Duke shprehur se pari
konsideraten me te larte per institucionin e Avokatit te Popullit dhe
per misionin qe ai ka lidhur me mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te
individeve nga shkeljet e pretenduara te administrates publike, ju
japim sqarimin e meposhtem ne pergjigje te shkreses tuaj Nr. K3/A32-4
date 16.07.2004.
Lidhur me pretendimin e ankueses
Znj. Ariana Koloneci per parregullsi ne dhenien e lejeve ne ushtrimin
e veprimtarise se farmacive private, theksojme qe ne fillim se ky
pretendim nuk qendron.
Urdhri i Ministrit te
Shendetesise per heqjen e kriterit te distances ndermjet farmacive u
realizua se pari duke u bazuar ne propozimet e OBT-se (organizate me
te cilen qeveria shqiptare ka nderrmarre angazhime te shumanshme), e
cila e konsideron ekzistencen e kriterit te distances si barriere qe i
behet biznesit farmaceutik.
Se dyti, tregu farmaceutik
shqiptar tashme eshte me i konsoliduar, shperndarja e farmacive eshte
me proporcionale dhe sherbimi farmaceutik ndaj pacienteve realizohet
ne te gjitha zonat e vendit shume me mire sesa ne vitin 2000 (vit i
hyrjes ne fuqi te urdhrit per vendosjen e distances si kriter per
hapjen e farmacive te reja).
Se treti, gjate vitit 2004
Ministria e Shendetesise ka hartuar ligjin e ri te barnave, ne te
cilin jane sanksionuar kritere te reja te hartuara ne bashkepunim edhe
me pushtetin vendor, kritere keto qe do te rregullojne sherbimin
farmaceutik jo vetem si biznes farmaceutik fitimprures, por ngulmohet
ne faktin qe farmacia te jete nje njesi shkencore e sherbimit
shendetesor ku farmacisti (vetem ai dhe askush tjeter) jo vetem do te
shperndaje barna por do te shperndaje edhe infonnacion shendetesor.
Urdhri per heqjen e distances
ndermjet farmacive ndeshi ne reagimin e Sindikates se Farmacisteve dhe
shoqates se tyre dhe ne te shumten e rasteve u be shkak per pengesa te
qellimshme ne sherbimin farmaceutik, ne marredheniet me ISKSH etj .
Nisur nga ky fakt, duke iu
referuar edhe ligjit te ri te barnave ne te cilin kemi parashikuar
rivendosjen e kriterit te distances prej 200 m lineare (dhe jo metra
katror sic shpreheni ju ne shkresen tuaj) duke sanksionuar keshtu edhe
ne ligj kriterin e distances dhe ate demografik (l fannaci per 3000
banore), vendosem qe te shfuqizonim Urdhrin per heqjen e distances.
Ligji i ri i barnave eshte
hartuar ne bashkepunim dhe me konsultime te shumta me shoqatat e
farmacisteve, me ate te distributoreve farmaceutike etj .
Ky ligj tashme pritet te
shqyrtohet ne parlamentin shqiptar dhe eshte ky i fundit qe do te
vendose perfundimisht lidhur me vendosjen apo heqjen e kriterit te
distances dhe ne cdo rast ky ligj do te shfuqizoje te gjithe urdhrat e
meparshem lidhur me kriterin e distances si kriter per hapjen e
farmacive te reja.
Lenia ne fuqi per nje kohe te
shkurter e urdhrit per heqjen e distances nuk ka te beje me asnje
favorizim te dikujt dhe ka sjelle shqetesim vetem per dy farmaci ne
Durres dhe nje ne Tirane. Gjate kesaj periudhe jane miratuar vetem 5
subjekte fannaceutike te reja. Pra shqetesimi i shkaktuar nga nxjerrja
e ketij urdhri nuk ka aspak permasat qe sindikata e farmacisteve
kerkon t'i atribuoje.
Referimi qe farmacistja i ben
Urdhrit te Farmacisteve nuk qendron pasi ky urdher nuk ka te beje me
interesat ekonomike te farmacisteve por ai do ti mbroje ata nga
veprimet arbitrare te administrates shteterore nga pikepamja
profesionale.
Vonesa ne ngritjen e Urdhrit te
Farmacisteve ka ardhur per shkak te miratimit me vonese te VKM per
financimin e urdhrit te farmacisteve. Ky vendim eshte marre me date
9/07/2004 (Nr. 449). Jemi duke punuar me shume intensitet per
permbushjen e ketij detyrimi ligjor dhe shume shpejt do ta realizojme
ate.
Duke ju falenderuar per mirekuptimin,