REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 146/1 Prot.                                           Tiranë, më 25/11/2009

 

   

Lenda:        Dhenie mendimi lidhur me projekt-vendimin “Per miratimin ne parim te Konventes se Keshillit te Europes “Per te drejten e aksesit ne dokumentat zyrtare”, date 27.11.2008.

       

   

Drejtuar:    Ministrit te Drejtesise

Z. Bujar NISHANI

     

                                     Tirane

    

 

I nderuar zoti Minister,

 

Si Institucion Kushtetues, i qellimuar ne veprimtarine e tij ne kuader te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, kemi vleresuar dhe vleresojme se nje nga te drejtat themelore, e cila meriton nje vemendje te veçante, eshte ajo e respektimit dhe mbrojtjes se te drejtes per informim. 

Nje nga qellimet me te rendesishme te ngritjes dhe konsolidimit te shtetit te se drejtes, eshte garantimi i te drejtes se çdokujt per te patur akses ne te dhenat e interesit publik.

Sikurse parashikohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, garantimi i mbrojtjes se te drejtave te njeriut perben bazen funksionale te shtetit shqiptar, nderkohe qe zgjerimi i garancive per te drejtat dhe lirite themelore, mund te konsiderohet fare mire si domosdoshmeri dhe sfide ndaj zhvillimeve aktuale.

Nga ky kendveshtrim kemi nje arsye te mire dhe te veçante qe te japim nje perfaqesim te barabarte dhe konkurent ne lirine e informimit, si dhe te krijojme kushtet per nje vetevendosje informuese, pa shkelur nocionin e pacenueshmerise se jetes private, pasi nese nuk do te bejme kete gje, do t’a bejme me te veshtire ne teresi perballimin e te shkuares negative.

Nese arrihet ky qellim, shoqeria jone do te kete nje shans jo vetem te marre shperblimin e duhur dhe te domosdoshem informativ, te cilin ajo me te drejte kerkon, por do te shmangim gjithashtu edhe nje privim totalitar te principeve te lirise.

Ky vizion, duhet te jete drita orientuese e te gjitha institucioneve ne nje shtet demokratik, te cilat kujdesen mbrojne dhe respektojne te drejtat e njeriut ne nje shoqeri demokratike.

Nga ana tjeter proçesi i integrimit te vendit ne strukturat rajonale dhe me gjere, ka nxjerre ne pah nje sere detyrimesh te reja, te cilat duhet te plotesohen per arritjen e standarteve te kerkuara per kete integrim.

Duke pasur nje fushe te gjere te veprimtarise se tij, ne kuader te mbrojtjes se te te drejtave te njeriut, Ligji Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, por ne veçanti Ligji Nr.8503 date 30.6.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare”, i ngarkojne ketij institucioni nje mision te veçante, i cili lidhet me ate te kujdestarit te zbatimit dhe respektimit te kesaj te drejte te publikut te gjere, nga ana e administrates publike.

Pikerisht, duke qene se Avokati i Popullit eshte nje nga aktoret kryesore per mirepercaktimin dhe permiresimin e standarteve per te drejten e informimit ne vend, vleresojme se ratifikimi i Konventes se Keshillit te Europes “Per te drejten e aksesit ne dokumentat zyrtare”, date 27.11.2008, perben nje hap cilesor dhe te domosdoshem ne kete drejtim dhe padyshim shpreh nje zgjerim te garancive per respektimin e te drejtes per informim.

Nisur nga permbajtja e dispozitave te kesaj Konvente, duke filluar nga percaktimet e bera qe ne nenin 1 te saj, me kenaqesi evidentojme faktin se veprimtaria e Avokatit te Popullit ka qene dhe eshte ne kohezion te plote me frymen e ketij akti te rendesishem nderkombetar, ne fushen e te drejtave te njeriut. Kujtojme ketu, rekomandimin per hartimin e rregullores te brendshme tip per te drejten e informimit, si nje produkt cilesor i punes se Avokatit te Popullit, ne bashkepunim me projektin e USAID “Per shtetin Ligjor ne Shqiperi” dhe me Institutin për Studime Politike dhe Ligjore, ne vitin 2007. Konceptet dhe percaktimet e dhena ne kete rregullore, te cilat kane synuar qe te sigurojne aksesin e publikut, te ndergjegjesojne organet e administrates publike per detyrimin e zhdemtimit te subjekteve ne rastet e vertetuara te shkeljes te se drejtes per informim, te unifikojne rrugen proceduriale qe ndjekin kerkesat per informim dhe te rrisin efektivitetin dhe transparencen e administrates publike, jane ne te njejten linje dhe lehtesisht te krahasueshme me konceptet e dhena ne Konvente.

Kjo duke filluar qe nga kuptimi i termit te perdorur “Autoritete publike, i perkufizimit te “Dokumentit zyrtar”, i listimit me karakter shterues te nje sere kufizimesh te mundshme te se drejtes se aksesit ne dokumentet zyrtare, etj.

Nderkohe gjykojme se, legjislacioni aktual ne fuqi ne Republiken e Shqiperise per sa i perket te drejtes se informimit per dokumentet zyrtare, eshte pergjithesisht i harmonizuar me permbajtjen e dispozitave te kesaj Konvente dhe ky konkluzion i referohet perkatesisht te tre seksioneve te Konventes.

Megjithate gjykojme se, eshte e rendesishme te theksohet qe me ratifikimin e mundshem te Konventes se Keshillit te Europes “Per te drejten e aksesit ne dokumentat zyrtare”, date 27.11.2008, dhe berjes se saj pjese e legjislacionit normativ te brendshem, legjislatorit shqiptar i dalin disa detyra konkrete, veçanerisht referuar zbatimit te dispozitave te seksionit te pare te Konventes.

Eshte vete percaktim i Konventes qe kerkohet te nenshkruhet, qe shtetet pale te marrin masat e nevojshme ne legjislacionin e brendshem, per t’i dhene fuqi dispozitave mbi aksesin ne dokumentat zyrtare te percaktuara ne te.

Konkretisht, nisur nga rekomandimet tona dhe propozimet e meparshme nga aktore te ndryshem qe veprojne ne fushen e se drejtes per informim, eshte i nevojshem nje permiresim i permbajtjes se dispozitave te Ligjit nr.8503 date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”, si dhe plotesim i legjislacionit tjeter ekzistues ne fuqi, apo ndoshta edhe krijimi i nje legjislacioni te ri, qe do t’i pergjigjet me mire respektimit te standarteve minimale te vendosura ne Konvente, si dhe zgjerimit te tyre.

Te tilla permiresime ligjore, do te konsistonin ne rishikimin e afateve per dhenien e informacionit ne procedimet perkatese per kerkesat per akses ne dokumentat zyrtare, ne format e dhenies se informacionit, institucionalizimin e zyrave te informimit publik, apo edhe te mbrojtjes se veçante te te ashtequajturve individe “Bilbilfryres”.

Sa me siper, vleresojme se ratifikimi i Konventes nga ana e vendit tone, perben nje dimension te ri te vleresimit te kuadrit ligjor ekzistues dhe te zgjerimit cilesor te standarteve per kete te drejte themelore te njeriut.

Duke Ju falenderuar per bashkepunimin dhe mirekuptimin,

  

   

 

 

                                                           

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.