Drejtuar:
Ministrit
te Rendit Publik
Zotit
Ilir GJONI
Per
dijeni: Drejtorit te Pergjithshem
te Policise
Zotit
Bilbil MEMA
Tiranė
Duke
patur parasysh interesin e pėrbashkėt pėr forcimin e veprimtarisė
sė Administratės Publike, mbi bazėn e parimeve tė shtetit ligjor,
kemi menduar qė nė bashkėpunim me Institucionin tuaj, tė
organizojmė njė seminar tė pėrbashkėt pėr ankesat dhe kėrkesat
ne lidhje me organet e Policise se Shtetit dhe nevojat e pėrmirėsimit
tė legjislacionit nė kėto fusha.
Pjesėmarrės
nė kėtė seminar do tė jenė: stafi i Avokatit tė Popullit dhe
stafi juaj. Kurse tė ftuar do tė jenė nga Komisionet e Ligjeve e te
Rendit nė Parlament, Ministria e Drejtesise, Ministria e Pushtetit
Lokal dhe perfaqesues nga Qarqet, Bashkite dhe Prefekturat e vendit,
Prokuroria dhe OJQ te interesuara etj.
Duke
qenė bashkėorganizatorė, pėrballimi i shpenzimeve do tė bėhet
nga Avokati i Popullit nėpėrmjet Danidės si dhe nga Institucioni
juaj .
Ne
mendojmė se ky seminar duhet pėrgatitur tė mbahet nė Tiranė, pėr
1 ditė, nė 3 mujorin e pare tė vitit 2001. Megjithatė pėr tė pėrcaktuar
tė gjitha modalitetet e duhura, nga ana jonė ėshtė caktuar
Komisioneri qė mbulon kėto probleme, zoti Jorgo Dhrami.
Duke
besuar se nuk do tė mungojė predispozicioni dhe dėshira juaj per kėtė
aktivitet, lutemi na dėrgoni deri nė datėn 30 Janar 2001 opinionet
tuaja si dhe emrin e pėrfaqėsuesit tuaj pėr realizimin e kėtij
projekti.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI