REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 215/1 Prot.                                         Tiranė, mė 18/09/2002

   

       

   

Lenda:        Sugjerim per plotesimin e kerkesave me imediate te KKK Pronave, prane Prefektures Tirane, per realizimin e detyrave qe i ngarkon Kushtetuta

 

 

Drejtuar:    Komisionit Shteteror te Kthimit e Kompensimit te Pronave, prane Keshillit te Ministrave

 

                   z. Robert BITRI

 

Per dijeni:  Kryeministrit

 

                   z. Fatos NANO

 

                                                                              TIRANE

     

Prane Institucionit te Avokatit te Popullit jane depozituar nga shtetas te ndryshem nje numer i madh ankesash qe kane te bejne me Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

          Kushtetuta e Repub1ikes se Shqiperise, ne nenin 60/1 thekson se:

“Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshme te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe te parregullta te organeve te administrates publike”.

Per te realizuar kete detyrim kushtetues Institucioni i Avokatit te Popullit komunikon, kerkon shpjegime dhe rekomandon zgjidhje ligjore me te gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, bazuar ne nenin 63/4 te Kushtetutes qe percakton se:

“Organet dhe funksionaret publike jane te detyruar t'i paraqesin Avokatit te Popullit te gjitha dokumentet dhe informadonet e kerkuara prej tij”.

Gjate veprimtarise intensive te Institucionit qe une drejtoj konstatoj dhe jam vene ne dijeni edhe nga Kryetari i KKK te Pronave, prane Prefektures Tirane se ky organ nuk ka asnje mundesi per t’iu pergjigjur kerkesave apo rekomandimeve tona per arsyen e thjeshte se ky komison nuk disponon jo vetem kompjuter por as edhe nje makine shkrimi.

Ne vleresimin tim eshte e pashpjegueshme kjo indiference e organeve qendrore per KKK te Pronave, prane Prefektures Tirane. Kjo jo vetem per faktin se ai nuk ka asnje mundesi praktike per t’ju pergjigjur institucionit tone, por sidomos ne ate qe nuk mund te zbardhe dot as vendimet qe merr per ish pronaret.

Me lejoni te theksoj se jane rreth 400 kerkesa me shkrim te paraqitura ne KKKP-ve prane Prefektures Tirane, dhe 1800 dosje te pashqyrtuara nga ky komision.

Ne keto kushte, e gjej me vend dhe te domosdoshme t’ju sugjeroj marrjen e masave urgjente per plotesimin e nevojave me minimale te KKK te Pronave prane Prefektures Tirane, me qellimin e vetem qe te realizoje detyrimin e tij kushtetues perpara shtetasve.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin Tuaj, lutem per masat e marra, na njoftoni brenda 10 diteve.

    

 

  

                                                        

        

AVOKATI  I  POPULLIT

   

    

       Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.