REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 169 Prot.                                                Tiranė, mė 10/10/2005

     

 

Lenda:        Informacion per problemet qe kane dale nga ankesat per mosekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere.

 

Drejtuar:    Ministrit te Drejtesise

 

                             Z. Aldo  BUMĒI

 

                             Ministrit te Financave

 

                             Z. Ridvan  BODE

 

Pėr dijeni:    Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė

                              Z. Sali  BERISHA

                                                                          Tiranė

  

            Te nderuar zoterinj Ministra!

 

          Me lejoni qe ne fillim te permend dhe te vleresoj mjaft pozitivisht angazhimin e Qeverise per te perfunduar ekzekutimin e gjithe vendimeve gjyqesore te formes se prere brenda muajit Dhjetor 2005.

Me kete rast po ju informojme se nje nga problemet me te veshtira me te cilin eshte ndeshur institucioni i Avokatit te Popullit gjate pese viteve te funksionimit, eshte ai i mos ekzekutimit te vendimeve gjyqesore te formes se prere. Shkalla dhe cilesia e ekzekutimit te vendimeve gjyqesore eshte nje nga treguesit me sinjifikativ te nje shteti, obligim i tij dhe i ēdo autoriteti publik, te cilet aspirojne drejt garantimit dhe respektimit te te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme te individeve dhe ndertimit te shtetit te se drejtes.

           Dukuria e mos-ekzekutimit te vendimeve gjyqesore nga institucionet buxhetore, perben shqetesimin kryesor te sherbimit permbarimor dhe te personave qe kane ne dore nje vendim gjyqesor te formes se prere, por qe eshte mbartur nga viti ne vit. Impenjimi yne ka qene maksimal dhe nuk ka qene ne proporcion te drejte me rezultatin e shpresuar. Shifra e pergjithshme prej 571 ankesash gjate 5 viteve eshte teper domethenese ne sensin e shqetesimit te ligjshem te qytetareve kreditore, qe me vite rrine pas dyerve te Zyrave te Permbarimit ne pritje te realizimit te te drejtes se fituar. Nje pjese e konsiderueshme e tyre kane te bejne me debitore buxhetore, ekzekutimi ndaj te cileve eshte ne shifra te paperfillshme ndaj totalit te detyrimit qe kane debitoret shteterore. Cikli i proēesit gjyqesor, vleresohet si i perfunduar vetem me ekzekutimin e te drejtes se shprehur ne dispozitivin e vendimit gjyqesor.

           Asnje argument i perdorur nga administrata publike ne kesi rastesh, nuk mund te justifikoje mos ekzekutimin e asaj te drejte qe shtetasi e ka fituar ne rruge gjyqesore. Keshtu, ne vendimin e dates 18.11.2004 te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, pas shqyrtimit te te pares ēeshtje ankimore shqiptare, te ushtruar nga kreditori, firma e ndertimit “Cufaj”sh.p.k, per mos ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor te formes se prere nga Bashkia Tirane, nenvizohet se: “Asgje, as mungesa e fondeve nga ana e autoriteteve nuk e justifikon mos ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor”. Dhe natyrisht ne fund vjen edhe penalizimi i shtetit shqiptar me gjobe te konsiderueshme, krijimi i nje imazhi jo te mire per nivelin profesional te sistemit te drejtesise dhe shkallen e seriozitetit te shtetit ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Qysh me daten 12.10.2000 i eshte derguar rekomandim ish-Kryeministrit, zotit Ilir Meta, ku pasi i beheshin te ditura veshtiresite qe haseshin ne ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere nga ana e institucioneve buxhetore, i rekomandohej qe ne Ligjin per Buxhetin e Shtetit per vitin 2001 te planifikohej edhe nje shume, te pakten 6 milione dollare, per ekzekutimin e ketyre titujve ekzekutiv. Ne vijim, ne ligjin respektiv per vitin 2001, u miratua fondi prej 100 milion leke te reja qe ishte rreth 12 %  e shumes se nevojshme. Po ashtu, vlen te permendet rekomandimi i vitit 2001, drejtuar ish Ministrit te Drejtesise, zotit Sokol Nako dhe ish Ministrit te Financave, zotit Anastas Angjeli, per marjen e masave dhe nxjerrjen e udhezimeve qe parcaktoheshin nga VKM nr.335, date 2.6.1998 “Per proēedurat per zbatimin e vendimeve gjyqesore per detyrimet qe prekin buxhetin e shtetit”. Udhezimi i tyre i perbashket, i cili do te parashikonte proēedurat e levrimit te shumave financiare ne keto raste, nuk doli. Duhet patjeter qe ky vendim Qeverie te permiresohet. Avokati i Popullit ne vitin 2003 i ka derguar nje rekomandim tjeter Ministrit te Drejtesise dhe atij te Rendit per marrjen e masave per te bere te mundur njohjen  dhe zbatimin e akteve ligjore nga ana e Sherbimit te Permbarimit Gjyqesor si dhe strukturat qe jane ne vartesi te Ministrise se Rendit per ēeshtjet e femijeve.

Siē u tha me lart, pjesa me e madhe e ankesave kane te bejne me detyrime te pashlyeshme prej institucioneve buxhetore ndaj gjyqfituesve, persona fizike. Ky detyrim persa i takon 453 ēeshtjeve te regjistruara ne Zyrat e permbarimit ne vitin 2002 ishte afersisht 6 milion dollaresh, ndersa ne gjashtemujorin e pare te vitit 2004 per 364 ēeshtje te tilla detyrimi i institucioneve buxhetore ishte 5.139.000 dollare. Edhe keto shifra tregojne ne vetvete se interesimi i shtetit per te zbutur efektin e borxheve ndaj kreditoreve ka qene ne parametra teper te ulet. Justifikimi mbetet i njejte : pamundesia financiare e buxhetit te shtetit. Ndersa ankesat e tjera kane te bejne me mos rikthimin ne pune te gjyqfituesve, mos ekzekutimin e vendime gjyqesore per trajtimin me toke bujqesore nga komisionet e tokave te fshatrave dhe komunave, (qe vazhdon te mbetet problem i mprehte ne kushtet e mungeses se tokes se lire) mos lirimet e banesave dhe trojeve, etj.

           Edhe Konferenca Kombetare “Per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere” me gjithe organizimin e persosur te institucionit tone ne bashkepunim me Komitetin Shqiptar te Helsinkit dhe ku pjesmarrja ishte e madhe, nuk arriti te sensibilizonte institucionet qendrore te administrates publike, me gjithe diskutimet e bukura te perfaqesuesve te tyre, per te ulur nivelin e ketyre detyrimeve ndaj kreditoreve. Qendrimi i tyre per kete problem vazhdimisht ka qene dhe mbetet refraktar. Shumat e vena nga shteti ne dispozicion te ekzekutimit te titujve ekzekutive jane ne nivele te tilla qe nuk po e zbusin problemin, pasi vazhdimisht regjistrohen ēeshtje te reja permbarimore.

Ne nderhyrjet tona me mjetet ligjore qe ka vene ne dispozicion ligji, jemi perpjekur ne rradhe te pare te terheqim vemendjen e Qeverise dhe te institucioneve buxhetore debitore, per ndryshimin e mentalitetit te tyre qe konsiston ne mos konceptimin e drejte te fuqise se vendimit gjyqesor te formes se prere. Shpesh ato ekzekutimin vullnetar e konsiderojne si jo te detyrueshem per zbatim, por fakultativ, per te mos thene qe nuk jane te pakta rastet kur marrin guximin te konkludojne dhe te shprehen qe “...vendimet jane ne kundershtim me ligjin”, se “... gjykatat jane te korruptuara” dhe deri atje, sa pranohet te ekzekutohet vullnetarisht vendimi gjyqesor i formes se prere, por me ndryshime nga dispozitivi i tij, e te tjera si keto.

Rekomandimet tona drejtuar ministrive, insitucioneve, organeve te pushtetit vendor, etj, me te cilat kemi kerkuar ndergjegjesimin dhe zbatimin e pikes 3 te nenit 142 te Kushtetutes per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore dhe titujve te tjere ekzekutive, veēanerisht vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil, me te cilat jane detyruar per kthim shumash monetare ose rikthimin ne punen e mepareshme te gjyqfituesve apo ankuesve ne rruge administrative, nuk kane qene te pakta. Per periudhen Gusht 2000-Korrik 2005 jane dhjetra te tilla.

Praktikisht nuk ka patur asnje ndeshkim administrativ, apo penalisht per personat qe pengojne ekzekutimin e ketyre vendimeve.

Edhe ne ato raste te pakta, kur titullaret e institucioneve debitore jane penalizuar nga Zyrat e Permbarimit me gjoba, ne baze te nenit 606 te K.Pr.C. ato praktikisht nuk jane arritur te vilen, pasi gjykatat i kane anulluar vendimet e permbaruesve gjyqesore. Por nga ana tjeter nuk jane te pakta rastet e qendrimeve liberale te shume permbaruesve gjyqesore qe hezitojne te zbatojne penalitetin e parashikuar ne nenin e lart permendur ose qe nuk bejne kallzim penal per vepren penale te pengimit te ekzekutimit te vendimit gjyqesor, parashikuar ne nenin 320 te Kodit Penal. Per te mos thene qe me sa jemi ne dijeni, te pakten nga Drejtoria e Pergjithshme e Permbarimit ne Ministrine e Drejtesise, nuk rezulton te jene dhene per ndjekje penale punonjesit e ngarkuar per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore civile dhe penale, per mosekzekutim e tyre pa shkaqe te perligjura, ne baze te nenit 320/a te te njejtit Kod, apo te jene detyruar te zhdemtojne demin e shkaktuar nga veprimet e tyre te kryera ne kapercim te dispozitiveve gjyqesore.

E gjejme me vend te kujtojme se ka nje ligj qe parashikon pergjegjesite jashtekontraktore te organeve te administrates shteterore, ai me nr.8510, date 15.7.1999, ne cilin parashikohet pergjegjesia dhe detyrimi i ketyre organeve dhe i punonjesve te tyre, ne rastet kur u u shkaktojne deme pasurore dhe jopasurore personave fizike apo juridike, private, vendas apo te huaj. Kujtesa ka te beje me ate, se ky ligj ben pjese ne ato ligje qe nuk kane gjetur zbatim dhe nuk kane justifikuar qellimin e ligjvenesit.

Permiresimet ne organizimin dhe funksionimin e sherbimit permbarimor, duke e ngritur ne nivel Drejtorie te Pergjithshme ne Ministrine e Drejtesise, shoqeruar edhe me daljen e Ligjit nr.6730, date 18.1.2001 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Sherbimit Permbarimor”, te “Kodit Etik te Permbaruesit Gjyqesor”, te “Rregullores se Brendshme te Sherbimit Permbarimor”, “Rregullores se Funksionimit te Keshillit te Permbarimit” si dhe masat disiplinore ndaj shume permbaruesve gjyqesore me motive te justifikuara, kane ndikuar pozitivisht ne permbushjen gjithnje e me te mire te kerkesave proēeduriale civile ne fazen e ekzekutimit te detyrueshem te titujve ekzekutive.

          Megjithate duke pare numrin e dosjeve permbarimore qe mbarten pa u ekzekutuar nga viti ne vit dhe cilesine e ekzekutimeve, behet imediate permiresimi rrenjesor i organizimit te punes ne Zyrave te Permbarimit ne rrethe, te punohet per forcimin e integritetit moral te permbaruesve, te ngrihet ne nje nivel me te larte ndjenja e pergjegjesise dhe aftesite profesionale ne pajtim me frymen e normave proēeduriale civile. Po ashtu duhet rritur niveli i bashkepunimit me organe te tilla si Ministria e Financave, Policia e Shtetit, organet e pushtetit vendor, me Policine Ndertimore dhe me Prefekturat. Po ashtu te gjeje zbatim detyrimi ligjor i shtetit per trajnimin profesional te permbaruesve gjyqesore, qe ka lene shume per te deshiruar, duke u thjeshtuar ne seminare rutine, te perseritura dhe pa asnje interes profesional.

          Duke besuar ne mirekuptimin tuaj, theksoj se realizimi i angazhimit politik te Qeverise per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere do te sherbeje ne rritjen e standarteve te lirive, te te drejtave dhe interesave te ligjeshme te individeve ne Shqiperi.

 

 

 

 Me respekt

 

 

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI


___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al