Z.Minister
!
Institucioni
i Avokatit te Popullit ne permbushjen e misionit te tij
kushtetues, per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te individeve
nga ēdo shkelje e pretenduar e veprimeve dhe mosveprimeve te
administrates publike, eshte njohur me nje ankese te prezantuar
nga Zj.Ariana Koloneci, me profesion farmaciste ne qytetin e
Durresit. Ankuesja na informon per nje problem qe ka lindur
gjate funksionimit te sherbimit te saj si farmaciste dhe qe
sipas pretendimit te ankueses, lidhet me parregullsine ne
dhenien e lejeve ne ushtrimin e veprimtarise se farmacive
private.
Me lejoni ne vijimesi tju paraqes ēeshtjen si me
poshte:
Zj.Koloneci ushtron prej 10 vitesh veprimtarine e saj ne
farmacine private, aktivitet te cilin e ka ngritur duke
respektuar te gjitha ligjet dhe aktet nenligjore, si dhe
kriteret e percaktuara nga Ministria e Shendetsise. Nje prej
ketyre kritereve eshte dhe respektimi i distancave ndermjet
farmacive, kur ēelen te reja apo trasnferohen ato ekzistuese.
Ky rregull eshte sanksionuar me Urdherin Nr.72 date 15.02.2000
te Ministrit te Shendetsise. Nxjerrja e ketij urdheri mbeshtetet
ne argumentimin e konstatimit te tendences ne grumbullimin e
farmacive prane poliklinikave dhe qendrave shendetsore, duke
lene zbrazur siperfaqe te populluara, fakt i cili krijonte
anomali ne sherbimin farmaceutik per keto zona te banuara. Per
kete arsye u urdherua respektimi disptances prej 200 metra
katror, nga njera farmaci ne tjetren.
Gjate ketyre viteve te zhvillimit te sherbimit
farmaceutik, ne hapjen e farmacive te reja dhe ato te
transferuara, eshte respektuar urdheri i mesiperm. Se fundi data
15.04.2004, shenoi nxjerrjen e nje urdheri tjeter, respektivisht
me Nr.203 date 15.04.2004, sipas te ciles urdherohet heqja e
distances 200 metra katror ndermjet farmacive, duke e
argumentuar me nxitjen dhe permiresimin e biznesit dhe sherbimit
farmaceutik. Urdheri i mesiperm shfuqizoi urdherin e meparshem
Nr.72 date 15.02.2002. Ne keto kushte dhe gjate kesaj kohe,
ankuesja na sqaron se jane miratuar disa leje, te cilat sipas
pretendimit te saj, kane cenuar ushtrimin e sherbimit te saj
sepse ne rastin qe na paraqet Zj.Koloneci, liēensa per
farmacine e re qe eshte miratuar, eshte ngjitur me te, nen te
njejtin pallat. Por ky rast sipas saj, nuk eshte i vetem dhe
kete e mbeshtet dhe informacioni i Sindikates se Farmacisteve, e
cila e ngre si shqetesim pikerisht kete fakt qe ka ndodhur edhe
me Zj.Koloneci, e cila eshte nje prej disa rasteve te
konstatuara kohet e fundit.
Sipas
informacionit te disponuar nga ankuesja, pretendohet gjithashtu
se leja per kete farmaci te re, qe eshte krijuar rishtas ngjitur
me te, perkatesisht e farmaciste Zj.Mira Balles, eshte miratuar
pa kaluar si proēedure ne komisionin e miratimit te liēensave,
ne kundershtim me rregulloren e funksionimit te Komisionit, i
cili mblidhet nje here ne muaj
dhe pretendohet se ne mbledhjen e radhes, nuk eshte
diskutuar per kete rast.
Zj.Koloneci na shpjegon se Ligji Nr.9150 date 30.10.2003
Per Urdhrin e Farmacisteve, ka parashikuar ne dispozitat e
tij mbrojtjen e farmacisteve nga veprimet arbitrare te
administrates publike ose private, per ushtrimin e profesionit
dhe rregullon marredheniet e punes ndermjet farmacisteve.
Gjithashtu ne kete ligj, eshte parashikuar edhe ngritja e
Komisionit te regjistrimit dhe dhenies se te drejtes se
ushtrimit te profesionit, por megjithese ligji parashikon nje
afat 3 mujor, nga dita e hyrjes ne fuqi te tij, rezulton se ende
nuk eshte bere e mundur realizimi i ketij detyrimi ligjor, fakt
i cili ka sjelle dhe keto anomali qe jane verejtur ne sherbimin
farmaceutik.
Me tej, Urdheri i dates 15.04.2004 i cili heq distancat
midis farmacive, eshte pasuar nga nje tjeter urdher
respektivisht me Nr.230 date 28.04.2004, i cili pezullon
urdherin Nr.203 date 15.04.2004 per heqjen e distances ndermjet
farmnacive, duke u mbeshtetur serisht ne te njejtin argument,
ate te disiplinimit dhe shperndarjes propocionale te farmacive
dhe agjensive farmaceutike, ne sherbim te komunitetit ne tere
vendin.
Jetegjatesia prej 13 ditesh e urdherit qe heq distancat
ndermjet farmacive, solli si pasoje shkeljen e kriterit per
shperndarjen propocionale te farmacive per popullaten, duke u
grumbulluar pa kriter vetem ne disa vende dhe duke lene zbuluar
zona te tera te populluara.
Ne keto kushte Zj.Koloneci, e cila nuk eshte e vetme ne
kete shqetesim qe paraqet, ka kerkuar nderhyrjen e Ministrise se
Shendetsise ne rregullimin e kesaj gjendje anormale dhe per kete
arsye, Ju ka paraqitur dhe nje ankese me shkrim, por deri tani
nuk disponon asnje pergjigje per kete ēeshtje.
Se fundi, i eshte drejtuar Avokatit te Popullit dhe
kerkon ndermjetesimin e tij institucional, me qellim qe kjo
gjendje e krijuar ne sherbimin farmaceutik vetem per 13 dite, te
mund te rregullohet .
Per
nevojat e shqyrtimit te kesaj ankese, bazuar ne nenin 63 pika 4,
te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, qe percakton se :Organet
dhe funksionaret
publike jane
te detyruar ti paraqesin Avokatit te Popullit te
gjitha dokumentat dhe informacionet e kerkuara prej tij,
si dhe ne nenin 19, pika b te ligjit Nr.8454 date
4.02.1999 Per Avokatin e Popullit, qe percakton se : Avokati
i Popullit ka te drejte te kerkoje shpjegime nga cdo organ i
administrates qendrore dhe vendore, si dhe te marre cdo dosje
apo material qe ka lidhje me hetimin , kerkojme nje
informacion per kete problem, qe ndoshta eshte i njohur edhe nga
Ju. Cilat jane shkaqet ligjore qe Urdheri Juaj i vitit 2000, u
shfuqizua ne vitin 2004 dhe vetem pas pak kohesh, u pezullua
serisht. Cilat jane argumentat mbi te cilat u bazua Ministria e
Shendetsise, ne marrjen e iniciatives per heqjen e kriterit te
distances dhe me pas te iniciatives per pezullimin e heqjes se
distances. Lutemi na informoni nese pretendimet qe paraqet
ankuesja, qendrojne dhe si e vleresoni ju faktin qe lejet e
miratuara se fundi gjate ketij afati te shkurter kohor, kane
sjelle grumbullime pa kriter te ketij sherbimi, shqetesim te
cilin na e percjelle edhe Sindikata e Farmacisteve, si dhe
alternativat per nje zgjidhje te mundshme te kesaj situate. Ne
vijim lutemi na informoni, nese jane miratuar leje per farmaci
te reja pa respektuar distancen 200 metra katror, duke
shfrytezuar intervalin kohor te Urdherit Nr.203 date 15.04.2004
qe heq distancen
dhe
Urdherit Nr.230 date 28.04.2004 qe pezullon heqjen e
distances se mesiperme, perfshire rastin e Zj.Mira Balla. A do
te rivleresohen edhe njehere keto licensa, me mundesine e
revokimit te tyre?
Cilat jane pengesat ligjore qe kane sjelle mos miratimin
e akteve nenligjore, ne afatin e percaktuar ne ligjin Nr.9150
date 30.10.2003 Per Urdherin e Farmacisteve ne Republiken e
Shqiperise, veprime te cilat do te kontrollonin disiplinimin
e sherbimit farmaceutik, ne sherbim te komunitetit.
Lutemi, pergjigjen per sa me siper na e dergoni brenda
nje afati sa me te shkurter kohor, sepse ne varesi te saj edhe
zyra jone percakton proēedimin e metejshem per kete ankese,
duke respektuar afatin ligjor qe ka ne dispozicion sipas ligjit,
kundrejt ankueses.
Duke shpresuar ne bashkepunimin dhe mirekuptimin Tuaj.
AVOKATI I
POPULLIT
ERMIR
DOBJANI
Shenim:
Kjo kerkese eshte perseritur ne daten 16.07.2004 me nr. K3/A32-4
Prot.