Lenda: Per
problemet qe kane ngritur te denuarit ne Greqi dhe
qe vuajne denimet ne Shqiperi.
Drejtuar: Presidentit
tė Republikės
Z.
Alfred MOISIU
Ministrit tė Drejtėsisė
Z.
Fatmir XHAFAJ
Tirane
Nė
muajin korrik 2004 sė bashku me kryetarin e Komisionit tė pėrhershėm
parlamentar pėr tė drejtat e njeriut, z.Vangjel Dule dhe disa
deputetė tė tjerė vizituam burgun e Kosovės nė rrethin e
Elbasanit. Qėllimi i vizitės ishte kėrkesa e vazhdueshme,
kryesisht e tė dėnuarve nga gjykatat greke qė vuajnė dėnimin
nė Shqipėri.
Pretendimet
kryesore tė tyre mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:
1.
Ankohen se nė masat e dėnimit ndaj tyre ka arsye tė bazuara pėr
tė menduar se kanė ndikuar konsideratat negative tė gjykatave
greke pėr racėn dhe fenė e shqiptarėve tė gjykuar. Sipas
tyre, kur nė tė njėjtin proēes janė akuzuar shtetas grekė
si bashkėpunėtorė me shqiptarėt, grekėt janė favorizuar
duke ju dhėnė pafajėsi ose dėnime mjaft tė ulta nė
krahasim me shqiptarėt.
2.
Gjatė gjykimeve nė Greqi ka patur raste tė rėnda tė
shkeljes sė tė drejtave tė njeriut, si mungesė tė pėrkthyesve
qė njohin gjuhėn shqipe (rasti Vavacula), apo qė avokatėt
grekė nuk i kanė ndihmuar realisht pėr tė bėrė mbrojtje
profesionale, apo nuk kanė bėrė ankim nė gjykatat e shkallėve
mė tė larta, me mendimin se nuk do ju lejohet ekstradimi nė
Shqipėri, apo se do tu ngrihet dėnimi.
3.
Dėnimet pėr trafikim tė lėndėve narkotike kryesisht,
Kanabis sativa (qė ėshtė njė nga drogat mė tė lehta dhe nė
disa shtete europiane nuk dėnohet, p.sh. nė Holandė), janė
tepėr tė rėnda, krahasuar edhe me dėnimet e zbatuara pėr
raste analoge nė Shqipėri.
4.
Nuk kanė patur mundėsi tė apelojnė vendimet e njohjes sė
vendimeve tė gjykatave greke nė gjykatat shqiptare tė Apelit
apo nė Gjykatėn e Lartė.
Duke
patur edhe mė parė ankesa tė tė dėnuarve pėr kėto
probleme mendimi ynė ėshtė qė i vetmi institucion qė mund
ti japė njė zgjidhje pozitive ankesave qė do tė rezultojnė
tė drejta ėshtė aplikimi nga Presidenti i Republikės i tė
drejtės sė faljes sė pjesshme apo tė plotė ndaj ēdo kėrkese
tė dėnuari nė mėnyrė individuale.
Qė
tė realizohet kjo duhet patjetėr qė Drejtoria e Pėrgjithshme
e Burgjeve tė studjojė vendimet e plota tė ēdo tė dėnuari
nė Greqi pėr tė konstatuar sa qėndrojnė pretendimet e mėsipėrme
pėr ēdo tė dėnuar. Mbas kėtij verifikimi individual tė
vendimit gjyqėsor grek mund ti propozohet Presidentit tė
Republikės falja pjesore ose e plotė e dėnimit pėr ata tė dėnuar
nė Greqi qė do tė vlerėsohet se duhet tė aplikohet falje.
Zyra
e Avokatit tė Popullit ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė pėr
kėtė ēėshtje me ekspertėt e Ministrisė sė Drejtėsisė
dhe tė administratės sė burgjeve.
Duke
besuar nė mirėkuptimin Tuaj,