Te
nderuar zoterinj,
Ne
zyren tone kane mberritur disa ankesa nga te burgosurit shqiptare, te
cilet jane duke vuajtur denimin ne burgjet jashte vendit, ne lidhje me
mungesen e literatures si juridike, ashtu edhe artistike ne gjuhen
shqipe. Ne kemi ideuar nje projekt, i cili ka te beje me paisjen e
shtetasve shqiptare me literature ne gjuhen amtare, dhe per kete
dikasteret tuaja jane vene ne dijeni me shkresat tona nr.483
dt.03.10.2001 dhe 593 dt.26.12.2001.
Per
kete projekt eshte pergatitur literatura qe permban Konventen
Europiane te te drejtave te Njeriut, Rregullat per tju drejtuar
Gjykates Europiane te te drejtave te Njeriut ne Strasburg si dhe
Rregullat Europiane te Burgut, te miratuara nga Komiteti i Ministrave
te vendeve anetare te Keshillit te Europes me Rekomandimin Nr.R (87)3.
Kjo literature ne gjuhen shqipe do te permblidhet ne nje botim me 1000
kopje dhe shpenzimet do te perballohen nga Buxheti i Danides per
Institucionin tone. Ky liber duhet te dergohet neper te gjithe burgjet
jashte vendit ku ka shqiptare. Por per te realizuar kete projekt eshte
i nevojshem edhe vazhdimi i bashkepunimit tuaj, qe ka funksionuar,
mbasi nga ana juaj na jane derguar numri i te denuarve jashte shtetit
dhe shperndarja e tyre sipas shteteve. Prandaj kerkohet, qe nepermjet
perfaqesive tona diplomatike e konsullore ne keto shtete, te merren
lejet perkatese dhe te organizohet shperndarja e ketyre librave neper
burgje. Njekohesisht duhet negociuar edhe me Ministrite e Drejtesise
nga te cilat varen burgjet qe te lejohet dergimi i literatures qe po
pergatitim. Ne mendojme qe shperndarja sipas shteteve te behet sipas
listes bashkengjitur. Ne perputhje me kete liste duhet planifikuar nga
sejcila perfaqesi apo Konsullate, shperndarja konkrete ne ēdo burg te
vendit qe ato mbulojne.
Lidhur
me sa me siper, jeni te lutur, brenda nje kohe sa me te shpejte te na
beni te ditur angazhimin tuaj konkret me qellim qe pas marrjes se
pelqimit nga institucionet perkatese te shteteve te tjera, te bejme
menjehere botimin perkates.
Duke
besuar ne bashkepunimin dhe mirkuptimin tuaj, shpresoj qe ky projekt
te vleje ne rritjen e besimit te shtetasve shqiptare per kujdesin qe
tregojne institucionet e shtetit shqiptar ndaj shtetasve te tij.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI