REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 154/2 Prot.                                         Tiranė, mė 23/09/2002

   

Lenda:        Pėr bashkėpunimin pėr Konferencėn Kombėtare “Pėr tė drejtėn e Informimit pėr dokumentet zyrtarė”. 

       

   

Drejtuar:    Kryeministrit

  

                   Zotit  Fatos  NANO

 

                                                                              Tiranė

     

          I nderuar Z. Kryeministėr!

 

          Nė zbatim tė detyrave tona Kushtetuese, pėr rreth 2 vjet kemi punuar pėr rritjen e transparencės sė administratės publike shqiptare qė Ju keni nderin ta drejtoni. Mjetet e pėrdorura nga ne kanė qėnė qė nga verifikimet dhe hetimet e ankesave deri tek Rekomandimet pėr zgjidhjen e tyre. Duke shfrytėzuar autorizimin qė jep ligji nr.8503 dt.20.06.1999 “Pėr tė drejtėn e informimit pėr dokumentat zyrtarė”, qė ka caktuar Avokatin e Popullit si kujdestar pėr zbatimin e tij, siē e thamė, pėr rreth dy vjet kemi nisur mbi 400 rekomandime drejtuar gjithė niveleve tė administratės publike pėr hartimin e rregulloreve dhe krijimin e lehtėsive strukturore e praktike pėr marrjen nga ana e publikut nė mėnyrė tė plotė, tė saktė e tė pėrshtatshme tė tė gjitha dokumentave zyrtarė, ashtu siē e kėrkon ligji nė fjalė. Njė rekomandim tė tillė i kemi nisur edhe paraardhėsve Tuaj.

          Nė vijim tė kėsaj veprimtarie, Institucioni i Avokatit tė Popullit, nė bashkėpunim me Institutin e Studimeve Ligjore ka planifikuar tė organizojė njė Konferencė Kombėtare nė muajin Dhjetor 2002 pėr tė analizuar realizimin e tė drejtės sė informimit (Transparencėn Qeverisėse). Nė kėtė Konferencė ku do tė synohet tė jepet pėrvoja e deritanishme, arritjet dhe mangėsitė si dhe objektivat pėr tė ardhmen.

          Duke qenė i bindur qė Ju dhe Qeveria qė Ju drejtoni jeni tė interesuar pėr njė transparencė sa mė tė madhe ndaj publikut, Ju ftojmė tė bashkėpunojmė pėr tė realizuar me sukses kėtė Konferencė Kombėtare dhe njėkohėsisht pėr tė kontribuar nė rritjen e Transparencės dhe Mirėqeverisjes.

          Si fillim, pėr tė realizuar njė bashkėpunim sa mė tė mirė, mendojmė qė si pikė kontakti dhe person qė do tė ndjekė bashkėpunimin pėr organizimin e Konferencės tė jetė Ministri i Shtetit, zoti Blendi Klosi. Pėr kėtė pėrzgjedhje u nisa edhe nga fakti qė z. Blendi Klosi mbulon edhe problemet e antikorrupsionit dhe pse praktikisht transparenca ėshtė njė nga mjetet mė efikase tė luftės kundėr korrupsionit.

          Duke shpresuar pėr vlerėsimin pozitiv, bashkėpunimin Tuaj dhe njė pėrgjigje sa mė tė shpejtė, bashkė me ēdo sugjerim apo vėrejtje Tuajėn.

    

 

  

                                                          Me respekt

        

AVOKATI  I  POPULLIT

   

    

       Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.