REPUBLIKA E SHQIPERISE

Kabineti i Presidentit

___________________________________________________________________________

 

Nr. ext Prot.                                            Tiranė, mė 24/03/2004

   

Avokatit te Popullit

TIRANE

Zotit Ermir DOBJANI

 

 

I nderuar zoti Dobjani,

        

Kam kenaqesine, qe ne emer te Presidentit te Republikes SH.T.Z. Alfred Moisiu, t'ju ftoj ne takimin qe do te organizohet me nismen e Presidentit te Republikes dhe ka si qellim fillimin e nje fushate te gjere kunder gjakmarrjes, ketij fenomeni qe vazhdon te mundoje shoqerine shqiptare.

 

Eshte menduar te jete nje diskutim i hapur per kete fenomen si dhe nisjen e marrjes se planeve dhe veprimeve konkrete te Institucioneve dhe shoqerise shqiptare.

 

Gjithashtu synohet te krijohet nje grup pune me perfaqesi nga Institucionet kryesore pergjegjese, qe do te veproje ne terren ne arritjen e rezultateve te shpejta dhe konkrete.

 

Bashkengjitur do te gjeni listen e Institucioneve, qe mendohet te marrin pjese ne takim si dhe do te vendosin per grupin e punes.

 

Sot pranimi i fteses per takim dhe neser kontributi juaj dhe i Institucionit, qe ju perfaqesoni, jane hapa te rendesishem ne luften kunder gjakmarrjes.

 

Takimi do te zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve, me daten 30 mars 2004, ora 10.00

 

Duke ju falenderuar per bashkepunimin,

 

 

Shefe Kabineti

 

Iris HALILI

 

 

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.