e shėndetit nė punė, struktura e pagės, etj. Pėrveē
Ligjit Pėr statusin e nėpunėsit civil, i cili
parashikon shprehimisht zbatimin e Kodit tė Punės pėr ēdo
ēėshtje tė patrajtuar nė atė ligj, ligjet e tjera nuk
parashikojnė kėtė zgjidhje. Ky boshllėk ligjor
ka krijuar situatėn qė kur ka probleme pėr kėta
punonjės, nuk mund tė trajtohen me Kodin e Punės,
sepse ka ligj tė veēantė pėr ta dhe nga ana tjetėr ligji
specifik nuk cakton se kush eshte organi ku do ankohet
punonjesi.
Pėr kėto raste, nė mėnyrė qė tė
mos i lihet vend arbitraritetit dhe subjektivizmit, duhet qė
ose tė plotėsohen ligjet specifike pėr kėto tė meta, ose tė
pasqyrohen nė amendimet qe mund ti behen ne te
ardhmen Kodit tė Punės.
Bashkėekzistenca
e dy legjislacioneve qė rregullojnė marrėdhėniet e punės pėr
dy kategori tė ndryshme, ka sjellė shpesh
keqinterpretime dhe moskuptim tė fushės sė zbatimit pėr
sejcilin prej tyre.
Nė
kohėn kur konfliktet nė punė nė vendin tonė janė nė
rritje, pėr shkak tė zbatimit tė reformave ristrukturuese apo
privatizimit tė sektorėve kryesore tė ekonomisė publike,
nevojitet tė parashikohet njė zgjidhje mė e shpejtė dhe me
shpenzime minimale tė konflikteve.
Mendojme se nevojitet
krijimi i gjykatave tė specializuara pėr konfliktet e punės,
tė cilat gjatė shqyrtimit tė ēėshtjeve kane mė shumė
parasysh natyrėn e veēantė tė konflikteve tė punės.
Problemet
qe kane dale gjate zbatimit te ligjit
Statusi
i Nepunesit Civil
Marredheniet
e punes se nėpunėsve civilė nė tė gjithė institucionet e
administratės publike qėndrore dhe vendore si dhe nė
institucionet e pavarura, rregullohen
me ligjin Statusi i Nepunesit Civil.
Nga ankesat e ardhura
gjate kesaj periudhe ne Institucionin tone, nga njėsitė e
administratės vendore, arrihet nė konkluzionin se ka njė
shkallė mė tė ulėt njohjeje, implementimi dhe zbatimi tė
ligjit nr. 8549, datė 11.11.1999 Statusi i Nėpunėsit
Civil, sesa nė administratėn qėndrore.
Aktet ligjore dhe nėnligjore, tė
cilat rregullojnė administrimin e shėrbimit civil, pėrgjithėsisht
disponohen nga njėsitė administrative vendore, kėshilla qarku
e bashki, por njohja e tyre ėshtė e kufizuar vetėm tek nėpunėsit
e ngarkuar me menaxhimin e burimeve njerėzore, ku edhe kėto tė
fundit, nė mjaft raste nuk kanė njohuri e koncepte tė qarta e
tė sakta pėr probleme tė veēanta.
Nė shumicėn e rasteve te
largimeve nga puna ne njesite vendore kjo mase ėshtė motivuar
me nenet 44 pika f e 60 pika dh tė ligjit nr. 8652,
datė 31.07.2000 Pėr organizimin dhe funksionimin e
qeverisjes vendore ku i jepet e drejta kryetarit tė bashkisė
apo kryetarit tė kėshillit tė qarkut pėr emėrim dhe
shkarkim tė punonjėsve tė tjerė jo drejtues tė strukturave
tė bashkisė apo personelit tė adminstratės sė kėshillit tė
qarkut.
Por,
nė tė dyja rastet vetė ligjvėnėsi ka vėnė kufizimin pėrveē
kur parashikohet ndryshe nė ligjin nr. 8549, datė 11.11.1999
Statusi i Nėpunėsit Civil pėr kėtė tė drejtė tė
kyetarit tė bashkisė apo tė kryetarit tė kėshillit tė
qarkut. Por ky kufizim ligjor i kompetencės ėshtė shkelur,
dhe me tė drejtė KSHC i ka konsideruar aktet administrative tė
tyre tė paligjshme, tė nxjerra jashtė kompetencave dhe nė
kundėrshtim me proēedurat ligjore tė parashikuara pėr shėrbimin
civil.
Zbatimi i njė praktike tė tillė
ka cėnuar krijimin e njė administrate publike vendore tė qėndrueshme,
apolitike dhe tė aftė tė kryejė misionin e saj ligjor.
Kėshillat bashkiake dhe kėshillat
e qarqeve kanė tė drejtėn e miratimit tė strukturave
organizative tė bashkive dhe kėshillit tė qarkut pėrkatėsisht
nė bazė tė neneve 32 gėrma ē dhe 54 gėrma ē tė
ligjit nr. 8652, datė 31.07.2000 Pėr organizimin dhe
funksionimin e qeverisjes vendore, ristrukturime te cilat ne
mjaft raste kane sjelle largime te pa motivuara nga puna te
nepunesve civile ne kundershtim
me dispozitat e ligjit.
Nga ankesat e shqyrtuara janė
konstatuar shkelje tė rėnda tė ligjit nr. 8549, datė
11.11.1999 Statusi i Nėpunėsit Civil nė rekrutimet e nėpunėsve
civil, duke kryer emėrimet nga Kryetarėt e Kėshillit tė
Qarkut apo Bashkive, pa u zhvilluar proēedurat e konkurimit tė
hapur, sikunder jane rastet e ndjekura ne Bashkine e Beratit dhe
te Korces.
Shkeljet e proēedurave ligjore pėr
pranimin nė shėrbimin civil janė njė dukuri e pėrgjithshme
negative nė njėsitė e pushtetit qendror dhe ate vendor (kėshilla
qarku dhe bashki), gjė e cila ka cėnuar rėndė ligjin,
parimet e shėrbimit civil dhe ka dėmtuar krijimin e njė shėrbimi
civil tė qėndrueshėm profesional dhe efiēent. Jane
konstatuar se ne proēedurat
ligjore pėr rekrutime nėpėrmjet konkurimit, ka mangėsi dhe tė
meta nė praktikat e zbatuara. Nė zbatimin e ligjit Statusi
i Nėpunėsit Civil janė verejtur parregullsi nė nxjerrjen
e akteve tė konfirmimit si nėpunės civilė nė fund tė
periudhės sė provės, apo jane bere konfirmime pėr punonjės,
tė cilėt nuk kanė patur statusin e nėpunėsit civil, pasi
ishin punėsuar pa ju nėnshtruar proēedurave tė konkurimit tė
hapur.
Nga shqyrtimi i ketyre ankesave
jane konstatuar mangesi edhe ne drejtim te pranimit nė shėrbimin
civil ne administraten publike,
i cili ne disa raste behet duke aplikuar emerime me kontrata,
veprime te cilat jane nė kundėrshtim me ligjin dhe cėnon
parimet e barazisė dhe transparencės, mbi bazėn e tė cilit
ėshtė ndėrtuar dhe funksionon shėrbimi
civil. Aplikimi i kontratave tė pėrkohshme tė punės,
ėshtė njė dukuri prezente negative, qė flet pėr subjektivizėm,
nepotizėm dhe interesa tė ngushta, tė padrejta e personale tė
drejtuesve tė institucioneve, administrata e tė cilave pėrfshihet
nė shėrbimin civil.
Kontratat e pėrkohshme,
tė cilat nė disa raste kanė qenė pėr vite, janė pėrdorur
nė institucionet e administratės qėndrore pėr plotėsimin e
vendeve tė lira deri nė zhvillimin e proēedurave tė
konkurimit si edhe pėr zėvendėsimin e nėpunėsve civilė, tė
cilėt mungojnė pėr periudha relativisht tė gjata.
Marrja nė punė
nė shėrbimin civil me kontratė tė pėrkohshme, ėshtė njė
mėnyrė e menaxhimit tė burimeve njerėzore e pambėshtetur nė
ligj, e cila nuk i shėrben funksionimit normal tė ligjit tė
shėrbimit civil, pra nga ana tjeter kėta nėpunės nuk gėzojnė
statusin e nėpunėsit civil.
Pėr vendet e
lira tė shėrbimit civil, tė administratės qėndrore, duhen tė
zbatohen kėrkesat e nenit 9 pika c e ligjit nr. 8549, datė
11.11.1999 Statusi i Nėpunėsit Civil, ku pėrcaktohet e
drejta e institucionit tė administratės qėndrore tė plotėsojė
vendet e lira nėpėrmjet transferimeve tė brendshme me
karakter tė pėrkohshėm.
Nga ana tjetėr
DAP, mban listėn e pritjes sė nėpunėsve civilė, ku pėrfshihen
nėpunėsit civilė qė gėzojnė statusin e nėpunėsit civil,
qė nuk punojnė efektivisht
nė njė pozicion tė shėrbimit civil pėr arsye objektive
(ristrukturime, ndryshime tė kėrkesave tė vendit tė punės).
Kėta nėpunės gėzojnė tė drejtėn e pagės pėr njė vit
deri nė emėrimin nė njė vend tė lirė tė shėrbimit civil
dhe pikėrisht kėta duhet tė aktivizohen nė kėto vende tė
lira tė pėrkohshme.
Por
kjo mundėsi ligjore (lista e pritjes) duhet tė zbatohet nga
DAP. Por qe kemi konstatuar se nuk eshte eficente, pasi vendet e
nepunesve te cilet ndjekin proceset gjyqesore per rifitimin e te
drejtave te tyre, zihen menjehere, fillimisht me nepunes me
kontrate dhe me pas duke iu nenshtruar konkurrimeve formale.
Koordinimi i punes midis DAP dhe drejtorive tė personelit tė
institucioneve tė administratės qėndrore, jo vetėm do tė
sigurojė njė funksionim normal tė shėrbimit civil, por do tė
ulė shpenzimet e tepėrta qė rrjedhin nga detyrimi pėr nėpunėsit
civile tė listės sė pritjes.
Pra, si konkluzion, vetė ligjėvėnėsi ka pėrcaktuar
rregulla tė qarta nė pranimet nė shėrbimin civil nėpėrmjėt
proēedurės sė konkurimit tė hapur, bazuar nė merita dhe nė
asnjė rast apo asnjė arsye nuk lejon pranime nė kėtė shėrbim
nė asnjė formė apo mėnyrė tjetėr, qoftė kjo edhe kontratė
e pėrkohshme.
Kjo praktikė e paligjshme e pranimit nė shėrbimin
civil me kontratė tė pėrkohshme, ka sjellė nė shumė raste
moszhvillimin e konkurimit, pasi proēedura e tij ėshtė
konsideruar si e paragjykuar dhe kandidatėt eventualė janė tėrhequr
nga konkurimi, zhvillimin e njė proēedure formale tė
konkurimit, e lidhur me personin e punėsuar me kontratė tė pėrkohshme;
uljen e cilėsisė sė konkurimit si rrjedhojė e paragjykimit tė
fituesit dhe tė mėnyrės sė konkurencės reale tė kandidatėve
tė konkurimit.
Gjithashtu, kjo formė e paligjshme
ka njė ndikim tė pėrgjithshėm negativ nė uljen e aplikimeve
pėr pranimin nė shėrbimin civil dhe nga tregu i punės tė shėrbimit
civil nuk tėrhiqen mė tė mirėt, mė tė aftėt. Ndoshta edhe
ne vete ligjin Statusi i Nepunesit Civil, ka vend per
permiresimi duke patur parasysh vete problemet e shfaqura gjate
implementimit te tij ne praktike, si p.sh ulja e afateve tė
ankimit ndaj vendimeve tė KSHC nga 30 ditė pune nė 15 ditė
nga komunikimi i tyre, zgjerimi i shėrbimit civil ku nė
institucionet e administratės qėndrore tė pėrfshihen edhe
institucionet nė varesi tė Kėshillit tė Ministrave, nė varėsi
tė ministrive, degėt e ministrive dhe administrata e
Prefektit; nė institucionet e administratės vendore tė pėrfshihen
edhe administrata e komunave ; pėrcaktimi ligjor i detyrimit pėr
zbatimin me pėrpikmėri dhe nė mėnyrė sistematike tė listės
sė pritjes, duke ngarkuar pėrgjegjėsitė edhe me penalitete
kur konstatohen shkelje flagrante tė saj, ngritje nė detyrė e
nėpunėsve civilė, si shprehje reale e zhvillimit tė karrierės
duhet tė bėhet me konkurim tė posaēėm vetėm me dokumente
(dosje); pas realizimit tė njė afati tė pėrcaktuar kohor nga
ligji dhe vlerėsimeve tė rezultateve nė punė dhe ky kalim tė
jetė gradual, duke u bazuar nė klasat e kategoritė e nėpunėsit
civil. Kjo do ti shėrbejė, jo vetėm zhvillimit tė karrierės,
por edhe qėndrueshmėrisė, efiēencės sė administratės
publike.
Problemi
i mosekzekutimit te vendimeve te KSHC ka qene objekt shqyrtimi i
shume ankesa qe i jane drejtuar Zyres tone, sikurse ka qene dhe
mos ekzekutimi i vendimeve gjyqesore ne teresi. Ne lidhje me
keto mosveprime, ndoshta eshte e nevojshme te parashikohen
sanksione dhe penalitete nė drejtim te institucioneve tė
administratės publike qėndrore dhe vendore, tė cilat nuk
zbatojnė vendimet e KSHC,
duke shmangur praktikat e gabuara te ndjekura nga keto
organe, qe ne shume raste u mungon vullneti dhe mirekuptimi per
permbushjen e ketij detyrimi sa ligjor aq dhe kushtetues.
Ankesat
e shumta per largime nga sherbimi civil, kane qene te lidhura me
ndryshimin e shpeshta te strukturės sė ministrive dhe ky
fenomen ndodh sidomos me ndryshimet e titullareve, te cilet jane
funksionare politike. Keto ndryshime nė mė tė shumtėn e
rasteve janė tė pashoqėruara me ndryshime tė pėrshkrimeve tė
vendeve tė punės nė shėrbimin civil.
Ndryshimet
e shpeshta tė strukturės dhe organogramės sė institucionit tė
administratės qėndrore janė bėrė burime mosmarrėveshjesh pėr
pozicionin e ri tė nėpunėsit. Kjo ka krijuar vėshtirėsi nė konceptimin
e shkakut tė kėtij ndryshimi strukturor, duke cėnuar qėndrueshmėrinė
dhe efektivitetin e shėrbimit civil.
Nga ana tjetėr, kėto ndryshime shoqėrohen edhe me njė
kosto financiare, sepse njė pjesė e nepunesve nuk sistemohen nė
punė dhe kalojnė nė listėn e pritjes, duke gėzuar nė bazė
tė nenit 23 tė ligjit Statusi i Nėpunėsit Civil tė
drejtat e vendit tė mėparshėm tė punės dhe nė mėnyrė tė
veēantė pagėn deri nė njė vit.
Theksojmė se e drejta pėr ristrukturime tė
institucioneve tė shėrbimit civil duhet kuptuar dhe konceptuar
nė mėnyrė tė pandarė me detyrimin pėr kryerjen e njė
studimi shkencor, financiar, real dhe transparent tė nevojave
konkrete, tė cilat sjellin domosdoshmėrisht kryerjen e
ndryshimeve tė plota apo tė pjesshme nė strukturė e
organogramė.
Ēdo
ndryshim i pabazuar dhe i pastudiuar, i mbėshtetur vetėm nė tė
drejtėn pėr ristrukturimin, ėshtė me pasoja tė rėnda pėr
vetė shėrbimin civil, pasi cėnon qėndrueshmėrinė,
profesionalizmin dhe efiēiencėn e tij dhe ėshtė me pasoja
financiare dhe sociale.
Konsolidimi
i vazhdueshėm i shėrbimit civil dhe reformimi i administratės
publike, shtrojnė si detyrė parėsore rritjen e nivelit tė
mbikqyrjes sė menaxhimt tė shėrbimit civil nė tė gjitha
nivelet institucionale, ku ai zhvillohet.
Me
respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|