I
nderuar Z. Kryetar i Komisionit
Pasi
studjuam Projektligjin e propozuar nga Kėshilli i Ministrave Pėr
disa shtesa e ndryshime nė Ligjin nr. 7843 datė 13.07.1994, Pėr
regjistrimin e pasurive tė paluajtshme, tė ndryshuar duke
patur parasysh Kushtetutėn, Kodin Civil dhe legjislacionin tjetėr nė
fuqi si dhe problemet qė
kanė dalė gjatė veprimtarisė sė Institucionit tonė, kemi kėto vėrejtje
dhe mendime pėr Projektligjin e paraqitur:
1.
Nė nenin 1, nė fund tė fjalisė ku pėrfshihet termi regjistrim
fillestar te
shtohet edhe shprehja dhe sipas nenit 192 te K.C.
2.
Nė nenin 2/1 Objekti i Veprimtarisė, shprehja
regjistrim i titujve tė pronėsisė dhe tė tė drejtave tė tjera
reale tė zėvendėsohet me regjistrim i titujve tė pronėsisė dhe tė kėrkesė
padive. Kjo pasi nė
nenin 197, pika b, tė Kodit Civil ėshtė parashikuar shprehimisht
edhe termi kėrkesė padive, ēka pėrfshin nė vetvete edhe
tė drejtat reale.
3.
Nė nenin 5, tek paragrafi i parė, tė hiqet shprehja
regjistruesi me vendim tė arsyetuar i kėrkon kryeregjistruesit tė
vendosė fshirjen e regjistrimeve tė kryera pas regjistrimit tė
pare dhe palėt duhet tė orientohen qė ti drejtohen Gjykatės
pėr zgjidhjen e konfliktit mes tyre, pasi sipas parashikimeve tė kėsaj
dispozite Kryeregjistruesit i jepen kompetenca qė i ka vetėm
Gjykata.
4.
Nė paragrafin e fundit tė nenit 5 parashikohet kompetenca e
Kryeregjistruesit pėr tė nxjerrė njė vendim brėnda 30 ditėsh pas
kėrkesės sė Regjistruesit. Mirėpo nė kėtė paragraf nuk ėshtė
parashikuar rasti se si do tė veprojė qytetari nė rast se edhe pas
kalimit tė afatit 30 ditor, Kryeregjistruesi akoma nuk ka arritur tė
marrė njė vendim, pra cilat do tė jenė rrugėt ligjore qė duhet tė
ndjekė qytetari. Gjithashtu duhet tė sqarohet edhe fakti nėse
veprimet mbi pronėn do tė vazhdojnė tė jenė ende tė bllokuara,
apo pas kalimit tė afatit dhe mosmarjes sė vendimit nga ana e
Kryeregjistruesit, prona do tė konsiderohet e lirė e nė kėtė rast
Regjistruesi mund tė kryejė ēdo veprim me tė. Mendojmė se edhe
kur brenda 30 ditėve Kryeregjistruesi nuk nxjerr vendim, qytetari
ti drejtohet Gjykatės me kėrkesėn pėr tė nxjerrė njė vendim,
gjė qė e parashikon edhe neni 324 i K.Pr.Civile dhe siē ėshtė vėnė
tek neni 10, pika b e kėtij projektligji. Pėr kėto ndryshime nė
thelb ne mendojmė se kompetencėn qė tė marrė vendimin ta ketė
rregjistruesi qė vepron nė ēdo zyrė lokale (rreth) dhe jo
Kryeregjistruesi qė vepron nė Tiranė. Kjo do tė shkurtonte kohėn
dhe burokracinė.
5. Nė nenin 6 ėshtė parashikuar njė masė prej 10%
kamatvonesė nė rast tė moskryerjes sė veprimeve brenda afatit tė
parashikuar 30 ditėsh. Kjo masė, sipas mendimit tonė, ėshtė mjaft
e lartė, nuk ka njė referim tė qartė nė pėrcaktimin e kėsaj
mase dhe rekomandojmė rishikimin e kėsaj mase me synimin e uljes sė
saj.
6.
Nė nenin 8, pika b tė Projektligjit duhet saktėsuar nėse bėhet
fjalė pėr
ēertifikatėn
origjinale (tė origjinės fillestare) apo se nuk pranohet as kopje e
noterizuar. Mendojmė se ėshtė fjala pėr kėtė tė dytėn, se nė
rast se kėrkohet ēertifikata e origjinės do tė ketė shumė
probleme.
7. Nė nenin 10/b ku flitet pėr pėrcaktimin e sipėrfaqes
sipas njė proēedure tė parashikuar nė kėtė nen, jemi tė
mendimit se ky parashikim ligjor nuk duhet tė ekzistojė fare, sepse
ky paragraf bie ndesh me dispozitat ligjore nė fuqi, ku parashikohet
saktėsimi i sipėrfaqes sė njė pasurie tė paluajtshme me vendim
gjyqėsor, praktikė kjo e njohur dhe e zbatuar nga Gjykatat e
rretheve gjyqėsore.
8. Ne paragrafin e fundit tė nenit 10, pika b parashikohet
edhe mundėsia e kėrkuesit qė kundėr vendimit te regjistruesit apo
nė mungesė tė pėrgjigjes, qytetari mund ti drejtohet Gjykatės.
Kjo ėshtė e drejtė qė i lind qytetarit dhe e vlerėsojmė si mjaft
pozitive me qėllim qė tė shmangen zvarritjet dhe pritjet e pafundme
tė qytetarėve pėr njė pėrgjigje qė duhet tė marrin brenda
afateve ligjore nga organi qe ato u janė drejtuar. Pikėrisht kjo
rrugė ankimimi duhet tė gjejė pasqyrim dhe tė sanksionohet si e
drejtė qė u lind qytetarėve edhe nė rast shkeljeje tė nenit 5, siē
thamė mė sipėr.
9. Neni 10/c ėshtė njė parashikim absurd nė vetvete.
Sugjerojmė se duhet tė hiqet sepse qytetari nuk ka pėrse ti
drejtohet Agjensive tė KKP pėr njė pronė tė paluajtshme tė cilėn
ai e ka nė pėrdorim, ndėrkohė qė mund tė ndjekė rrugėn ligjore
pėr fitimin e pronėsisė mbi kėtė sipėrfaqe sipas dispozitave tė
Kodit Civil, siē ėshtė parashkrimi fitues. Ka me mijėra shtetas qė
kanė oborre nė pėrdorim dhe Agjensia e K.K. Pronave
do tė pėrmbytej nga kėrkesa qė nuk pėrputhen me misionin e
saj.
10. Nė paragrafin e fundit tė nenit 12 parashikohet zgjidhja
nė rrugė administrative dhe gjyqėsore e rasteve kur konstatohet
mbivendosje. Mendojmė se orientimi i qytetarėve pėr zgjidhjen e
ēėshtjes nė rruge administrative ėshtė e tepėrt dhe nuk duhet tė
parashikohet fare. Mendojmė se rastet e mbivendosjes tė pronave
duhet tė shqyrtohen dhe tė zgjidhen vetėm nga organet gjyqėsore,
prandaj mund tė shtohet shprehja nėse nuk zgjidhet me mirėkuptim
mes palėve , ato kanė tė drejtė ti drejtohen Gjykatės.
11. Nė nenin 14 tė Projektligjit bėhet referimi nė
pikėn h dhe paragrafin e fundit tė nenit 193 tė K.Civil. Kjo
pėr mendimit tonė ėshtė e tepėrt dhe nuk ka pėrse Legjislatori tė
bėjė njė referim tė tillė, nė njė kohė qė Kodi Civil nė
nenin 193 e ka parashikuar dhe rregulluar mjaft mirė njė proēedurė
tė tillė tė fitimit tė pronėsisė.
12. Nė paragrafin 4 tė nenit 14 fjala mund tė zėvendėsohet
me duhet pra Kryeregjistruesit i lind detyrimi qė tė
shprehet me vendim pėr miratimin ose jo tė propozimit. Edhe nė kėtė
rast duhet tė parashikohet mundėsia e ankimimit nė Gjykatė nė
rast se brėnda afatit 30
ditor nuk ėshtė marrė njė vendim pėr kėrkesėn e paraqitur, siē
thamė pėr nenin 5 tė Projektligjit.
13. Nė paragrafin e fundit tė nenit 14 ku flitet pėr
elementėt e vendimit, nuk ėshtė mjaft e qartė nėse bėhet
fjalė pėr vendim gjyqėsor apo vendimin qė do tė marrė
Kryeregjistruesi. Gjithsesi, nėse bėhet fjalė pėr vendim gjyqėsor,
termi elementėt e vendimit ėshtė i paqartė dhe pėr mė
tepėr nuk mund tė pėrcaktohen me udhėzim tė Kėshillit tė
Ministrave. Nė fakt ka dalė Udhėzimi Nr.1 datė 31.01.2007 Pėr
proēedurat e rregjistrimit nė Zyrat e Rregjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, i cili nė
pikat 2, 5, 6, 8 dhe 9
konsiderohet antikushtetues nga Zyra jonė, pėr shkak se injorojnė
fuqinė e vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė dhe pėr tė
cilat ne po pėrgatitemi ta kundėrshtojmė nė mėnyrė
institucionale fillimisht
nė Qeveri dhe pastaj nė Gjykatėn Kushtetuese kėtė Udhezim.
Vendimi gjyqėsor merret nė dhomėn e kėshillimit (neni 305-309 i
K.Pr.C) dhe pėrmbajtja e tij pėrcaktohet nė nenin 310 dhe 311 tė
K.Pr.Civile. Nėse ka vend pėr ndreqje gabimi ose plotėsim vendimi,
atėherė mund ti referohemi nenit 312 e 313 K.Pr.Civile. Ndėrsa
sqarimi dhe interpretimi i vendimit ėshtė kompetencė vetėm e
gjykatės. Asnjė organ administrativ nuk kontrollon ligjshmėrinė e
njė vendimi gjyqėsor tė formės sė prerė, ndėrgjyqėsine si dhe
elementėt e tjerė tė vendimit, por janė tė detyruar ta ekzekutojnė
atė kur nė dispozitiv ka detyrime konkrete ndaj tyre, ekzekutim i
cili bėhet nė bazė tė Kushtetutės dhe ligjeve tė tjera organike.
14. Nė nenin 15 ku bėhet fjalė pėr ndryshimin e nenit 38 mendojmė
se nuk ėshtė kushtetues parashikimi i faktit tė fitimit tė pronėsisė
me akt administrativ. Lidhur me kėtė fakt nė nenin 41 tė
Kushtetutės parashikohen shprehiminsht mėnyrat e fitimit tė pronėsisė
dhe mbrojtja qė i ofrohet pronės. Fitimi i tė drejtės sė pronėsisė
me akt tė njė organi administrativ lė vend pėr keqkuptime dhe
abuzime me pushtetin nėpėrmjet kompetencave qė u njihen me ligj kėtyre
organeve. Prandaj duhet tė hiqet termi
apo tė aktit tė njė organi administrativ.
15. Nė paragrafin 3 tė nenit 15 fjala mund te zėvendėsohet
me duhet. Pra Kryeregjistruesit i lind detyrimi qė tė
shprehet me vendim tė arsyetuar pėr miratimin ose jo tė propozimit.
Edhe nė kėtė rast duhet tė parashikohet mundėsia e ankimimit nė
Gjykatė nė rast se brėnda afatit 30 ditor akoma nuk ėshtė marrė
njė vendim pėr kėrkesėn e paraqitur.
16. Nė nenin 17 kemi njė parashikim pėr ndėrtimet e reja
dhe lidhur me kėtė edhe njė term tė ri e mė konkretisht
regjistrim tė pėrkohshėm, term i cili duhet tė ishte pėrkufizuar
dhe pėrcaktuar qartė qė nė nenin 1 tė Projektligjit.
17. Nė nenin 20 flitet pėr proēedurėn e fshirjes sė njė
regjistrimi me propozimin e regjistruesit. Fakti qė regjistruesi mund
tė inicojė njė proēedurė tė tillė si pasojė e elementėve
tė formės ėshtė mjaft i paqartė se ēfarė nėnkupton me kėto
elementė dhe, pėr mė tepėr ėshtė njė proēedurė abuzive dhe qė
i lė shteg Regjistruesit pėr veprime tė parregullta apo pėr
ushtrim presioni mbi qytetarė tė ndryshėm pėr pėrfitime
materiale. Fshirja e regjistrimin duhet dhe mund tė bėhet vetėm me
vendim gjyqėsor. Ky nen i
jep kompetenca Regjistruesit tė tė heqė ose jo pronėn.
Regjistruesi kryen vetėm ato veprime tė njohura me ligj, bėn vetėm
regjistrimin e njė akti dhe nuk ka tė drejtė tė kthejė pronėn nė
gjėndjen e mėparshme, kompetencė e cila i njihet vetėm Gjykatės.
Prandaj edhe personi i interesuar duhet ti drejtohet vetėm Gjykatės
pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes . Regjistruesi nuk duhet tė ketė
asnjė kompetencė qė tė veprojė me iniciativėn e vet dhe tė
kryejė veprime qė mund tė cėnojnė tė drejtėn e pronėsisė sė
njė personi qė e ka fituar atė nė mėnyrė tė ligjshme. Vetėm njė
person i interesuar privat mund ti drejtohet Gjykatės pėr tė
nxjerrė vendim n.q.s ka interes pėr pronėn e regjistruar.
18. Nė nenin 22 duhet tė parashikohet edhe rruga e ankimimit
administrativ qė duhet tė
ndjekė qytetari fillimisht
nė organin mė tė lartė hierarkik, tek Kryeregjistruesi, dhe jo
ti drejtohet direkt Gjykatės pėr kundėrshtimin e vendimit tė dėnimit.
Lutemi
qė kur tė shqyrtohet ky Projektligj, tė na njoftoni tė marrim pjesė
nė mbledhjen e Komisionit pėr tė argumentuar dhe mbrojtur mė me
hollėsi kėto mendime.
Me
Respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI