|
Nr. 113
Prot. Tiranė,
mė 30/04/2002
Lenda:
Mbi
disa probleme qe dalin nga ankesat drejtuar organit te
Prokurorise per vitin 2001
Drejtuar: Prokurorit te Pergjithshem
Zotit Theodhori
SOLLAKU
T
I R A N Ė
Pėr vitin 2001 nė Institucionin e Avokatit tė Popullit 110
shtetas tė ndryshėm kanė paraqitur 100 ankesa apo kėrkesa
ndaj organit tė Prokurorisė, kurse pėr vitin 2000 kanė qėnė
31 tė tilla.
Pra, konstatohet se numri i
ankesave ndaj Prokurorisė, tė paraqitura nė Institucionin e
Avokatit tė Popullit ėshtė rritur rreth tre herė. Nga 110
ankuesit, 21 persona kanė qėnė nga Tirana, ndėrsa 79 nga
rrethet, 88 ankues janė tė seksit mashkull dhe 22 persona tė
seksit femėr.
Gjatė shqyrtimit tė ankesave, janė konstatuar shkelje
tė tė drejtave tė shtetasve, tė parashikuara nga nenet 28
dhe 31 tė Kushtetutės (liritė dhe tė drejtat vetjake
gjatė procesit penal), neni 42 (proces tė drejtė
dhe publik brenda njė afati tė arsyeshėm),
neni 142/3 (organet e shtetit janė
tė detyruara tė ekzekutojnė vendimet gjyqėsore),
si dhe nga nenet 5 e 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat
e Njeriut (e drejta pėr liri dhe
siguri dhe e drejta pėr njė proces tė rregullt).
Nė
mėnyrė tė grupuar, objekti i ankesave tė shtetasve ndaj
organit tė Prokurorisė paraqitet si mė poshtė:
1.Pėr
moskryerje tė hetimeve tė plota, te gjithanėshme dhe
objektive,
qė kanė sjellė si pasoje vendime te padrejta e te pabazuara ne ligje te
cilat kane cenuar te drejtat e shtetasve. Raste te tilla mund te
pérmėndim:
a)Mbi
bazėn e informacionit tė marrė nga shtypi, Avokati i Popullit
ndoqi me inisiativė rastin e tė miturit Ergest Shele, i shtėpisė
sė fėmijės Sarandė, i cili pretendoi se ishte keqtrajtuar
nga oficeri i policisė kriminale nė Sarandė, Rrapo Xhavarra.
Pas
verifikimit nė vend tė ankesės, nga ana jonė ashtu siē kemi
paraqitur edhe nė Raportin vjetor tė vitit 2000, ju rekomandua
Ministrit tė Rendit Publik, largimi i tij nga puna. Ministri i
Rendit e zbatoi kėtė rekomandim. Me rekomandimin tonė filloi
procedimin penal edhe Prokuroria e Sarandės. Por, nė muajin
tetor 2000 nga Prokurori Z.Seit Durro, eshte vendosur pushimi i
ēėshtjes, me arsyetimin e pabazuar se nuk kishte prova pėr
fajėsinė e oficerit, kurse ne nuk na vuri nė dijeni.
Pas
marrjes sė kėtij vendimi, ish-oficeri i Policisė kishte
ngritur padinė nė gjykatėn e Sarandės, e cila kishte
vendosur rikthimin e tij nė punėn e mėparėshme. Pasi u vumė
nė dijeni tė kėtyre veprimeve, u pa dosja hetimore ju
rekomandua Prokurorit tė Pėrgjithshėm shfuqizimi i vendimit tė
pushimit. Ky rekomandim u pranua me vonesė, pas 8-muajsh. Pas
rifillimit tė hetimit, ēėshtja penale ėshtė dėrguar nė
Gjykatėn e Sarandės pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė
detyrės, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal nė ngarkim tė
tė pandehurit Rrapo Xhavarra.
Eshtė
pikėrisht kjo ēėshtje pėr tė cilėn Ambasada e Republikės
sė Shqipėrisė nė Ottava (Kanada), na ka vėnė nė
dijeni se: ka marrė dhjetra letra nga qytetarė tė ndryshėm
kanadezė (Antarė tė Amnesty International) tė cilėt
denoncojnė rastin e keqtrajtimit nga Policia e Sarandės tė fėmijės
12 vjeēar Eregest Shele, si edhe kėrkojnė tė merren masat pėrkatėse
nga Shteti Shqiptar pėr vėnien para pėrgjegjėsisė tė autorėve.
Nė tė gjitha letrat vlerėsohet Institucioni i Avokatit tė
Popullit pėr evidentimin e kėtij rasti si edhe rekomandimet e
bėra pėr vėnien para pėrgjegjėsisė tė autorėve.
Gjithashtu letėrshkruesit kėrkojnė qė Institucioni i
Avokatit tė Popullit tė japė ndihmesėn e tij edhe nė
drejtim tė njė kuadri ligjor, i cili mbron
tė drejtat e fėmijėve.
b)
Shtetasi Pano Bakalli, nė cilėsinė kryetarit tė
shoqatės sė arumunėve dega e Sarandės, ėshtė ankuar
pranė Institucionit tonė se, nga punonjės tė Policisė sė
Konispolit nė Komisariatin e Policisė Sarandė janė
keqtrajtuar anėtarė tė atij Komuniteti si shtetasi Sotir Kaēo
etj, dhe megjithė kallzimin e bėrė nė organin e Prokurorisė
Ushtarake Gjirokastėr, prej saj janė pushuar hetimet.
Pas verifikimit nė vend tė ankesės
sė shtetasve, marrjes sė deklarimeve tė tyre dhe dokumentave
shkresore, fotografive nė tė cilat pasqyroheshin dėmtimet
trupore, nė pėrfundim konkluduam se pushimi i ēėshtjes ishte
i pabazuar nė ligje dhe prova dhe ju rekomandua Prokurorisė
rifillimi i hetimeve. Ndonėse me vonesė, rekomandimi u pranua.
Nė kėto rrethana aktualisht ēėshtja penale ndodhet nė fazėn
e rihetimit.Punonjesi i ngarkuar prej meje per kete problem ka
kryer verifikimet e nevojeshme per ecurine e hetimeve dhe ne
muajin tetor 2001, ai ka komunikuar me Zotin Spartak Ēoēoli
prokuror i cili ndjek ēėshtjen, ku
eshte premtuar kryerja e shpejte e veprimeve me qellim
perfundimin e hetimit. Nje takim i tille eshte realizuar dhe ne
muajin mars te vitit 2002, nga ku eshte verejtur se, hetimet e
ēėshtjes penale ende nuk kishin perfunduar.
c)
Shtetasi Llesh Ndoi, nga rrethi i Mirditės u ankua se, nga
ana e punonjėsve tė policisė ėshtė ushtruar kontroll banese
meqėnėse ndaj djalit tė tij kishte procedim penal, por edhe
se janė vjedhur disa sende dhe shuma 200.000 lek. Pas
verifikimit tė ankesės u konstatua se Prokuroria e rrethit
Mirditė kishte filluar ēėshtjen penale, por nė mėnyrė tė
padrejtė nga ana e Prokurorit te ēėshtjes Z.Albert Demirneli
eshte vendosur pushimi i ēėshtjes penale.Ju rekomandua
prokurorit tė rrethit Mirditė shfuqizimi i vendimit tė
pushimit dhe rifillim tė hetimit tė ēėshtjes penale,
rekomandim i cili ėshtė pranuar.
2)
Ka patur raste tė zvarritjeve nė hetimin e ēėshtjeve
penale, qė kanė sjellė cėnime nė objektivitetin e hetimit tė
ēėshtjes, si dhe mbajtjen pėr njė kohė tė gjatė tė
personave nė burg, si p.sh 5 persona tė akuzuar pėr
akt terrori nė Fushė-Krujė, ēėshtja penale ne ngarkim te
FateimeFrexha etj, ne Kavaje. Gjithashtu ka patur raste kur nuk
janė kryer veprimet e nevojshme proceduriale, si ekspertime
neuropsikiatrike tė personave qė kanė qėnė nėn hetim,
kryesisht pėr raste qė ata kanė qėnė me masė sigurie
arrest nė burg, si Syri Dervishi
dhe Sali Jamaku nga Tirana etj. Ka patur ankesa edhe pėr
marrje nė pėrgjegjėsi penale pėr njė akuzė nė mėnyrė tė
padrejtė si Haki Hila nga Librazhdi, Pashako Gjergaj nga
Tepelena, te cilet ankesat i kane ne emer te femijeve te tyre.
3) Ankesa nga punonjėsit e organeve tė
Prokurorisė.
Shqetėsuese
ėshtė edhe mosdhėnia e pagės kalimtare pėr rreth ish-100
oficerė tė policisė gjyqėsore, tė larguar nė janar 2001
nga puna nė Prokurori me Ligjin Pėr organizimin e Policisė
Gjyqėsore Nga ana e Avokatit tė Popullit problemi ėshtė
ndjekur deri tek Presidenti i Republikės dhe ende personat nė
fjalė nuk kanė marrė pagėn dhe ndihmėn qė u takon, duke ju
shkelur tė drejtat qė ju sigurojnė nenet 49/2 dhe 52/2 tė
Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Justifikimi i
Prokurorit tė Pėrgjithshėm se, e ka penguar mungesa e
buxhetit nuk ėshtė i pranueshėm, sepse ēėshtja duhej
ndjekur nė Kėshillin e Ministrave deri nė zgjidhjen pėrfudimtare.
Nga
shqyrtimi dhe analiza nė tėrėsi e ankesave tė shtetasve
drejtuar organit tė Prokurorisė, ėshtė me interes tė pėrmenden
edhe disa konstatime
qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet e punės sė Avokatit tė
Popullit me Prokurorinė:
1.
Ka
patur vonesa nė kthimin e pėrgjigjeve lidhur me rekomandimet,
kėrkesat pėr shpjegime apo informacione. Vonesat janė mė tė
theksuar nė kthimin e pėrgjigjeve pėr rekomandimet, veprime qė
vijnė ndesh me nenin 63 tė Kushtetutės dhe me nenin 22 tė
ligjit nr. 8454, dt.04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit.
Raste te tilla mund te permendim rekomandimin per shfuqizimin e
vendimit te pushimit te ēėshtjesme te demtuar Ll. Ndoi nga
Mirdita, P.Bakalli nga Saranda etj.
2.
Nė
rastet e kthim pėrgjigjeve, ato shpesh janė tė pėrcipta dhe
jo me tė gjitha tė dhėnat e kėrkuara, gjė qė na detyron tė
rikėrkojmė shpjegime dhe tė zgjatet koha e zgjidhjes sė
ankesave apo kėrkesave.
3.
Shtetas
te ndryshem kane paraqitur kallezim ne Prokurori dhe nuk jane
njohur me menyren e perfundimit te ēėshtjes.Raste
te tilla jane ato te Asllan Dukes nga Tirana, Perparim Mehmetit
nga Korēa, ky i fundit per Prokurorine Ushtarake Tirane etj.
4.
Ka
patur hezitime nga prokurorėt pėr dhėnie dokumentash ose tė
dhėna tė kėrkuara
nga ndihmėskomisionerėt kur ankesat verifikohen nė vend. Kėshtu
ka ndodhur sidomos me Prokurorinė e Gjirokastrės, ku tė dhėnat
janė dhėnė vetėm pas venies nė dijeni tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
Kjo ndodh nė njė kohė qė ligji Pėr Avokatin e
Popullit ėshtė shprehur me mėnyrė taksative qė Avokati i
Popullit ka tė drejtė tė shqyrtojė ankesėn, qė tė kėrkojė
e tė marrė ēdo lloj dokumenti, pėrfshirė edhe ato qė janė
sekret shtetėror, pa marrė ndonjė pėlqim paraprak tė
organit qė i disponon.
Mbi
bazen e ankesave te shtetasve te ndryshem nga Lazarati te cilet
kane ngritur shqetesime dhe pretendime per proēedime dhe akuza
te padrejta per vjedhjen e Bankes Kombetare Dega Gjirokaster ne
vitin 1997, eshte kerkuar Prokurorit te Pergjitheshem venia ne
dispozicion per studim e dosjes hetimore.Nga verifikimi i bere
ne Prokurorine e Pergjitheshme,u konstatua se kerkesa eshte
arshivuar nga ana e ish titullarit te atij institucioni.
Edhe
pse nga ana e jone u insistua per studimin e dosjes, perseri
pati zvarritje per kete problem duke u pretenduar se dosja
ndodhej ne Prokurorine e rrethit Gjiroikaster, ne nje kohe qe
prokurori Z.Adnand Xhelili konformoi me shkrese faktin e
mosndodhjes se dosjes penale ne ate organ.
Nga shqyrtimi i ankesave qė janė
konsideruar tė drejta pėr shkeljet e konstatuara, sipas
rastit, Avokati i Popullit i ka paraqitur Prokurorit Prokurorit
te Pergjitheshem apo kryeprokuroreve ne rrethe, 17 rekomandime,
nga te cilat 9 jane pranuar 6 rekomandime jane refuzuar
dhe 2 rekomandime jane ne shqyrtim. Por, eshte shqetesues
fakti se nga 5 raste kur eshte kerkuar marrja e masave
disiplinore per shkelje te kryera nga Prokuroret, Prokurori i
Pergjitheshem ka refuzuar ato ne 4 raste duke aresyetuar se, nuk
vleresohet marrja e masave disiplinore.
I.Rekomandime per fillimin e hetimit
te ēėshtjes penale.
1.Rekomandim drejtuar Prokurorit te rrethit
Permet, per fillimin e proēedimit penal mdaj
shtetasit Edmond Theodhori, ish kryetar i keshillit te rrethit
Permet, per vepren penale te
shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 e Kodit Penal.
Rekomandimi nuk eshte pranuar sepse, nga Prokurori i ēėshtjesZ.Ylli
Dhimitri eshte vendosur mosfillimi i ēėshtjes penale me
aresyetimin se, nuk ka veper penale. Meqenese rekomandimi nuk
eshte pranuar, nga ana e jone u perserit rekomandimi Prokurorit
te Pergjitheshem.
2.Rekomandim drejtuar Prokurorit te rrethit
Sarande,per fillimin e hetimit te ēėshtjes penale
ne ngarkim te shtetasit Hasan Haxhi, per vepren penale te
falsifikimit te dokumenteve zyrtare e parashikuar nga neni 186 e
Kodit Penal.Rekomandimi eshte pranuar dhe jane rifilluar
hetimet.
3.Rekomandim drejtuar Prokurorit te rrethit
Tirane, per fillimin e hetimit per vepren penale te
falsifikimit te dokumenteve, ne ngarkim te ish drejtorit te
ndermarjes komunale banesa Tirane per te cilin vazhdojne
hetimet.
4.Rekomandim drejtuar Prokrurorit te
rrethit Tirane , per fillimin e hetimit per vepren
penale te shperdorimit te detyres ne ngarkim te dy ish oficereve
te policise se Komisariatit Nr.4 Tirane, Agron Nano dhe Dalip
Hoxha. Rekomandimi eshte pranuar dhe ēėshtja eshte ne
fazen e hetimit .
5.Rekomandim drejtuar Prokurorit te rrethit
Tirane, per fillimin e hetimit per vepren penalete
shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal,
per rastin e mbajtjes ne spitalin e burgut per personat qe jane
denuar me mase mjekesore mjekim te detyruar ne nje institucion
mjekesor. Rekomandimi eshte pranuar dhe ēėshtja eshte ne
fazen e hetimit.
6.
Rekomandim drejtuar Prokurorit te rrethit Tirane dhe per dijeni
Prokurorit te Pergjitheshem per fillimin e proēedimit penal ndaj prokurorit Brahim Lahe, i
ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve penale. Rekomandimi
eshte pranuar dhe ēėshtja penale eshte ne hetim.
7.
Rekomandim drejtuar Prokurorit ushtarak Tirane, per
fillimin e hetimit ndaj
oficereve te Drejtorise se Pergjitheshme te Burgjeve, per
keqtrajtim te te denuareve
ne burgun 302 Tirane. Rekomandimi eshte pranuar dhe
ēėshjtja eshte ne hetim.
II.Rekomandime per shfuqizimin e vendimit te mosfillimit ose
pushimit te ēėshtjes penale.
1.Rekomandim drejtuar
Prokurorit te Pergjitheshem per shfuqizimin e
vendimit te mosfillimitte ēėshtjes penale per mjekim te
pakujdeseshem, i cili ben fjale per vdekjen ne Burgun e Kosoves
te denuarit Fatmir Hysi, 4 dite pas daljes nga spitali.
Rekomandimi eshte pranuar dhe hetimet jane rifilluar.
2.Rekomandimi drejtuar
Prokurorit te Pergjitheshem, per shfuqizimin e
vendimit te pushimit te ēėshtjes penale ne ngarkim te
shtetasit Rrapo Xhavarra, ish oficer i policise kriminale ne
Komisariatin e Policise Sarande.Rekomandimi eshte pranuar
dhe ēėshtja eshte derguar ne gjyq.
3.Rekomandim drejtuar
Prokurorit ushtarak Gjirokaster, per shfuqizimin e
vendimit te pushimit te ēėshtjes penale me te demtuar
shtetasin Sotir Kaēo.Rekomandimi eshte pranuar dhe ēėshtja
eshte ne hetim.
4.Rekomandim drejtuar
Prokurorit te Pergjitheshem per shfuqizimin e
vendimit te pushimit te ēėshtjes penale me te demtuar
shtetasin Llesh Ndoi.Rekomandimi eshte pranuar dhe ēėshtja
eshte ne hetim.
III.Rekomandimet per marrjen e masave disiplinore jane:
1.
Rekomandim
i dates 13.06.2001, drejtuar Prokurorit te Pergjitheshem,
per marje masa disiplinore ndaj prokurorit te Prokurorise se
Pergjitheshme Ylli Bedalli, per mosvenie ne dijeni me vendimin e
zgjatjes se afatit te hetimit te ēėshtjes, te pandehurit Sali
Lusha. Rekomandimi nuk eshte pranuar, duke aresyetuar se,
nuk vleresohet qe te merret mase ndaj prokurorit Ylli Bedalli,
nderkohe kur ai efektivisht kishte vepruar ne kundershtim me
kerkesat e neneve 324 dhe 325 te Kodit te Proēedures Penale,
duke ju mohuar te pandehurit jo vetem e drejta
per venien ne dijeni (Neni 324 pika 3),por edhe e drejta
per tu ankuar (Neni 325 Pika l)
2.
Rekomandimi
i dates 17.04.2001, drejtuar Prokurorit te pergjitheshem,
per marrje masash disiplinore ndaj Prokurorit te Apelit Vlore
Z.Henrik Haxhia, dhe Prokurorit te Prokurorise se Pergjitheshme
Z.Artan Barjami, sepse nuk kishin marre masa qe i denuari te
lirohej menjehere nga momenti i dhenies se vendimit nga Gjykata
e Larte per lirimin e tij te menjehereshem. Rekomandimi nuk
eshte pranuar dhe ne pergjigjen e kthyer eshte aresyetuar se
nuk eshte kryer shkelje proēeduriale, e per rrjedhoje nuk
vleresohet marja e mases disiplinore. Ish Prokurori i
Pergjitheshem me sa duket e quante shkelje te lehte te
mbaje nje burg nje person rreth 30 ore pa te drejte.
3.
Rekomandim
i dates 24.05.2001, drejtuar Prokurorit te Pergjitheshem,
per marrje masa disiplinore ndaj Prokurorit Ilirjan Muho, per
aresye te mosmarrjes pjese
ne disa seanca gjyqesore ne nje ēėshtje penale, pa
shkaqe ligjore apo justifikuese, duke mbajtur ne burg te
denuarin pa te drejte mbi 15 dite. Rekomandimi nuk eshte
pranuar me aresyetimin se, prokurori nuk eshte paraqitur ne
seancat gjyqesore sepse ka qene ne nje seminar.
4.
Rekomandim
i dates 12.04.2001, drejtuar Prokurorit te Pergjitheshem , per
dijeni dhe Presidentit te Republikes,
per shkarkimin nga funksioni te Z.Brahim Lah, Prokuror ne
Prokurorine e rrethit Tirane, i cili ishte ngarkuar me
ekzekutimin e vendimeve penale, i cili kishte leshuar urdherin
per lirimin e te denuarit nga burgu me 24 ore vonese.
Rekomandimi eshte pranuar dhe dhe Prokurorit Brahim Lahe i eshte
dhene mase disiplinore Verejtje
Prokurori
Brahim Lahe , ka edhe nje rast tjeter, kur nuk ve ne ekzekutim
vendimin gjyqesor, e per rrjedhoje i denuari eshte mbajtur
padrejtesisht ne burg per 3 muaj.Ne kete rast rekomandimi jone
ka qene per fillimin e hetimit ndaj tij dhe nga verifikimet e
kryera ēeshtja eshte ne fazen e hetimit paraprak, ndersa Brahim
Lahe nuk eshte me ne pune si prokuror.
Per periudhen e vitit 2001, gjate shqyrtimit te ankesave veē
rekomandimeve drejtuar organit te Prokurorise, pas studimit te
ankeses dhe materialeve te dosjes hetimore, ne disa raste eshte
konkluduar per te derguar shkrese
ne formen e sinjalizimit, duke vene ne pah te metat e
konstatuara gjate hetimit paraprak. Ne keto raste
eshte pare me vend se, pa kryerjen e veprimeve te
permendura nga ana e jone, nuk mund te realizohej rekomandim per
rifillimin e hetimit dhe kjo kryesisht per ēėshtjet e
pezulluara, per mosnjohje te autorit.
1.
Sinjalizim derguar Prokurorit te rethit Sarande, per
ēėshtjen penale qe ben fjale per vjedhje me ane thyerje nga
jashte te dyqanit vegla auto me pronar shtetasin Nevzatr
Brinja nga Saranda.Ky rast eshte vleresuar dhe per faktin
se, demi i shkaktuar nga vepra penale interesave te shtetasit
ishte i konsiderueshem, ne vleren prej 1.252.600 lek.
Per
kete rast eshte bere sinjalizim dhe shefit te Komisariatit te
Policise Sarande, Policise Kriminale, per kryerjen e veprimeve
perkatese dhe per nje bashkepunim e koordinim
te punes nga prokuroria e policia , me qellim qe pas
kryerjes se veprimeve sipas sinjalizimit tone, te grumbulohen
provat e mundeshme per venien e autorit te vepres para
pergjegjesise penale.,
2.
Sinjalizim derguar Prokurorise ushtarake Tirane, per
kryerjen e ekspertimit neurospihiatrik te shtetasit Cub Ahmeti,
i cili ka patur shqetesime dhe turbullime si rezultat i
qendrimit ne dhomat e paraburgimit.
Duke paraqitur nje tablo te punes, me ankesat e ardhura ne
Institucionin tone drejtuar organit te Prokurorise, kam mendimin
se nxjerja ne pah e te metave dhe dobesive te konstatuara gjate
shqyrtimit te ankesave, do ti sherbeje permiresimit te punes
se organit qe ju drejtoni. Nga ana tjeter do te krijohet nje
konceptim me i drejte i punes sone, i cili ne teresi ka qene
ligjore korrekt dhe i drejte, konfirmuar kjo me mirkuptimin dhe
pranimin rekomandimeve te permendura me siper. Ky material te
sherbeje edhe si baze per vleresimin e punes se prokuroreve qe
kane bere keto shkelje dhe ne
rast se e konsideroni me vend qe te merrni masa, lutemi
na veni ne dijeni.
Duke
shpresuar ne mirkuptimin tuaj.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|