|
Nr.
2580 Prot.
Tirane, me 23.05.2005
KERKESE:
Per doreheqjen nga detyra e Drejtorit te Policise se Burgjeve
DREJTUAR:
Ministrit te Drejtesise
Z.Fatmir
XHAFAJ
PER
DIJENI:
Presidentit te Republikes se Shqiperise Z.Alfred
MOISIU
PER
DIJENI:
Kryeministrit te Republikes se Shqiperise Z.Fatos NANO PER
DIJENI: Avokatit te Popullit Z. Ermir DOBJANI
Te
nderuar Zoterinj !
Une,
Drejtues Piro Lutaj, aktualisht Drejtori i Policise se Burgjeve,
me nje ndjenje te larte pergjegjesie dhe respekti per detyren qe
kam kryer deri me sot, si dhe vleresimin qe me eshte bere me
emerimin ne kete detyre nga ana Juaj, ne mbeshtetje te nenit 69,
pika l, germa "c" te Kushtetutes se Republikes se
Shqiperise, paraqes doreheqjen nga ky funksion i larte
shteteror, per shkak te angazhimit tim politik ne zgjedhjet
parlamentare te 03.07.2005.
Gjate
gjithe kohes se kryerjes se detyres time jam udhehequr nga nje
perkushtim e vendosmeri absolute ne kryerjen e detyres se
ngarkuar, bazuar ne parimet themelore te Shtetit ligjor dhe
Shtetit te se Drejtes, duke pasur si autoritetin me te larte
urdherdhenes, vetem Kushtetuten dhe ligjin.
Karrieres
time profesionale, perkushtimit tim dhe shkalles se larte te
vendosmerise ne kryerjen e funksioneve te mia te rendesishme, u
eshte bere nje vleresim shume i larte nga ana Juaj, gje qe me ka
dhene kurajo e me ka bere te ndihem krenar e i respektuar, e per
kete aresye ju shpreh mirenjohjen time maksimale dhe ju
falenderoj me gjithe zemer.
I
ndodhur ne nje detyre te rendesishme dhe me graden e rolit
madhor, (Drejtues), duke qene ne majen e piramides profesionale,
nuk mund te kem kurresesi ambicie me te larta ne drejtimin
profesional, por si qytetar i ndershem dhe i pergjegjshem i
ketij vendi, me qellim dhenien e nje kontributi vetjak qe rrjedh
nga nje karriere, eksperience dhe edukim shumevjecar ne
profesionin tim, jap doreheqjen nga ky funksion, per tiu
perkushtuar nje angazhimi tjeter, atij politik, me besimin e
madh tek vetja, se kam shume per te dhene edhe jashte fushes
profesionale ku kam punuar deri me sot, per shoqerine, koleget
dhe kombin tim.
Parlamenti
i ardhshem shqiptar ne pershtatje me nivelin e zhvillimeve te
gjithanshme te arritura dhe objektivat e ndermarra nga shoqeria
jone, kerkon qe zeri i njerezve te arsimuar dhe me kurajo
profesionale, te cilet perulen vetem ndaj kombit, shoqerise,
ligjit dhe vlerave te larta morale e demokratike te shoqerise,
si dhe jane mirenjohes ndaj atyre qe i kane vleresuar, te ndihet
fuqimisht dhe te kete shkallen me te larte te perfaqesimit.
Duke
qene bir i devotshem i zones ne te cilen une do te kandidoj,
duke iu pergjigjur thirrjes se bere nga ajo zone dhe subjektit
politik nen siglen e te cilit do te kandidoj, duke pare qe ka
akoma shume per te bere per te vleresuar voten e asaj zone me
tradita te lashta historike, kulturore e morale, vendosa te hyj
ne garen elektorale me nje ndjenje te larte pergjegjesie per te
ndryshuar shume gjera ne ate zone, dhe per te dhene kontributin
tim te pergjithshem ne parlamentin e ardhshem.
Duke
vleresuar shkallen e larte te bashkepunimit dhe marredheniet
shume te mira ne ushtrimin e detyrave te mia ne vite, ju
falenderoj nga zemra dhe ju uroj suksese ne permbushjen e
detyrave dhe funksioneve qe keni.
Me
Konsideratė tė lartė pėr JU
DREJTORI I POLICISE SE BURGJEVE
Drejtues Piro LUTAJ
|