Ne
pergjigje te kerkeses se Presidentit te Republikes per nje informacion
mbi ecurine e punes ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te autorit
ne Shqiperi, relatojme si me poshte:
Ligji
Pėr tė Drejtėn e Autorit eshte miratuar me daten 13.05.1992,
dhe ka patur disa ndryshime me vone.
Ėshtė
fakt se veprimtaria artistike dhe letrare ka ritme zhvillimi, ėshtė
pasuruar jeta kulturore e vendit dhe ata qė
janė kontribuesit kryesorė nė kėtė lėvizje janė artistėt,
shkrimtarėt, muzikantėt, botuesit, piktorėt etj. Per paradoks, edhe
pse ligji pėr mbrojtjen e veprimtarisė sė tyre eshte miratuar, janė
pikerisht ata qė shpesh dėmtohen nė pronėsinė e tyre
intelektuale. Gjatė rreth 4 viteve tė veprimtarisė sė
institucionit tė Avokatit tė Popullit, pranė zyrės sonė pėr tė
drejtėn e autorit ka paraqitur njė ankese Kryetari i Shoqates jo
qeveritare per Mbrojtjen e te Drejtes se Autorit, z. Neshat Tozaj. Ai,
nder te tjera, ngre pretendimin se strukturat perkatese shtetėrore tė
taksė-tatimeve duhet tė kryejnė punėn e tyre, duke vjelur tė
ardhurat nga taksat, por edhe gjobat e vėna pėr cėnim tė pronėsisė
mbi tė drejtėn e autorit. Pas kėsaj, pretendon se njė pėrqindje e
kėtyre tė ardhurave ti kalojė shoqatės nė fjalė, e cila,
faktikisht prej disa vitesh ushtron veprimtarinė nė fushėn pėrkatėse,
pra pėr mbrojtjen e pronėsisė intelektuale.
Rasti
eshte ende ne shqyrtim, pasi deri tani nga Drejtoria e Tatimeve tė
Tiranės nuk na janė dhėnė shpjegime nė lidhje me pretendimet e
z.Tozaj. Por duke studjuar ligjin Per te Drejten e Autorit, nje
nder pyetjet qe shtrohet eshte, se ne cilat terma do te kuptohet
legjitimimi i kesaj shoqate per te perfituar nga keto
kontribute, qe shteti eshte i detyruar me ligj ti vjele.
E
themi kete, pasi ligji parashikon themelimin e agjencive per mbrojtjen
e te drejtave te autoreve, nese keta te fundit nuk mund ti mbrojne
vete ato.
Keshtu,
pavarėsisht hapesirave apo defekteve qė vijnė nga vetė formulimi i
ligjit ne fuqi, disa probleme serioze qė evidentohen jane:
1-
A ėshtė me tė vėrtetė ky ligj i plote apo duhet pasuruar me
dispozita, duke reflektuar pėrvojat mė tė mira nga vendet e
zhvilluara perėndimore?
2-
A ėshtė i aplikueshėm ky ligj pėr kushtet e krijimtarisė nė
Shqipėri?
3-
Kush duhet ta zbatojė dhe si duhet tė funksionojė ky ligj?
Mendimi
yne eshte se ne
nuk kemi njė ligj perfekt, sepse struktura dhe gama e problematikės
sė kėtij ligji nuk ėshtė gjithėpėrfshirėse, nuk e prek gjithė
hapesirėn krijuese, e per pasoje nuk mund tė bėhet mbėshtetėse e
saj, aq mė tepėr mbrojtėse. Kėshtu si ėshtė hartuar ligji, ai mė
shumė funksionon si element informativ sesa parandalues. Kesisoj, nuk
ka se si ti jape zgjidhje problemeve me te thjeshta. Mjafton tė pėrmendim
njė fakt fare tė thjeshtė. Ēdo ditė nė kanalet televizive apo
radio transmetohet muzikė shqiptare bashkėkohore dhe e traditės,
autorėsinė e sė cilės e vlerėson dhe e njeh pa kurrfarė mundimi.
Po kėshtu ndodh edhe me filmat, teatrin letėrsinė etj. Nė mė tė
shumtėn e rasteve produkti muzikor, artistik apo letrar ėshtė pėrdorur
pa lejen e krijuesit, pronarit tė vertetė tė kėsaj krijimtarie.
Sigurisht
qė duhet tė jetė i dėmtuari qė tė ankohet pėr njė rast tė
tillė. Por ku, drejtperdrejt
dhe vetem ne Gjykate? Ky ligj dhe instrumentat a duhet tė vetėveprojnė?
Por si? Pėrvojat mė tė mira evropiane duhen shfrytėzuar,
por ato duhen pėrshtatur edhe me kushtet dhe infrastrukturėn
krijuese shqiptare. I rėndėsishėm ėshtė edhe fakti se sa dhe si
do tė shtrihet veprimi i kėtij ligji. Sepse edhe brenda pėr brenda
krijimtarisė autentike ka probleme serioze pėr tė cilat ėshtė e
nevojshme veprimi i kėtij ligji. Por
sa?
Pėrjashto
ndonjė rast tė shkėputur, ky ligj nuk rezulton te jete zbatuar,
madje ka opinione qe e cilesojne deri te pa aplikueshėm.
Nė
kushtet kur vetė krijimtaria letraro artistike nė vendin tone nuk e
ka infrastrukturėn e duhur pėr tė dominuar nė jetėn social
ekonomike, pėr tė qenė parėsore nė ekzistencėn ekonomike tė njė
shtresimi social, ėshtė e vėshtirė edhe pėrcaktimi i saktė i
vlerės reale tė kėsaj krijimtarie. Kėshtu ndodhemi nė pragun e
abuzivizmit me ligjin.
Mungesa
e struktures perkatese, e akteve nenligjore, pra e hallkave plotėsuese,
ambjenteve dhe specialistėve tė nevojshėm pėr aplikimin e ligjit e
bėn mė pak tė aplikueshėm atė.
Ne
keto kushte lind pyetja nėse ky ligj do te sherbeje si koperturė e
njė apo disa agjencive private (qe nuk na duket shume e drejte), do tė
shėrbejė si rregullator mes autorėve dhe shkelėsve tė tė
drejtave tyre, do tė legjitimojė vetėm atributin e drejtperdrejte
te vendimmarrjes nga gjykata, apo do tė jetė institucion ndėrgjegjėsimi
hap pas hapi mes autorėve (tė dėmtuarve) dhe dėmtuesve?
Nese
do ti referoheshim permbajtjes se ligjit Per te drejten e
autorit dhe per statusin e veēante qe jepet sipas ketij ligji per
strukturen perkatese (Agjenci apo tjeter gjė), per organizimin dhe
mbrojtjen e se drejtes se autorit, fare natyrshem do te konstatonim se
kemi te bejme me nje peshtjellim termash dhe konceptimesh
kontradiktore me njera tjetren.
Agjencite
e parashikuara te themelohen per te drejten e autorit, konceptohen ne
kete ligj ne termat e nje personi juridik privat, qe nuk ndjekin
qellime fitimi dhe qe ne funksionimin e tyre, me sa duket, mbikqyren
nga Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve.
Gjykojme
se pavaresisht ekzistences se ketyre agjencive, eshte e rendesishme tė
ngrihet njė komitet apo ent publik shteteror, si ndėrmjetės apo
rregullator i kėsaj veprimtarie juridike, ne mbrojtje te interesave
dhe te te drejtave te autorit. Kjo gje mund te realizohet fare mire
prane Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, ose per nga vete
rendesia qe ka kjo e drejte, te mund te ngrihet ndofta edhe nje
institucion apo ent i pavarur per kete qellim. Nė botė ekzistojnė
disa organizma shtetėrore e private ne kete drejtim. Sigurisht qė
intensiteti krijues dhe problemet qė lindin nga ai nė vendin tone
nuk janė nė raport tė drejtė me lėvizjet letraro artistike qė
ndodhin nė botė dhe qė mbrohen nga kėta organizma. Por mungesa e
profesionistėve nė fushat pėrkatėse, mosnjohja e hapesirave dhe
veprimtarisė krijuese nė zhanret e ndryshme ku vepron ky ligj,
rezulton ta kete bere te pazbatueshem ate deri tani.
Nje
problematike e dale gjate shqyrtimit te ēeshtjes qe lidhet me
respektimin e te drejtes se autorit, nga ana e zyres tone, ka te beje
edhe me faktin se pavaresisht se parashikohet pjesmarrje e
agjencive, si pale ne kontratat qe lidhen mes autoreve dhe
perdoruesve te te drejtes se autorit, perseri kjo gje nuk aplikohet jo
vetem ne rastet kur kontratat lidhen mes dy subjekteve private, por
edhe kur njera nga palet eshte shteterore. Ne kete kuptim ose vete
statusi qe eshte parashikuar per keto agjenci veshtireson kete proēes,
ose realisht ligji eshte i paaplikueshem per te gjitha rastet kur
ndodh nje gje e tille.
Te
mos harrojme se deri ketu flasim per marredhenie qe zhvillohen ne nje
treg formal qe eshte i kontrollueshem nga shteti. Por eshte mese e
kuptueshme qe ky moment as qe nuk mund te diskutohet per pjesen
informale te ēeshtjes, gje qe me sa rezulton eshte edhe me
shqetesuesja.
Nga
ana tjeter, mesa konstatohet, ky ligj deri tani ka vepruar nė
mbrojtje tė krijimtarisė sė tė huajve (kryesisht kinematografike),
duke sjellė keshtu edhe njė vlerėsim me paragjykime pėr vetė
ecurine e tij.
Ka
pretendime dhe shprehet shqetesim se edhe krijimtaria e autorėve
shqiptarė ka rėnė pre e piraterisė sė huaj, jo vetėm nga fqinjėt
por edhe nga vende tė zhvilluara, ku ligji i sė drejtės autorit
vepron dukshėm.
Krijimi
i nje hallke institucionale ndervepruese per autoret si brenda ashtu
edhe jashte vendit, per ushtrimin e te drejtave te tyre dhe mbrojtjes
direkte te pronesise, ne kuptimin e dhene me lart, mund te krijonte
premisat jo vetem te njohjes dhe percjelljes se te drejtave, por edhe
te parandalimit te fenomenit te shkeljes se te drejtes se autorit ne
te gjithe gamen e saj.
Verehet
edhe nje fenomen tjeter qe lidhet me zbatimin e ketij ligji, dhe qe ka
lidhje me organet ekzekutuese ne rastet e shkeljes se te drejtave te
autorit. Nga aktet ligjore dhe nenligjore rezulton se kur ēeshtja nuk
eshte bere objekt i gjyqesorit, ne rastet e kundravajtjeve
administrative ne kete fushe, organet ekzekutuese te gjobave do te
jene Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (Drejtoria e Policise
Tatimore) dhe deget e saj ne rrethe, te cilat duhet te bashkepunojne
me agjencite per mbrojtjen e te drejtave te autorit.
Gjykojme
se per nga vete organizimi i ketij organi dhe mungesa e specialisteve
ne te persa i perket te drejtes se autorit, funksionimi i tij ne kete
drejtim eshte i manget. Ky eshte edhe nje nga shkaqet qe ligji nuk
zbatohet ne menyre rigoroze dhe qe ne fund te fundit shpesh gjendemi
para faktit te mosfunksionimit te ligjit. Mendojme se ka ardhur koha
qe se paku, ne organet tatimore te ekzistoje nje strukture e veēante
e cila jo vetem mund te konstatoje shkelje dhe te vere gjoba, ne
rastet e shkeljes se te drejtes se autorit, por edhe te kete te
drejten e fillimit te proēedimeve penale kur kjo eshte e mundur.
Ne
kete kendveshtim te trajtimit te problemit, verehet se megjithese
Ligji Per te drejten e Autorit, daton ne vitin 1992 dhe ka
pesuar amendamente apo plotesime te ndryshme, perseri aktet nenligjore
qe duhet te nxjerre Qeveria apo ministrite e ndryshme ne zbatim te tij
jane shume te pakta, fakt qe ka ndikuar dhe ndikon ne mosaplikimin e
tij.
Megjithatė,
ekzistenca e ligjit ėshtė pozitive. Mendojme se gradualisht
infrastruktura e tij duhet pasuruar me agjencitė (bankat) e
depozitimit tė sė drejtės sė autorit, trashėgimisė sė pronėsisė
intelektuale, artistike, letrare, kohėzgjatjes dhe ekzistencės sė kėsaj
pronėsie.
A
duhet tė veprojė ky ligj edhe nė mbrojtje tė krijimtarisė
origjinale qė merret apo shfrytėzohet nga huajt?
Kjo
pyetje hap njė dritare ndryshe tė funksionimit tė Ligjit mbi tė
Drejtėn e Autorit, vonesa nė aplikim e tė cilit deri tani nuk
justifikohet. Sė paku tė nisė veprimi i tij, dhe nderkohe tė
pasurohet dhe eleminohen ato defekte qė janė bartur gjatė hartimit
tė tij, duke parashikuar zgjidhje per problemet e shumta qė pėrmban
bota e madhe krijuese, pasuri jo vetėm vetjake, por edhe kombėtare.
Funksionimi pozitiv i tij duhet tė jetė gjurmė fillestare e
rregullimit tė marrėdhėnieve mes vetė krijuesve, institucioneve
dhe hallkave tė rėndėsishme qė instrumentalizojnė mbarė kulturėn
kombėtare.
Pa
pretenduar qe kemi ezauruar te gjitha problemet per te drejten e
autorit, mendojme se problemet e ngritura ne kete informacion mendojme
se se paku, per aq sa ne konstatojme dhe reflektojme, kerkojne
zgjidhje te shpejta dhe vleresojme nismen e Presidentit te Republikes
per tu marre seriozisht me kete ēeshtje.
Duke
besuar ne mirekuptimin Tuaj, me konsideraten me te larte,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI