REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 202 Prot.                                              Tiranė, mė 18/09/2008

   

      

   

Drejtuar:    Gazetės “SHEKULLI”

 

 

Avokati i Popullit u pėrgjigjet katėr tė burgosurve shqiptarė nė Patra tė Greqisė

     

      

Mė 20 Gusht 2008, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani ka marrė njė letėr nga njė grup tė burgosurish Shqiptarė qė vuajnė dėnimet e tyre nė burgun e Patras, nė Greqi.

Kėshtu, katėr qytetarė shqiptarė, identitetin e tė cilėve nuk e bėjmė tė njohur pėr arsye mbrojtjeje, gjate muajit Gusht 2008, kanė parashtruar pranė Institucionit tė Avokatit tė Popullit shqetėsimin e tyre “pėr mosrespektimin nga drejtėsia Greke tė tė drejtave tė njeriut”, referuar kjo proceseve gjyqėsore dhe masave ndėshkuese selektive qė drejtėsia greke aplikon ndaj tyre.

Nė pėrmbajtje tė kėrkesave tė parashtruara nė letėr, ankuesit kanė kėrkuar “t’u jepet fund tė gjitha formave tė diskriminimit, vetėm e vetėm pėr faktin e mbajtjes prej tyre tė kombėsisė shqiptare, tė shprehura kėto nė dėnime tė tilla qė kapin vlera maksimale nė krahasim me ato qė jepen pėr shtetasit Grekė”.

Duke reaguar ndaj kėtij shqetėsimi, Zyra e Avokatit tė Popullit ia ka pėrcjellė atė Presidentit tė Republikės dhe Qeverisė Shqiptare, Ambasadorit shqiptar nė Greqi dhe Ambasadorit Grek nė Shqiperi si dhe Ombudsmanit Grek nė Athine, duke u bashkengjitur edhe nga njė kopje tė letrės nė fjalė, por duke ruajtur edhe identitetin e ankuesve.

Avokati i Popullit synon arritjen e njė sensibilizimi tė mėtejshėm rreth kėtij problemi, me qėllim qė kjo kategori personash tė mund tė gėzojė nė praktikė njė trajtim tė barabartė me shtetasit grekė.

Tė burgosurit shqiptarė tė Patras kanė kėrkuar njėkohėsisht qė veprimet e Avokatit tė Popullit t’u bėhen tė njohura atyre dhe opinionit publik pėrmes medias, dhe konkretisht me anė tė gazetės “Shekulli”.

Me kėtė rast, Zyra e Avokatit tė Popullit i siguron ata se do tė jetė nė ndjekje tė shqetėsimit tė tyre dhe pėr asnjė ēast nuk do tė reshtė sė trajtuari kėtė problem, gjatė gjithė veprimtarisė sė saj nė vazhdimėsi.

 

 

                                                          

                                

ZEDHENESI I AVOKATIT  TE  POPULLIT

 

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.