I
nderuar z. Ambasador,
Institucioni
i Avokatit te Popullit ka qene dhe eshte i interesuar per nje
mbarevajtje sa me korrekte ligjore te proceseve zgjedhore ne vend. Si
Avokat i Popullit e kam vleresuar gjithmone angazhimin e Zyres Tuaj
dhe te OSBE-ODIHR-it me qellim zhvillimin e nje procesi zgjedhor sa me
te drejte dhe te pranueshem nga te gjitha palet, sepse ky proces eshte
nje nga treguesit me domethenes te nje shoqerie demokratike dhe i
respektimit te te drejtave te njeriut.
Se
afermi do te mbahen zgjedhjet per organet e pushtetit vendor. Nje
rendesi shume te madhe ne kete proces ka numerimi i votave nga ana e
personave te percaktuar shprehimisht me ligj per kete qellim. Per
arritjen e nje efektiviteti dhe besueshmerie me te madhe, por edhe per
nje kosto financiare me te reduktuar, mendojme qe numerimi i votave te
behet jo nepermjet grupeve te numerimit, por me ane te skanerave
profesionale te vendosur ne ambientet e KZZ-ve, ku edhe do te behet
numerimi optik i votave, nepermjet skanerave elektronike.
Per
realizimin e ketij projekti, mendoj se eshte i nevojshem edhe
bashkepunimi i Zyres tuaj per kryerjen e nje studimi fizibiliteti, qe
do te percaktoje efektivitetin dhe dobishmerine e perdorimit te
skanerave elektronike per numerimin e votave gjate procesit zgjedhor,
duke perjashtuar keshtu ne maksimumin e mundshem subjektivitetin
njerezor, i cili eshte shkaku kryesor qe ka cenuar rregullsine e
zgjedhjeve ne Shqiperi.
Lidhur
me kete kemi zhvilluar bisedime paraprake edhe me drejtues te
Fakultetit te Shkencave te Natyres te Universitetit te Tiranes. Dihet
se nje praktike e tille eshte zbatuar ne rastin e korrigjimit te
provimeve te pranimit te studenteve ne Universitet. Ky fakultet dhe
departamenti i tij i Informatikes kane ofruar gadishmerine e tyre per
realizimin teknik te ketij sistemi, nje nder perparesite e te cilit
eshte menjanimi sa me shume te jete e mundur, i nderhyrjeve njerezore
ne procesin e numerimit te votave.
Paraprakisht
eshte menduar qe ky sistem mund te filloje si projekt pilot me rastin
e zgjedhjeve lokale, dhe konkretisht ne nivel bashkie. Kjo do ti
paraprinte zgjedhjeve te pergjithshme. Kjo, me qellim edhe rregullimin
e mangesive qe do te dalin eventualisht ne kete faze, efektiviteti i
se ciles do te percaktoje vazhdimesine ose jo te ketij sistemi.
Sa
me siper propozojme te diskutojme se bashku per realizimin e ketij
projekti, i cili pritet te angazhoje nje grup specialistesh nga me te
miret e kesaj fushe, qe kemi ne Shqiperi.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj dhe ne pritje te bashkepunimit per dhenien
e nje kontributi te perbashket ne kete ēeshtje,
Me
respekt,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI