III.
V L E R E S I M E
Ky
mision na krijoi mundesine qe te konstatojme zhvillimin me perparesi
te Institucionit te ri Shqiptar, qe per dy vjet, ka arritur te krijoje
nje zyre operacionale (funksionale) dhe te arrire, te pajisur me nje
ekip dinamik.
Nga
takimet me autoritetet shqiptare, doli qe Avokati i Popullit eshte
marre me seriozitet dhe respektuar, dhe qe rekomandimet e tij
faktikisht jane ndjekur.
Avokati
i Popullit ka gjithashtu mardhenie shume te mira me organizatat
joqeveritare, si dhe me mediat. E deshmojne takimet tona me Qendren
shqiptare per te drejtat e njeriut dhe pjesemarrja ne seminarin e
organizuar nga kjo OJQ, si dhe mbulimi mediatik i vizites se
Mediatorit te Republikes franceze tek homologu i tij. Ky bashkepunim
dhe keto shkembime informacioni dolen te frytshme, ne te miren e
qytetareve.
Perpara
autoriteteve shqiptare, Z.Bemard STASI ka paraqitur mirekuptimin
(harmonine) miqesore dhe profesionale qe lidh dy institucionet, dhe
mbeshtetjen qe ai eshte i gatshem ti jape.
Madje,
ai ka nenvizuar qe me 1975, kur Mediatori i Republikes festonte
pervjetorin e dyte te tij, ai nuk do e kishte patur kete stad
zhvillimi. Per me teper, sot Institucioni shqiptar, ne disa drejtime,
eshte me kerkues sesa ne France: perfshirja ne Kushtetute, numri
telefonik ne linje direkte me te burgosurit, komunikimi i perforcuar
me mediat dhe me OJQ, etj.