Nr.
6226 Prot.
Tirane, me 23.07.2004
Lenda:
Mbi raportin vjetor 2003 te Avokatit te Popullit
ZOTIT
ERMIR DOBJANI
AVOKAT
I POPULLIT
I
nderuar Zoti DOBJANI,
Duke
vleresuar punen Tuaj per pergatitjen e Raportit vjetor 2003 dhe
duke Ju fa1enderuar per rekomandimet persa i perket veprimtarise
se Ministrise se Puneve te Jashtme, deshiroj t'Ju siguroj se
gjithe strukturat e Ministrise se Puneve te Jashtme jane te
angazhuara plotesisht per permbushjen e detyrave funksionale te
MPJ ne respektim te legjislacionit ne fuqi ne Republiken e
Shqiperise dhe praktikes nderkombetare ne marredheniet
diplomatike, ne bashkepunim te ngushte me institucionet e tjera.
Ne
lidhje me vleresimet e Avokatit te Popullit ne Raportin vjetor
2003 mbi veprimtarine e Ministrise se Puneve te Jashtme, Ju verne
ne dijeni se:
1)
Te gjitha ankesat e adresuara Ministrise se Puneve te Jashtme nga
Avokati i Popullit per punen e perfaqesive diplomatike dhe
konsullore te akredituara jashte vendit, jane shqyrtuar me
perparesi. Ne ēdo rast eshte komunikuar me perfaqesite per te
verifikuar rastet konkrete, duke u dhene dhe pergjigjet perkatese
te interesuarve apo duke e percjelle problemin tek institucionet
kompetente per zgjidhjen e tij;
2)
Rradhet e gjata ne zyren e lega1izimit te dokumenteve kane te
bejne ne shumicen e rasteve me fluksin e dokumentave qe kerkohen
nga perfaqesite e huaja ne periudha te caktuara kohore si: per
studime jashte vendit, legalizim te shtetasve shqiptare qe banojne
ne vende te tjera ne momentin kur kerkohet rinovimi i lejeve te
qendrimit apo ne sezonet turistike. Megjithate, ne te gjitha
rastet, Ministria e Puneve te Jashtme ka proceduar me personelin e
saj per nje pune sa me efikase dhe shmangie te rradheve te gjata
gjate ketyre periudhave.
3)
Persa i perket aderimit ne Konventen e Hages, me date 9 maj 2004
ka hyre ne fuqi Konventa e Hages per heqjen e legalizimit te
dokumenteve per Shqiperine. Me kete anetaresim eshte finalizuar
puna disa mujore e pergatitjes per aderimin ne kete Konvente me
rendesi te madhe praktike, ku marrin pjese shumica e shteteve te
huaja. Per njohjen e zyrave tona dhe publikut me hyrjen ne fuqi te
Konventes, veē njoftimeve zyrtare, njoftimeve per shtyp dhe ne
faqen elektronike te Ministrise se Puneve te Jashtme, eshte
organizuar nje seminar i posaēem me perfaqesues te prefekturave
dhe organeve te tjera te pushtetit lokal.
Duhet
te permendim se per shkak te defekteve qe paraqet sistemi yne
administrativ i leshimit te akteve te gjendjeve civile, pese vende
te rendesishme nuk kane njohur zbatimin e Konventes me vendin
tone: Greqia, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Spanja. Me fillimin
e zbatimit te Vendimit te akteve te gjendjes civile qe eshte
detyre e Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit,
Ministria e Puneve te Jashtme do te kerkoje rishikimin e qendrimit
te ketyre vendeve ndaj pranimit te dokumentave ne zbatim te
Konventes;
4)
Leshimi dhe refuzimi i vizave per shtetasit shqiptare nga
perfaqesite e huaja te akredituara ne Republiken e Shqiperise: per
ēfare i takon Ministrise se Puneve te Jashtme, jane bere te
gjitha perpjekjet per lehtesimin maksimal te dhenies se vizave nga
perfaqesite e huaja. Duhet patur parasysh se perfaqesite e huaja
veprojne ne leshimin e vizave ne baze te ligjeve te vendit te tyre
dhe per kete arsye nuk pranojne nderhyrje apo rekomandime per
menyren se si do te trajtojne kerkesat per vize te qytetareve
shqiptare;
5)
persa i perket ēeshtjes se botimit te akteve nderkombetare te
ratifikuara nga Kuvendi ne Fletoren Zyrtare sqarojme:
-I-
Ne lidhje me piken e pare mbi sugjerimin per botimin e vazhdueshem
te marreveshjeve dhe konventave nderkombetare, te ratifikuara nga
vendi yne, Ministria e Puneve te Jashtme, si institucioni
propozues i projektligjeve perkatese ne Keshillin e Ministrave, ne
zbatim te ligjit nr. 8371, date 09.07.1998 Per lidhjen e
traktateve dhe mareveshjeve nderkombetare, i dergon Keshillit
te Ministrave tekstet e perkthyera zyrtarisht ne gjuhen shqipe dhe
tekstin ne gjuhen e huaj te te gjitha akteve qe ratifikohen.
Institucioni
yne ka treguar kujdes te vazhdueshem per kontrollin e cilesise se
perkthimit te tyre, ne ato raste kur nuk kryhen nga drejtoria
pergjegjese per kete prane Ministrise se Drejtesise, madje disa
institucioneve nuk u jane pranuar dokumentat dhe u jane kthyer per
plotesim te metejshem, per te garantuar nje perkthim dhe botim
cilesor dhe profesional.
Gjithashtu,
Ministria e Puneve te Jashtme ka bashkepunuar ngushte edhe me
Qendren e Publikimeve Zyrtare, si institucioni pergjegjes per
botimin e akteve ne Fletoren Zyrtare, per dergimin ne forme
elektronike te teksteve qe disponojme, duke ndihmuar ne punen e
ketij institucioni.
Theksojme
se nga viti 1998, kur u miratua Kushtetuta, ne pergjithesi jane
botuar ne Fletoren Zyrtare, pothuajse te gjitha marreveshjet dhe
konventat e ratifikuara nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise.
-II-
persa i perket realizimit te botimit te akteve te pabotuara ne
Fletoren Zyrtare (kryesisht ato te ratifikuara perpara vitit 1998)
sqarojme se vitin e kaluar institucioni yne se bashku me
Ministrine e Drejtesise dhe ABA CEELI (Inisiatiava Ligjore per
Evropen Qendrore dhe Euroazine, Shqiperi), bashkepunuan per nje
projekt per perkthimin dhe botimin e disa akteve, te pabotuara ne
Fletoren Zyrtare.
Ne
kete kuader, mbeshtetur ne nje fond te siguruar nga ABA-CEELI, u
rea1izua perkthimi i disa konventave te OKB-se dhe Keshillit te
Evropes dhe Ministria e Drejtesise, si institucioni ne varesi te
te cilit eshte Qendra e Publikimeve Zyrtare, duhej te merrej me
botimin e tyre. Nga informacioni qe disponojme rezulton se keto
akte ende nuk jane botuar. Ministrise se Drejtesise i eshte
kerkuar informacion per kete ēeshtje, por nuk ka patur pergjigje.
Ne
lidhje me botimin e akteve te tjera te pabotuara, sqarojme se se
pari mbetet te zgjidhet problemi i perkthimit te tyre ne gjuhen
shqipe, pasi nje numer i konsiderueshem i tyre rezultojne te
paperkthyera dhe per kete duhet te sigurohen fondet perkatese.
nderkohe qe eshte Ministria e Drejtesise institucioni pergjegjes
per perkthimin e akteve nderkombetare ne te cilat Shqiperia behet
pale dhe botimin e ligjeve perkatese te anetaresimit ne f1etoren
zyrtare.
Duke
Ju falenderuar per bashkepunimin.
MINISTRI
KASTRIOT
ISLAMI
(firma,
vula)
|