Tė
nderuar Zotėrinj,
Duke
ju falenderuar pėr bashkėpunimin qė kemi patur nė fushėn e
mbrojtjes sė tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi, mė
lejoni tju vė nė dijeni pėr njė shkelje tė rėndė tė nenit 6
tė Konventės Europiane tė tė drejtave tė njeriut nė gjykatėn e
Selanikut, qė u bė publike nė emisionin Shqip tė Tv Top
Chanel mė 21 nėntor 2003.
Konkretisht
disa tė burgosur shqiptarė qė janė dėnuar nė Greqi dhe qė vuajnė
dėnimet nė Shqipėri, sepse janė transferuar kėtu, janė ankuar se
gjatė gjykimeve tė tyre nuk janė zbatuar si duhet proēedurat.
Gazetarja e
Tv Top Chanel zj. Rudina Xhunga ka vajtur nė gjykatėn e
Selanikut. Atje ajo ka investiguar nė lidhje me personat qė bėjnė
pėrkthimin nė gjuhėt greqisht dhe shqip. Ka konstatuar se nga viti
1991 deri nė vitin 2000 pėrkthime tė tė dėnuarve shqiptarė ka bėrė
edhe zonja Niki Vavacula, e cila nė fakt nuk din fare gjuhėn shqipe.
Kėtė gjė gazetarja e ka vėrtetuar edhe duke bėrė njė intervistė
me zj. Vavacula. Por ka edhe dokumente tė gjykatės greke e cila nė
vitin 2001 ka konstatuar se ajo nuk e di gjuhėn shqipe, e megjithatė
nuk e ka dėnuar atė. Faktin e mėsipėrm e kanė vėrtetuar edhe
zoti Kristo Pepa e zj. Olga Vasiliu qė punojnė si pėrkthyes pranė
gjykatės nė Selanik.
Nė
kėto kushte del qartė se gjatė viteve 1991-2000 nė gjykatat penale
tė Selanikut (shkalla e parė dhe ajo e dytė), nė tė gjitha rastet
qė zj. Vavacula ka qenė si pėrkthyese e shtetasve shqiptarė ėshtė
shkelur gėrma e, pika 3 e nenit 6 tė Konventės Europiane tė
tė drjetave tė njeriut. Tė gjitha proēeset gjyqėsore penale ku ka
pėrkthyer zj. Vavacula kanė qenė tė parregullta sepse tė
akuzuarve nuk u ėshtė siguruar pėrkthyes qė me tė vėrtetė tė
dinte gjuhėn shqip-greqisht, por atyre formalisht ju ėshtė caktuar
si pėrkthyes njė person qė dinte gjuhėn greke dhe gjuhė sllave
apo turke, por nuk dinte gjuhėn shqipe.
Zj.
Rudina Xhunga ka mėsuar se prokuroria e Selanikut po bėn hetime kundėr
zj. Vavacula, pasi ka denoncuar pėrkthyesi Kristo Pepa. Por
duke patur parasysh rėndėsinė e ēėshtjes do tė
rekomandonim qė edhe institucionet tona tė pėrfshihen nė kėtė
ēėshtje duke jua bėrė
prezent institucioneve homologe greke. Nė kėtė rast pėr tė
gjetur mėnyrat se si duhen ndihmuar shtetasit shqiptarė tė dėnuar
nė Greqi, nė radhė tė parė autoritetet greke duhet tė nxjerrin tė
dhėna nga gjykata penale nė Selanik (shkalla e parė dhe e dytė),
se nė sa raste dhe pėr cilėt shtetas shqiptarė zj. Vavacula ka qenė
pėrkthyese gjatė viteve 1991-2000. Pasi tė evidentohen tė gjitha kėto
raste duhet bashkėpunuar pėr tė pėrcaktuar se ēfarė duhet bėrė
qė kėtyre tė dėnuarve tu garantohet njė proēes pėr
rishikimin e ēėshtjeve tė tyre, siē e parashikon ligji penal grek,
por edhe gjithė konventat ndėrkombėtare.
Kėtė
ēėshtje ne ja kemi ngritur edhe Ombudsmanit grek, Amnisti
International dhe institucioneve tė Kėshillit tė Europės qė
merren me tė drejtat e njeriut.
Duke
besuar nė mirėkuptimin dhe bashkėpunimin tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI