REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 40 Prot.                                               Tiranė, mė 23/02/2007

 

Lenda:        Nė vijim tė ndjekjes se rekomandimit per realizimin e pėrkthimit dhe botimit zyrtar tė akteve ndėrkombėtare, nė tė cilat Shteti Shqiptar ėshtė pale. 

       

   

Drejtuar:    Ministrit tė Drejtėsisė

Z. Aldo BUMĒI

      

Per dijeni:  Kėshillit tė Ministrave

Sekretarit tė Pėrgjithshėm

Z. Myqerem TAFAJ

 

Ministrit tė Punėve tė Jashtme

Z. Besnik MUSTAFAJ

 

Ministrit tė Financave

Z. Ridvan BODE

     

                                                     TIRANE

        

     

Tė nderuar Zotėrinj !

 

Avokati i Popullit nė ndjekje tė Rekomandimit tone per pėrkthimin dhe botimin zyrtar tė akteve ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Kuvendi apo nė tė cilat Shteti Shqiptar ėshtė pale, ka patur njė korrespondencė tė dendur me organet pėrkatėse, nėpėrmjet sė cilės ka kėrkuar pėrmbushjen e kėtij detyrimi sipas neneve 121 dhe 122 tė Kushtetutės dhe Ligjit Nr.8678 dt.14.05.2001 "Per Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisė sė Drejtėsisė” (i ndryshuar).

Nė pėrgjigjen qė na ka dėrguar Ministria e Drejtėsisė me Nr.2549/1 Prot dt.10.04.2006 janė bėrė tė njohura pėrpjekjet e kėtij organi per tė vėnė nė zbatim detyrimet pėrkatese ligjore. Per kėtė qėllim, sipas shkresės se mėsipėrme do t’i kėrkohej Ministrisė sė Financave brenda gjashtė mujorit tė dytė te Vitit 2006 njė fond i veēantė prej 2 milionė lekėsh, i cili do tė mundėsonte pėrkthimin dhe botimin e rreth 75 akteve ndėrkombėtare.

Meqenėse ka kaluar nje kohė e gjatė dhe nuk kemi informacion per realizimin ose jo tė kėsaj proēedure, Avokati i Popullit kėrkon tė njihet me veprimet e kryera nga Ministria e Drejtėsisė nė pėrmbushje tė angazhimeve per zgjidhjen pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtje.

Duke besuar nė bashkėpunimin dhe mirėkuptimin tuaj, presim njė pėrgjigje brenda afatit 10 ditor.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.