REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 120 Prot.                                               Tiranė, mė 04/05/2007

   

Lenda:        Informacion per angazhimin e Qeverise per respektimin e te drejtave te te denuarve dhe permiresimin e kushteve ne burgje dhe vendet e paraburgimit.

       

   

Drejtuar:    Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė

 

Z.  Sali  BERISHA

      

Pėr dijeni:  Ministrit tė Drejtėsisė

 

Z. Ilir  RUSMAJLI

 

Ministrit tė Brendshėm

 

Z. Bujar  NISHANI

     

                                                     Tirane

        

     

          I nderuar Z. Kryeministėr,

 

          Me anė tė kėsaj letre, mė lejoni t’ju informoj shkurt pėr situatėn e dhunės dhe keqtrajtimeve nė organet e policisė dhe nė burgje. Rreth njė vit mė parė vlerėsuam pozitivisht angazhimin Tuaj direkt para Qeverisė dhe Mediave pėr tė respektuar liritė dhe tė drejtat e shtetasve tanė gjatė shoqėrimeve nė organet e policisė dhe nė burgje si dhe pėr ndėshkimin e ēdo zyrtari tė ēdo niveli qė pėrdor dhunė ose shkel tė drejtat e tyre.

          Deklarimet direkte tė nivelit mė tė lartė tė Qeverisė i kishin kėrkuar prej vitesh Raportet e Komisionit kundėr Torturės pranė Kėshillit tė Europės, por vetėm Ju i bėtė realitet. Si pasojė, gjatė vitit 2006 ėshtė konstatuar se ka rėnie nė rastet e dhunės dhe keqtrajtimeve nga organet e policisė. Pėr fat tė keq, nė antitezė, nė burgje janė shtuar vdekjet e personave si nė Lezhė e Tiranė si dhe ankesat pėr keqtrajtime nga policia e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve. Gjithashtu hap mjaft pozitiv ėshtė edhe ndryshimi i nenit 86 tė Kodit Penal pėr pėrkufizimin e Torturės.

          Me kėtė rast, ju vė nė dijeni se nuk kemi parė ndonjė angazhim konkret pėr tė zbatuar porosinė Tuaj qė tė vendosen linja telefonike tė drejtpėrdrejta nga komisariatet e policisė dhe nga burgjet pėr tė komunikuar direkt qytetarėt me Ministrinė e Brendshme dhe Ministrinė e Drejtėsisė kur kanė ankesa pėr keqtrajtime. Vendosjen e kėsaj linje, siē jua kemi bėrė tė ditur me shkresėn tonė nr.81, datė 07.04.2006, kemi kėrkuar tė bėhet edhe nė institucionin tonė.

          Duke besuar nė mirėkuptimin Tuaj, shprehim gatishmėrinė e institucionit tonė pėr tė vazhduar bashkėpunimin me agjensitė pėrkatėse nė interes tė mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Shqipėri.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.