Shoqerite
e ujesjellesve dhe kanalizimeve jane shoqeri anonime teresisht
shteterore dhe ofrojne sherbimin publik te furnizimit me uje dhe
mirembajtjen e kanalizimeve ne vend. Ato jane duke u transformuar
gradualisht ne shoqeri private, ne zbatim te nje strategjie
afatshkurter te Qeverise shqiptare per dhenien e ketij sherbimi publik
me konçesion. Forma tranzitore te privatizimit te ketij sektori kane
filluar te aplikohen ne Elbasan, Durres etj dhe miratimi i
dokumentacionit te tyre po vazhdon edhe per qytete te tjera me te
largeta. Pavaresisht ketyre evenimenteve, sherbimi i furnizimit me uje
gjate kesaj periudhe ka patur te meta ne kuader te mungeses se
administrimit korrekt dhe serioz. Per keto çeshtje gjate 5 vjeçarit
2000-2004 jane depozituar prane Zyres se Avokatit te Popullit 32
ankesa.
Ne
vijim do te parashtrojme mangesite qe kane bashkeshoqeruar ofrimin e
ketij sherbimi nga ana e Ndermarrjeve te Ujesjelles-Kanalizimeve.
1.Faturimi
afrofe per konsumin e ujit ne mjaft zona te vendit nuk shoqerohet me
furnizimin 24 ore me uje te banesave te ketyre shtetasve, duke sjelle
cenim jo vetem te interesave te tyre ekonomike por edhe probleme me
shendetin, higjenen dhe ne pergjithesi per cilesine e jetes.
Ne
kuader te permbushjes se sherbimeve te furnizimit me uje, Ujesjelles
Kanalizime sha nuk ka arritur te kryeje nje sherbim furnizimi 24 oresh
ne mjaft qytete e zona te vendit, duke faturuar ne menyre afrofe per
konsumin mujor te ujit.
Kjo shkakton pakenaqesi te dukeshme tek konsumatoret, e cila eshte
pasqyruar edhe ne ankesat e tyre. Ne kete situate eshte nderhyre ne
vazhdimesi qe ky sherbim te jete i vazhdueshme dhe te bashkeshoqerohet
me nje sere masash te tjera ne kuptim te rritjes se volumeve te
investimeve dhe cilesise se ujit te pijshem.
2.Mungesa
e instalimeve te plota te matesave te ujit neper banesa dhe menaxhim i
dobet i sherbimeve ndaj klientit.
Ujesjelles
Kanalizime sha vazhdojne te vuajne nga mangesi te theksuara ne drejtim
te proçedurave te faturimit dhe zgjidhjes se ankesave te ligjshme te
klienteve te tyre. Kjo gje eshte vene re ne trajtimin e mjaft
ankesave, te cilat kane qene lehtesisht te zgjidhshme nga vete
strukturat e Ujesjelles-Kanalizimeve. Kjo tregon se tek keto
ndermarrje ka mungese efiçense dhe profesionalizimi per administrimin
e problemeve qe krijohen nga ky sherbim. Nje tjeter çeshtje ka qene
mos instalimi i plote ne rang vendi i matesave te furnizimit me uje.
Ka patur nje plan qe ka ngelur deri me sot ne leter dhe nuk ka gjetur
per mjaft arsye zbatim ne praktike. Ky problem ka shkaktuar ne terren
parregullsi te matjeve te konsumit real dhe veçanerisht abuzime nga
nepunesit e ketyre ndermarrjeve. Avokati i Popullit ka rekomanduar ne
menyre te vazhdueshme per pershpejtimin e instalimit te matesave te
furnizimit me uje ne disa zona problematike. Por realizimi i ketij
rekomandimi eshte kondicionuar gjithmone nga gjendja financiare.
Gjithsesi perpjekjet tona do te vazhdojne edhe ne te ardhmen, pasi pa
realizuar matjen e ujit nuk mund te flitet per permbushje te
standarteve ne sherbim te konsumatoreve.
3.Mungesa
e nje kontrate efiçente dhe te paanshme qe te parashikoje maredhenie
korrekte midis Ujesjelles-Kanlizimeve dhe klientit.
Ne
mardheniet Ujesjelles-Kanalizime-konsumator evidentohet se kontrata e
furnizimit me uje ne teresine e saj eshte nje kontrate e vjeter qe nuk
permbush kriteret e sotme per mardheniet e paleve ne ekonomine e
tregut. Ajo vazhdon te mbetet ne atavizmat e monopolit shteteror te
sherbimit dhe nuk ka barazi ne palet respektive. Ne keto kushte, pas
nderhyrjes se Avokatit te Popullit, nga ana e Drejtorise se
Pergjithshme te Ujesjelles-Kanalizimeve eshte premtuar hartimi i nje
kontrate te re dhe pajisja me te e te gjithe konsumatoreve. Kjo ka ne
realitet pengesat e veta, por edhe me asistencen tone, ashtu si edhe
ne rastet e tjera te ngjashme pritet nje bashkepunim i ngushte per nje
realizim sa me te shpejte te ketij projekti ne te ardhmen. Mendojme se
efekt pozitiv per arritjen e ketyre objektivave ka edhe prezenca e
investitorit te huaj ne kete sherbim, e cila sjell veç te tjerash
eksperiencen e vendeve me te perparuara ne kete fushe.
Nga
sa u trajtua me lart del si detyre e Zyres se Avokatit te Popullit qe
te rrite dhe intensifikoje maredheniet me ndermarrjet e
Ujesjelles-Kanalizimeve ne kuader te mbrojtjes se te drejtave te
konsumatoreve. Ne vijim veprimtaria e Avokatit te Popullit do te
fokusohet me teper ne drejtim te permiresimit te sherbimit te
faturimit ne ato ndermarrje te ujesjelles-kanalizimeve ku ka probleme,
sidomos ndryshimin e kushteve te kontrates ekzistuese te furnizimit me
uje. Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
dhe sektorit te ujesjellesve u ngelet detyre, sipas programit te
Qeverise qe te realizoje objektivin themelor te çdo vendi qe eshte
furnizimi i popullates me uje te pijshem, te paster dhe mundesisht te
pakufizuar ne kohe.
4.Problemet
qe kane dale nga ankesat per punet publike per rruget.
Per
institucionet shteterore te rrugeve gjate viteve 2000-2004 jane
depozituar prane Zyres se Avokatit te Popullit 53 ankesa, lidhur me
perpilimin, evidentimin dhe miratimin e dokumentacionit paraprak te
personave qe do te shpronesohen per interes publik, ne kuader te
punimeve publike ne infrastrukturen rrugore. Eshte konstatuar mjaft
here se veprimet e nxituara te komisioneve te posaçme te
shpronesimeve ne Ministrine e Transporteve dhe Telekomunikacioneve si
dhe trajtimi i shkujdesur i dokumentacionit nga Drejtoria e
Pergjithshme e Rrugeve kane shkaktuar mohim te se drejtes se
shpronesimit per interes publik. Edhe pse ky numer ankesash ka qene i
paket, vlen te permendet si fenomen, pasi rendesia e respektimit te te
drejtave te pronesise eshte e nje karakteri prioritar ne permbushjen e
standarteve te shtetit te se drejtes. Avokati i Popullit disa here ka
nderhyre me rekomandimet perkatse per te rivene ne vend te drejtat dhe
interesat e ligjshme te individeve te demtuar nga nje proçes i
parregullt administrativ ne kuadrin e shpronesimit. Nderhyrja e
Avokatit te Popullit ne kete aspekt vazhdon te insistoje ne nje
formatizim te veprimeve dhe proçedurave per verifikimin paraprak te
prones, çka do ta bente me te lehte gjetjen e gjuhes se perbashket me
individet qe kerkojne nje te drejte kushtetuese. Bashkepunimi me i
ngushte ne te ardhmen midis Komunave, Bashkive, Komisioneve te Tokave
ose Kthimit e Kompesimit te Pronave, ZRPP dhe organeve te transportit
gjate proçedurave te shpronesimit per interes publik, do te ndikoje
ne minimizimin e mosmarrevshjeve. Gjithashtu, e drejta e apelimit
administrativ ndaj vendimeve qe merr Komisioni i Posacem i
Shpronesimeve duhet tu garantohet individeve konforme Kodit te
Procedurave Administrative, per te mos lene shkaqe te panevojshme qe
bejne te precipitojne mosmarreveshjet ne konflikte gjyqesore, te cilat
kerkojne nje kohe relativisht te gjate, shpenzime financiare qe
demtojne pozitat ekonomike te individit dhe njekohesisht ngadalesojne
projektet dhe investimet per rruget.
Ne
keto raste ka rol te madh edhe parregullsia ne dokumentacionin e
pronesise qe paraqesin vete qytetaret, prandaj duhet bere nje pune e
madhe verifikuese qe ne fazen e pare te shpronesimeve.
Duke besuar se ky informacion do ju vleje per
permiresimin e punes ne sektoret e mesiperm.
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI