REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

                                            

Nr. K3/M12-2 Prot.                                            Tirane 22/02/2006

Nr. Dok. 200600347/2

 

   

  

Lenda:   Raportohet dhune ne burgun grek ne  Malandaions

    

Drejtuar :    Yorgos Kaminis

                             Hadjiyanni Mexi, 5, 11528

  Athine – Greqi

          I dashur Z.Kaminis!

            Me poshte kemi bashkengjitur nje artikull te gazetes “SHEKULLI”, botuar ne Shqiperi, e cila pershkruan nje leter te firmosur nga nje grup te burgosurish te vendosur ne burgun grek ne Malandaions. Persa i perket asaj qe ato pretendojne, qe ka te beje me ēfare ndodh brenda mureve te burgut, ne do te vleresonim veprimin tuaj ne qofte se do ta merrni ne konsiderate.

Tė burgosurit: ne po bėhemi kriminelė me zor brenda mureve te burgut

Erjoni, nismėtari i letrės qė ėshtė dėrguar nga burgu grek nė gazetė, ėshtė djali i madh i familjes Mukollari, qė jeton nė fshatin Lumalas tė Korēės. Ai ka edhe njė motėr e vėlla. Shumė vite mė parė emigroi nė Greqi. Sipas tė atit, ai punonte nė bujqėsi dhe lekėt qė fitonte i dėrgonte nė familje, mbasi ishin nė vėshtirėsi ekonomike. Po sipas tij, pronari pėr tė cilin punonte Erioni, nuk ishte korrekt nė pagesat ndaj emigrantėve. Njė ditė ky pronar u gjet i vrarė dhe dyshimi u hodh mbi emigrantėt. Erjoni disa ditė mė parė ishte grindur me pronarin e tij, sepse ai nuk po i jepte rrogėn, nė prani tė disa fshatarėve grekė, ndaj prokuroria, mbėshtetur nė kėto dėshmi ngriti akuzėn se ishte ai vrasėsi. Nė kėto rrethana, ai u arrestua dhe nga njė gjykatė greke e shkallės sė parė u dėnua me 101 vjet burg. Nė sallėn e gjyqit Erjoni, i cili nuk e ka pranuar kurrė krimin, nuk kishte as familjarė, as avokat dhe as ndonjė pėrfaqėsues tė trupit diplomatik shqiptar. Kur ēėshtja shkoi nė shkallėn e dytė, sipas tė riut, iu kushtua rėndėsi fakteve tė munguara tė gjykimit tė parė. Kjo e lehtėsoi pozitėn e tij, por nuk e shpėtoi nga dėnimi. Gjykata e Apelit e dėnoi me 21 vjet burg. Pas kėsaj, familjarėt e hapėn gjyqin nė Korēė. Nė sajė tė bashkėpunimit me gjykatat greke u sigurua jo vetėm akuza, por edhe materialet faktike rreth krimit dhe u krye proēesi. Gjykata e Faktit nė Korēė e dėnoi pėr akuzėn e vrasjes, por duke marrė parasysh qė faktet bindėse mugonin, e dėnoi me 11 vjet burg. Prej tyre, Erjoni ka kryer tre nė Greqi dhe shpreson qė njė ditė tė transferohet nė burgjet e Shqipėrisė.

Nėntė shqiptarė tė burgosur nė Malandainos tė Greqisė denoncojnė autoritetet e atyshme pėr dhunė e  racizėm. Nismėtari  i dėrgimit tė letrės informon se tė burgosurit kėrkojnė qė shteti shqiptar tė mbrojė tė drejtat e tyre dhe t’u plotėsojė kėrkesėn pėr t’u transferuar pėr kryerjen e dėnimit nė burgjet shqiptare.

Mes tė tjerash, nė kėtė letėr shkruhet: “Ne jemi njė grup shqiptarėsh qė kemi konsumuar vepra tė ndryshme penale dhe tė dėnuar nga organet e drejtėsisė greke dhe po vuajmė dėnimin nė burgun e Malandainos nė Greqi. Jeta e padurueshme kėtu nė burg na ka detyruar tė kėrkojmė tė komunikojmė me autoritetet e vendit tonė dhe te kerkojme tė na transferojnė pėr tė vuajtur pjesen tjeter te denimit aty, mbasi nė burg po bėhemi kriminelė me zor. Persekutimi ynė ka filluar qė nė gjykatat greke. Pėr tė njėjtat vepra penale tė kryera edhe nga grekėt, drejtėsia greke na jep dyfishin e dėnimit. Nė sallėn e gjyqit ne jemi ndier tė braktisur, mbasi asnjėherė nuk ka ndodhur qė tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė ambasadės apo konsullatave shqiptare nė Greqi. Nė kėtė burg  vuajnė dėnimin 300 tė burgosur, prej tyre rreth 100 jemi shqiptarė. Dėnimet ndaj shqiptarėve janė mė tė larta edhe se ndaj emigrantėve tė kombėsive tė tjera qė ndodhen nė burgjet greke.

Kur kemi mbėrritur nė kėtė burg, pyetja e parė qė na bėnė ishte nėse ishim shqiptarė. Kur ne ua pohonim kėtė fakt na ēonin tek ndėrtesa e caktuar pėr shqiptarėt, njė godinė e veēuar nga ato te tė burgosurit e tjerė. Kushtet e jetesės i kemi shumė mė tė vėshtira se nė godinat e tjera dhe pėr ne janė bėrė tė zakonshme fyerjet, rrahjet, futjet nė birucė me tė drejtė e pa tė drejtė. Jeta jonė ėshtė bėrė njė ferr i vėrtetė. Tek drejtuesit e burgut kemi kėrkuar sqarime pse na veēojnė nga tė burgosurit e tjerė, por ata na pėrgjigjen: “Kemi urdhėr nga Ministria e Rendit qė t’ju veēojmė nga grekėt dhe tė burgosurit e shteteve tė tjerė”.

Ėshtė ky njė fakt qė dėshmon se persekutimi i shqiptarėve ėshtė mė i ashpėr se ndaj tė gjithė tė huajve. Por mes kėtyre fakteve do tė rendisja edhe minimizimin e lejeve pėr tė dalė nga mjediset e burgut pėr tė burgosurit shqiptarė dhe ditėt e punės, tė cilat shpėrblehen me shkurtim tė ditėve tė burgut.

Letra e tė dėnuarve nė fund ėshtė firmosur nga Erjon Mukollari, I. Trimi S. Qemali nga Korēa, S. Ashimi, nga Tirana, N.Avdiaj e L.Sherifi, I.Metani nga Fieri, D.Muēa nga Pogradeci, A.Pojani nga Shkodra etj.

          Ne pritje te forcimit te bashkepunimit tone,

 

                                                              AVOKATI I POPULLIT

 

 

                                                                 Ermir DOBJANI

                                                              

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.