REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Rendit Publik

Drejtoria e Policise Qarkut Tirane

Zyra e Ad.Dok.Analize & Statistike

___________________________________________________________________________

                                                                                                                                 Nr. 7638/6 Prot                                                                    Tiranė, mė 19/07/2004

 

Lenda : Mbi shkelje te kryera nga punonjesit e policise per vitin 2003

Avokatit te Popullit

Zotit Ermir DOBJANI

Tirane

 

            Raporti i vitit 2003 i Avokatit te Popullit, pjesa qe trajton shkeljen e te drejtave dhe lirive te njeriut te konstatuara ne organet e Ministrise se Rendit Publik, ju dergua gjithe Sektoreve ne Drejtorine e Policise se Qarkut dhe Komisariateve te Policise qe jane ne juridiksionin tone. Kjo pjese e raportit u punua me te gjithe punonjesit e policise duke ju nenshtruar edhe nje here analizes per ēdo rast te evidentuar.

Numuri i ankesave te ardhura ne drejtim te Policise se Tiranes po peson nje ulje te vazhdueshme, pasi ankesat qe vijne ne kete drejtim kane ardhur ne ulje. Per vitin 2004 ne Drejtorine e Policise Qarkut Tirane ka vetem nje rast te tille dhe ndaj oficerit te policise, te cilit i ishte drejtuar ankesa u analizua nga ana jone dhe ne perfundim ju dha masa disiplinore “verejtje”.

Per problemet e trajtimit te shtetasve, te Etikes dhe komunikimit me komunitetin, nga ana jone jane hartuar programe te veēanta dhe ne vazhdimesi, rast pas rasti kemi kerkuar dhe rritur kerkesen e llogarise.

Edhe ne analizen e veprimtarise se institucionit tone per 6 mujorin e I-re te ketij viti, i kemi kushtuar rendesi te veēante respektimit te te drejtave dhe lirive te njeriut dhe marredhenieve me komunitetin.

 

 

DREJTORI POLICISE SE QARKUT

 

Kryekomisar Albert DERVISHI

(firma, vula)

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al