I
nderuar z. Gjinushi,
Pėrfitoj
nga rasti qė me kėtė komunikim tė parė zyrtar, t'ju dėrgoj
urimet mė tė mira dhe suksese nė detyrėn tuaj tė lartė dhe t'ju
shpreh gatishmėrinė e Institucionit qė pėrfaqėsoj pėr tė
vazhduar bashkėpunimin e frutshėm nė dobi tė forcimit tė shtetit
tė sė drejtės dhe zbatimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė
individit nė Shqipėri, si parakushte tė rėndėsishme pėr
integrimin e vendit tone nė strukturat euroatlantike.
Mė
poshtė do t'ju referoj diēka lidhur me problemin e rėndėsishėm tė
gjakmarrjes qė ēdo ditė e mė tepėr po bėhet njė plagė pė shoqėrinė
tone.
Nė
disa ankesa tė ardhura pranė Zyrės sonė, kėrkohet qė Avokati i
Popullit tė ndėrmjetėsojė pranė autoriteteve tė Administratės
Shqiptare, nė mėnyrė qė ankuesve fu bėhej i mundur emigrimi nė
ndonjė vend tjetėr pėr shkak tė kėrcėnimit qė u vjen nga
fenomeni i gjakmarrjes.
Ne
e vlerėsojmė problemin nga kėndvėshtrimi i detyrimit qė shteti ka
pėr tė siguruar jetėn e shtetasve tė tij dhe mbi kėtė bazė
menduam tė nxisnim idenė e njė lėvizje mė tė gjerė qė
parakupton njė bashkėpunim tė strukturave pėrkatėse tė shtetit,
tė shoqėrisė civile, por edhe angazhimin e pjesės sė interesuar tė
faktorit ndėrkombėtar; tė gjitha kėto nė funksion tė lehtėsimit
si tė pozitės sė familjeve tė ngujuara, ashtu edhe tė zbutjes sė
fenomenit tė gjakmarrjes nė tėrėsi.
Sipas
nenit 30 tė Ligjit Pėr Avokatin e Popullit kemi detyrimin qė,
nė bashkėpunim me organizatat joqeveritare, tė organizojmė tė
paktėn njė herė nė vit veprimtari kombėtare pėr gjendjen e tė
drejtave dhe lirive tė njeriut nė Republikėn e Shqipėrisė. Pėr kėtė
arsye kemi menduar qė nė fillim te muajit Dhjetor te kėtij viti tė
organizojmė njė konferencė kombėtare qė do tė trajtojė njė
problem tė tillė, qė tė mundėsojė njė debat tė hapur, nė pėrpjekje
pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė mundshme lidhur me rrugėt pėr
zgjidhjen e situatės absurde qė ėshtė krijuar nga fenomeni i
gjakmarrjes.
Duke
patur parasysh qė tė gjithė ata qė janė menduar tė ftohen e dinė
kuadrin ligjor dhe atė social pėr trajtimin e problemit, ajo qė
pritet nga kjo konferencė ėshtė se do tė mund tė iniciojme
hartimin e nje strategjie kombėtare me sugjerime tė dobishme, pėr
tu thelluar nė zgjidhjen e problemit dhe do tė mund tė skicohen
rrugėt konkrete qė do ti shėrbenin zgjidhjes sė tij. Kemi marrė
mesazhin e bashkėpunimit me tė gjitha strukturat qeveritare dhe
joqeveritare pėr gjetjen e rrugėve konkrete pėr stabilizimin e
situatės.
Pėr
kėtė, ėshtė dėrguar pranė dikasterit tuaj njė projekt pėr mėnyren
se si ėshtė menduar tė organizohet konferenca dhe ėshtė kėrkuar
qė tė percaktohen nga ju personat qė do tė kontaktojnė me zyren
tonė pėr kėtė problem si dhe tema qė do tė referohet prej jush.
Pėr
arsye tė organizimit tė kėsaj konference ėshtė e nevojshme qė tė
konfirmoni pjesėmarrjen tuaj dhe temėn qė do tė dėshėronit tė
relatonit ju ose ndonjė person tjetėr i ngarkuar nga ju sa mė
shpejt qė tė jetė e mundur.
Pėrveē
relatimeve tė lektorėve tė ndryshėm nė konferencė, do tė
zhvillohen dhe tryeza te rrumbullakta, ku do tė diskutohen nė grupe
mė tė vogla problemet e trajtuara nga lektoret.
Nė
konferencė besojmė se do tė merrni pjesė Ju dhe personalitete tė
tjera tė larta tė
vendit, si Presidenti
i Republikės, Kryeministri dhe disa ministra.
Paraprakisht
problemi ėshtė konsultuar me z. Ilir Gjoni dhe z. Bashkim Fino, kur
ishte Ministėr i Pushtetit Lokal, por tashmė do bashkėpunohet
konkretisht me gjithė institucionet e interesuara nė kėto ēėshtje.
Sidoqoftė
mendoj se do tė ishte shumė efektive angazhimi juaj personal, i cili
do te bėnte tė mundur qė kjo Konferencė dhe Strategjia Kombėtare
tė realizoheshin dhe tė kishim rezultate konkrete.
Duke
besuar nė mirėkuptimin dhe bashkėpunimin tuaj, lutemi na vini nė
dijeni sa mė shpejt, mundėsisht brenda dates 15.10.2001, pėr
angazhimin tuaj pėr sa mė sipėr.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI