|
Nr. 24/5
Prot.
Tiranė,
mė 20/04/2010
Lenda:
Kundėrshtohen
disa elementė tė veēantė tė Projekt Rezolutės Pėr vlerėsimin
e veprimtarisė sė Institucionit tė Avokatit tė Popullit pėr
vitin 2009
Drejtuar: Kryeministrit
dhe Kryetarit
tė Partisė Demokratike
Zotit Sali
BERISHA
Kryetarit
tė Grupit Parlamentar tė Partisė
Demokratike
Zotit Astrit
PATOZI
Tirane
Mė
31 Mars 2010, Avokati i Popullit nė detyrė z. Riza Poda
raportoi para Komisionit tė Ligjeve tė Kuvendit tė Shqipėrisė
pėr veprimtarinė e Institucionit tė AP-sė gjatė vitit 2009.
Anėtarėt e shumicės parlamentare nė kėtė Komision bėnė
pyetjet e rastit si dhe diskutuan rreth problematikės sė
paraqitur, ku ndėr tė tjera u pėrfshi edhe njė ēėshtje
konkrete pėr tė cilėn Avokati i Popullit ka bėrė kėrkesė
nė Gjykatėn Kushtetuese pėr shfuqizimin e njė ligji. Si
rrjedhojė nga dy tre deputetė tė veēantė u insistua qė nė
projekt rezolute tė vihet fraza se AP ka trajtuar ēėshtje
nė mėnyrė preferenciale si dhe njė frazė tjetėr ku
shprehet kritika pėr trajtim politik tė ēėshtjeve nga ana
e AP-sė, ndonėse nė asnjė rast nuk u argumentua kjo
kritikė me fakte konkrete pėr deklarime apo sjellje politike tė
institucionit tonė.
Gjykata
Kushtetuese prej kohėsh ka shprehur tė drejtėn e Avokatit tė
Popullit pėr tju drejtuar asaj edhe pas ankesave tė
personave juridike, pėrfshirė shoqata apo shoqėri tregtare,
prandaj Avokati i Popullit ka inicuar ēėshtje pranė Gjykatės
Kushtetuese, sa herė e ka ēmuar tė nevojshme, qoftė me nismėn
e vet, qoftė me kėrkesė tė subjekteve qė i janė drejtuar
atij, qofshin kėta persona juridikė apo fizikė. Duke ju
referuar shifrave pėr 10 vjet siē kėrkoi deputeti z. Eduart
Halimi rezulton se Avokati i Popullit i ėshtė drejtuar Gjykatės
Kushtetuese gjithsej nė 13 raste, nga tė cilat nė 6 raste
ankesat kanė qenė edhe nga subjekte juridike, shoqėri
tregtare apo edhe me aktivitet ndėrtimi, kurse nė 2 raste nga
organizata joqeveritare, nė njė kohė qė ankesa dhe kėrkesa
nga subjekte tė tilla janė me dhjetra nė vite. Lidhur me ēėshtjen
konkrete tė kritikuar nga anėtarėt e komisionit, e qė ka tė
bėjė me shfuqizimin e disa dispozitave tė ligjit Pėr
regjistrimin e pasurive tė paluajtshme, sqarojmė se ende
nuk ėshtė shprehur Gjykata Kushtetuese, vendimin e se cilės
ne e presim pa asnjė lloj paragjykimi. Por sqarojmė se pėr
rastin konkret pėr inicimin e ēėshtjes nė Gjykatėn
Kushtetuese nuk ka shėrbyer vetėm ankesa e shoqėrisė
Dudaj Construction, por edhe mjaft ankesa nga qytetarė tė
veēantė. Nuk mund tė flitet pėr asnjė lloj preference ndaj
saj, edhe sepse ankesa ėshtė bėrė qė nė tetor 2008, kurse
kėrkesa nė Gjykatėn Kushtetuese ėshtė bėrė nė qershor
2009.
Gjykojmė
se dyshimet e hedhura pėr paanshmėrinė nė njė kėrkesė, e
cila prej kohesh ėshtė bėrė publike, nuk mund tė
justifikojnė ēfarėdolloj akuze tė shprehur nė qėndrime
individuale tė anėtarėve tė veēantė tė Komisionit tė
Ligjeve, dhe aq mė tepėr tė vendoset nė njė Rezolutė tė
Kuvendit qė ka marė nė analizė punėn tonė njė vjeēare me
3734 kėrkesa dhe ankesa gjithsej.
Gjithashtu,
pėr herė tė parė u vu nė dyshim transparenca e
institucionit, duke e argumentuar kėtė me volumin dhe formatin
e Raportit. Ne e gjykojmė tė nxituar kėtė konkluzion sepse pėrpiqet
tė imponojė njė strukturė tjetėr, kur tashme ajo ėshtė
vendosur prej 10 vjetėsh, sipas strukturės sė raportit tė
Ombudsmanit danez, roli i tė cilit nė ngritjen dhe zhvillimin
e kėtij institucioni ėshtė thelbėsor. E vetmja pėrsėritje
nė Raport qė, mbase nuk duhej vėnė, janė Rekomandimet pėr
ndryshimet e ligjeve dhe akteve nėnligjore pėr vitet 2000 deri
2008. Por kėto u pėrfshinė sepse u mendua se me qė mbi 50% e
deputetėve janė tė rinj, ishte mirė qė ata tė jenė sa mė
tė informuar pėr kėtė kontribut tė vlefshėm tė
institucionit.
U
bėnė vėrejtje edhe pėr promovimin e mėtejshėm tė
institucionit dhe punės sė tij, ndėrkohė qė u tha se
mungesa e kėtij informimi ka ēuar nė rritjen e numrit tė
ēėshtjeve jashtė juridiksionit. Faktikisht ėshtė e kundėrta:
ėshtė pikėrisht puna intensive e Avokatit tė Popullit pėr
informimin e publikut, ajo qė ka ēuar nė njė rritje mė tė
madhe tė besimit tė publikut, i cili i drejtohet institucionit
edhe pėr ēėshtje qė nuk i takojnė atij, dhe qė natyrisht
dalin jashtė juridiksionit. Megjithatė, edhe pėr kėto ēėshtje,
realisht bėhet njė punė e madhe, duke u ofruar ankuesve njė
konsulencė ligjore. Po tu referohesh shifrave zyrtare
rezulton se nė vitin 2000 ankesa jashtė juridiksionit kanė
qenė 57%, nė 2004 ishin 50%, nė 2005 47%, nė 2006 dhe 2007
45%, nė 2008 44% dhe nė vitin 2009 42%. Pra ēdo vit kanė
ardhur nė ulje. Theksojmė pėr krahasim se ankesat jashtė
juridiksionit nė tė gjitha vendet nė Europė ku vepron
institucioni i Ombudsmanit janė nga 50% deri 70% jashtė
juridiksionit. Pati edhe kritika tė tjera tė pabazuara pėr
mosbėrje rekomandimesh pėr ndjekje penale nė prokurori etj,
por konstatojmė se kėto vijnė pėr shkak se mbase nuk ėshtė
studjuar mirė gjithė Raporti.
Tendenca
e mėsipėrme dhe qėndrimi pasiv i pjesės mė tė madhe tė anėtarėve
tė komisionit, e vendos Raportin e Avokatit tė Popullit para
njė gjykimi tė njėanshėm. Nė kėtė mėnyrė, pas 10 vjetėsh,
pėr herė tė parė, anėtarė tė caktuar tė kėtij komisioni
shprehėn akuza tė tilla ndaj Avokatit tė Popullit, tė cilat
ne gjykojmė se realisht sulmojnė pavarėsinė e kėtij
institucioni dhe dėmtojnė imazhin tonė publik.
Ne
gjykojmė se Projekt Rezoluta nė tėrėsi vlerėson punėn e
institucionit tonė pėr vitin 2009, por pėr objektivitet dhe
saktėsi duhen hequr:
-
Nė konstatimet pėr vitin 2009 shprehja: Nė raste tė
veēanta pozicioni i Avokatit tė Popullit ka qenė
preferencial;
-
Nė detyrat qė kėrkon Kuvendi pėr vitin 2010, duhen
hequr 2 paragrafėt:
-
Eleminimin e trajtimit preferencial tė ankesave tė
shtetasve;
-
Eleminimin e tė gjitha deklarimeve me pėrmbajtje apo
sjellje politike nga ana e kėtij institucioni.
Duke
mirėpritur tė gjitha vėrejtjet qė realisht ndihmojnė mirėfunksionimin
e institucionit, sikurse nė kėto 10 vjet, paanshmėria,
profesionalizmi, konfidencialiteti e pavarėsia do tė mbeten
bazat e funksionimit tė Institucionit tė Avokatit tė
Popullit.
Me
respekt,
AVOKATI
I POPULLIT
NE DETYRE
Riza PODA
|