1.
Me ftese te Z. Ermir Dobjani, "Avokati i Popullit" shqiptar
(Ombudsmani) bera nje vizite zyrtare ne Shqiperi nga 20-22 Tetor 2002.
Isha i shoqeruar nga Markus Jaeger, Zevendes ne zyren time i cili
mberriti ne Shqiperi dy dite perpara meje per te pergatitur viziten
time. Kisha gjithashtu kenaqesine qe te takohesha edhe nje here me
Perfaqesuesin e Perhershem Shqiptar ne Keshillin e Europes,
Ambasadorin Shpetim Çaushi, i cili me shoqeroi ne te gjitha vizitat
tona zyrtare me perjashtim te atyre me perfaqesuesit e OJQve.
2.
Une i kisha informuar tashme bashkebiseduesit e mi qe une nuk kisha
ndermend te beja nje vleresim te detajuar te gjendjes se pergjithshme
te te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Une nuk e konsideroj nje ide te
mire qe t’u shtoj nje raport tjeter raporteve specifike dhe te
pergjithshem qe vezhgues dhe perfaqesues te ndryshem te te drejtave te
njeriut , duke perfshire ato nga Keshilli i Europes, kane shkruar apo
jane duke shkruar mbi Shqiperine.
3.
QelIimi kryesor i vizites sime (shihni programin bashkengjitur) ishte,
megjithate, qe te vendosej fillimi i kontaktit me autoritetet
Shqiptare, anetaret e opozites dhe perfaqesuesit e shoqerise civile,
per te pare une vete se si te drejtat e njeriut perceptohen ne
Shqiperi, dhe per te pare drejtperdrejt nga drejtuesit politike
shqiptare se si ata kane ndermend te perballen me keto probleme.
4.
Ndermjet problemeve me serioze te te drejtave te njeriut me te cilat
perballet Shqiperia - keqfunksionimi i sistemit gjyqesor, brutaliteti
ende i shpeshte i policise, kushtet e mjerueshme te burgut ne disa nga
ambjentet qe vizitova, fakti se rajonet e policise ende perdoren per
paraburgim te zgjatur (pavaresisht nga premtimet e bera qysh prej nje
kohe te gjate nga autoritetet shqiptare te Keshilli i Europes!),
veshtiresite ne fitimin e aksesit ne te drejtat themelore sociale si e
drejta per kujdesin shendetsor, etj. - Une u interesova ne menyre te
veçante per kater çeshtje specifike; (i) kushtet e paraburgimit,
(ii) reputacioni i Shqiperise si e perfshire ngushte ne forma te
ndryshme te trafikut njerezor, (iii) te drejtat e grave dhe te
femijeve ne vete Shqiperi, dhe (iv) problemet e hasura nga tradita e
gjakmarrjes.
5.
(i) Disa njerez qe takova ne burg, te cilet mbaheshin ende “me
shtyrje” mesa dukej konsideroheshin se tashme kishin kryer denimin e
tyre, meqenese gjykatat tashme kishin dhene denimin e tyre.
Megjithate, ata prisnin per nje kohe te gjate, ndonjehere prej 6
muajsh, per njoftimin e denimit. Si rezultat keta te burgosur jane te
privuar nga regjimi qe te burgosurit e tjere kane te drejte. Vura re
gjithashtu se te burgosurit nen moshe qe vizitova ne burgun 313 ishin
plotesisht te ndare nga bota e jashtme pa akses ne gazeta, radio apo
television. Z. Spiro Peçi, Minister i Drejtesise, me premtoi se
ketyre shkelesve te ligjit te rinj ne moshe do t’u jepej akses ne
television ne ditet ne vijim te takimit tone dhe se do te siguronte qe
kjo te zbatohej ne te gjitha burgjet.
6.
(ii) Per fat te mire u be e qarte gjate takimeve te mia te ndryshme se
Shqiperia vazhdon te jete nje qender e te gjitha llojeve te trafiqeve
te qenieve njerezore; trafiku i grave dhe vajzave shqiptare per
prostitucion te detyruar ne vende te tjera; trafiku i grave dhe
vajzave te huaja, gjithashtu per qellimet e prostitucionit te detyruar
ne shume vende; trafiku i femijeve per pune te paligjshme, per te
lypur apo per qellimin e shitjes se organeve te tyre jashte
(megjithate eshte e veshtire te verifikohet akuza e fundit) dhe
trafikimi ilegal i Shqipetareve dhe i imigranteve te huaj drejt
Bashkimit Europian. Megjithate u be e mundur per mua te shoh vete se
te gjitha autoritetet shteterore ishin te ndergjegjshem dhe i njihnin
keto probleme. Pata pershtypjen e forte se te gjithe Ministrat e
interesuar, dhe se pari e mbi te gjithe Kryeministri dhe Presidenti i
Republikes jane tani me te vertete duke u perballur me problemin e
ketyre shkeljeve kaq te perhapura te te drejtave te njeriut. Ne fund
te vitit 2001 ishte miratuar nje strategji kombetare, se trafiku i
qenieve njerezore nga Shqiperia do te eliminohet plotesisht ne fund te
vitit 2004. Zyra ime do te vazhdoje te ndjeke hap pas hapi zhvillimet.
7.
(iii) E gjithe shoqeria shqiptare nevojitet te ndergjegjesohet per
rendesine e respektimit te te drejtave te grave dhe femijeve. Per kete
rame dakort me Ministren Shqiptare te Punes dhe te Çeshtjeve Sociale
Znj. Valentina Leskaj se do te mbanim nje seminar te perbashket me
2003. Ne nje takim te dyte me Znj. Leskaj ne Strasbourg me 14 nentor
2002, ne perparuam duke vendosur nje program per kete seminar i cili
do te mbaje parasysh problemet lokale dhe rajonale dhe deshirojme qe
te ftojme pjesmarresit nga vendet fqinje.
8.
(iv) Vrasjet e gjakmarrjes tradicionale jane duke pasur efekte te
demshme jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet fqinje. Ky fenomen
eshte pak i njohur ne vende te tjera te Europes por ai shkaterron
jetet e rreth 2500 deri me 3500 njerezve ne vit meqenese anetaret e
nje klani vrases jane te detyruar te lene shtepite dhe gjithe
zoterimet e tyre pas dhe te gjejne strehe diku gjetke larg frikes se
raprezaljes per nje akt qe ata nuk e kane kryer. Ne diskutuam me
Ministrin e Rendit Publik (Brendshem), Z. Luan Rama, mundesine e
organizimit te nje debati publik mbi kete spirale dhune i cili te
mbahet mundesisht ne zonat e njohura te vrasjes "gjak – per -
gjak". Ne do te deshironin ta mbanin kete takim ne veren e vitit
2003.
9.
Zyra e Komisionerit per te Drejtat e Njeriut deshiron t’i drejtohet
departamenteve perkatese te Keshillit te Europes qe te ndihmojne ne
kryerjen e ketyre aktiviteteve.
10.
Pavaresisht nga numri dhe shtrirja problemeve te vazhdueshme te te
drejtave te njeriut ne Shqiperi ky ekspozim perfundon me dy shenime
pozitive.
11.
Zyra e Ombudsmanit Shqiptar ngjall shpresa te medha. Avokati i
Popullit, i cili ne konteksin ne fjale, ka burime materiale dhe
njerezore impresionuese, eshte duke ndermarre te gjitha llojet e
veprimeve, duke perfshire fushaten audiovizuale te fuqishme. Ne
deshirojme ta falenderojme ate per menyren e mrekulleshme qe organizoi
viziten tone dhe kemi besimin se zyra e tij do t’i jape qytetareve
shqiptare nje ndihme efikase ne mbrojtjen e te drejtave te tyre.
12.
Ne jemi stepur nga ndershmeria dhe kthjelltesia me te cilen jo vetem
autoritetet shqipetare por edhe anetaret e opozites - te cilet qe te
giithe na dhane nje mireseardhje te ngrohte - pranojne problemet e
Shqiperise. Duke qene se ata jane kaq te ndergiegishem per problemet e
tyre, duhet te jete e mundur, me ndihmen e Keshillit te Europes dhe te
Komisionerit per te Drejtat e Njeriut, nder te tjera, te behet progres
i rendesishem ne nje te ardhme jo shume te larget.