REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E RENDIT PUBLIK

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit

___________________________________________________________________________

 

Nr 1498/1 Prot                              Tirane me, 22/07/ 2005

 

 

Lenda: Mbi Raportin Vjetor 2004 te Avokatit te Popullit.

Avokatit te Popullit

Zoti Ermir DOBJANI

T i r a n e

 

 

I nderuar Zoti Avokat i Popullit,

 

Vleresojme angazhimin e vazhdueshem te Institucionit te Avokatit te Popullit ne kuader te mbrojtjes te te drejtave dhe lirive te njeriut, duke bere present ankesat e ndryshme qe ju jane adresuar si dhe rekomandimet perkatese per zgjidhje ligjore te tyre.

 

Pasi u njohem dhe analizuam ne teresi pjesen e Raportit Vjetor te Vitit 2004 te institucionit Tuaj, konstatohet se ne pergjithesi aty ngrihen probleme te drejta per Policine e Shtetit per sa u takon çeshtjes se respektimit te lirive dhe te drejtave te shtetasve gjate veprimtarise te strukturave tona per mbrojtjen e rendit e luftes kunder krimit. Megjithate, ne raste te veçanta evidentohen pasaktesi ose mospasqyrim ne trajtimin e ketyre çeshtjeve.

 

Konkretisht ato jane si vijon:

 

Persa i perket ankeses se B.K. banues ne rrethin e Dibres ndaj punonjesve te policise te Komisariatit te Policise Diber, Andi Marku, Nuri Smaci, Haxhi Hoxha etj, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Diber filloi procedimin penal. Ndaj Neninspektor Andi Marku dhe Asistent I-re Nuri Smaci, u vendos pezullimi nga detyra. Ne perfundim te procedimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, me vendimin nr.126 date 2.12,2004 i ka shpallur te pafajshem. Gjithashtu ndaj ankuesit B.K. ka filluar procedimi penal per vepren penale “Deshmi e rreme”, per te cilin u vendos si mase sigurimi “Arrest me burg”. Me vendimin nr.321 date 11.12.2004, Gjykata e Apelit Tirane ne vleftesimin e mases se sigurimit, vendosi vetem ndryshimin e saj ne “Arrest ne shtepi”.

 

Lidhur me ankesen e F.Sh. nga Tepelena, ndaj punonjesit te policise Valter Bizhga, rezulton se ne dosjen e tij prsonale nuk ka te evidentuar ndonje mase disiplinore per periudhen per te cilen behet fjale ne raport.

 

Nenvizojme faktin se duke ju referuar neni 19 te ligjit nr. 8389 date 05.08.1998 “Per shtetesine” lidhur me afatet procedurale, ne asnje rast te verifikuar nga ana e Ministris se Rendit Publik nuk ka patur kalim te afatit prej 6 muajsh te percaktuar ne kete ligj, megjithese e theksojme perseri se me venien ne funksionim te stuktures se re, sherbimi ndaj shtetasve do te jete me i shpejte.

 

Lidhur me rekomandimet e pasqyruara ne raport, per te gjitha rastet kur personave u privohet e drejta nga policia, ata nuk jane penguar dhe asnjehere nuk u eshte mohuar e drejta per te bere kallzimin dhe deklarimet e nevojshme ne organin e Prokurorise. Po ashtu ne dispozicion te shtetasve, jane vene numra telefoni te sherbimeve te policise ne Ministrine e Rendit Pubklik, per te paraqitur problemet qe ata hasin me punonjes policie te ndryshem ne te gjithe territorin e vendit.

 

Gjithashtu ne te gjitha rastet kur shtetasve te ndryshem u privohet liria nga punonjesit e policise dhe ata kane patur e kane nevoje per ekzaminime mjekesore, nuk jane bere pengese nga policia, por ka qene dhe eshte e drejta e tyre. Raste, qofshin keto edhe te shkeputura, nuk ka te evidentuar. Ndersa personave qe u privohet liria nga policia, per te paraburgosurit, te ndaluarit dhe te arrestuarit, qe aktualisht mbahen ne sistemin e MRP, njohja me te drejtat e tyre realizohet, pasi ato jane te afishuara ne dyert e dhomave te paraburgimit.

 

Vleresojme se konstatimi ne Raport “...se nuk ka ndryshuar koncepti per personat e shoqeruar ne polici...”, nuk qendron sepse:

 

Per personat e shoqeruar ne polici, ne mbeshtetje te akteve ligjore e nenligjore, Ministri i Rendit Publik ka nxjerre udhezimin nr.168, date 20.10.1993 “Per rregullat e shoqerimit te shtetasve ne komisariate, reparte e posta policie”. Jane vleresuar ne vazhdimesi permiresimet e dukshme gjate shoqerimit te personave, analizat e bera per rastet e shkeljeve te konstatuara, duke vleresuar dhe rekomandimet e ndryshme qe jane bere. Ne kete kuader, Drejtoria e Pergjithshme e Policise ka marre nje sere masash te rendesishme teknike organizative, ku ne vazhdimesi jane programuar trajnime, derguar pergjithesime, leter-porosi etj. Po keshtu eshte programuar dhe ndryshimi i udhezimit te mesiperm i Ministrit te Rendit Publik.

 

Ministria e Rendit Publik dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, ne vazhdimesi kane kerkuar, planifikuar e realizuar investime, ne drejtorite e policise, ne qarqe e komisariatet e policise ne rrethe per permiresimin ndjeshem te kushteve ne ambientet e shoqerimit, ku treguesit jane te dukshem. Keshtu, jane permiresuar kushtet te ambienteve te shoqerimit, te pritjes se popullit per ceshtje te ndryshme, te pritjes dhe kryerjes se veprimeve per pajisjen e shtetasve me pasaporte neper Drejtori Qarqesh e Komisariate, ku jane zbatuar e po zbatohen programe dhe realizohen investime te ndryshme dhe ne bashkepunim me PNUD-in, ne disa rrethe si Vlore, Shkoder, Kukes, Lezhe etj, te cilat jane bashkekohore.

 

Ne disa Drejtori Qarqesh Policie, si ne Vlore, Durres, Rinas, Tirane, jane krijuar ambiente te vecanta per trajtimin e femrave. Ne sistemin e paraburgimit, femrat nuk mbahen ne dhomat e paraburgimit te komisariateve te policise, por menjehere sa u komunikohet masa e sigurise “arrest ne burg”, dergohen menjehere ne Burgun 325 Tirane.

 

Megjithe veshtiresite persa i perket investimeve ne sistemin e paraburgimit, pasi ato me VKM nr. 327 date 15.05.2003, kane kaluar ne vartesi te Ministrise se Drejtesise, permiresimet ne kushtet e paraburgimit kane qene ne vazhdimesi, si ato qe kane te bejne me hapesirat minimale, ashtu dhe per ndarjen e te rriturve nga minorenet.

 

Per vitin 2005 eshte ne proces perfundimi, kalimi i sistemit te paraburgimit te drejtorive te policise te qarqeve Shkoder e Lezhe. Aktualisht ka perfunduar ne komisariatet e policise Mirdite, Laç, Malesi e Madhe e Puke. Gjithashtu jane zhvilluar disa takime te perbashketa me Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve per kalimin te sistemit te paraburgimit te komisariateve te policise Durres dhe Elbasan.

 

Ndersa persa i perket personave te ndaluar, te arrestuar qe do te mbahen ne polici deri ne vleftesimin e mases se sigurimit nga gjykata, si dhe per paraburgimin deri ne kalimin e plote te tij ne vartesi te Ministrise se Rendit Publik, jane marre disa masa si vijon:

 

Eshte hartuar nje projekt-rregullore per sigurimin e trajtimin e te ndaluarve dhe arrestuarve. Eshte pergatitur akti normativ per shfuqizimin e rregullores nr.1075 date 15.09.1999 dhe per sigurimin e trajtimin e te paraburgosurve te aplikohet “Rregullorja per organizimin dhe funksionimin e sistemit te paraburgimit” e miratuar me urdhrin nr.3750/2 date 23.07.2003 e Ministrit te Drejtesise.

 

Po keshtu, edukimi dhe formimi profesional i punonjesve te policise te te gjitha roleve dhe gradave me ndjenjen e respektimit te te drejtave dhe lirive te njeriut, per Ministrine e Rendit Publik dhe Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ka qene dhe mbetet ne vazhdimesi pjese e programeve te tyre.

 

Gjithashtu, mesazhet e autoriteteve publike dhe teknike te niveleve me te larta jo vetem qe nuk kane munguar, por dhe analizat e ndarja e pergjegjesive perkatese ka qene ne vazhdimesi kerkese e tyre, kur behet fjale per shkelje te te drejtave e lirive te njeriut. Po keshtu ne ambientet e drejtorive te policise se qarqeve dhe komisariateve te policise ne rrethe jane vendosur postera si te institucionit te Avokatit te Popullit ashtu dhe te organizmave te huaja e te vendit, qe bejne fjale per respektimin e te drejtave te njeriut dhe parandalimin e dhunes nga punonjesit e policise.

 

Se fundi persa i perket rekomandimit per permiresimin e urdherit te Ministrit te Rendit Publik nr.1661 date 08.04.2002 “Per komunikimin me median”, ka nje korrespondence me institucionin e Avokatit te Popullit, per te cilin ne parim Ministri i Rendit Publik ka rene dakort, duke propozuar organizimin e nje tryeze te rrumbullaket per te diskutuar mbi kete akt.

 

Ndersa propozimit Tuaj per te permiresuar V.K.M nr.552 date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te punonjesve te policise te vrare e te plagosur per shkak te detyres”, aktualisht eshte hartuar nje projekt tjeter VKM-je qe eshte ne proces, qe shfuqizon VKM e sipercituar dhe qe ben permiresimet e duhura.

 

Persa me lart duke vleresuar dhe shprehur konsideraten tone per institucionin qe ju perfaqesoni, veprimtaria e te cilit lidhet me synimin tone te perbashket per respektimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, shpresojme qe bashkepunimi yne edhe ne te ardhmen te jete ne nivelin e kerkuar.

 

Duke ju falenderuar per mirekuptimin,

 

 

Drejtori i  Pergjithshem i Policise

 

Drejtues Bajram IBRAJ

(firma vula)

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al