Ashtu siē jeni nė dijeni edhe nėpėrmjet shkresės tonė tė
mėparshme me Nr. 136 dt.04.06.2008, Institucionit tė Avokatit tė
Popullit i ėshtė ngarkuar detyra e Mekanizmit Kombėtar pėr
Parandalimin e Torturės (MKPT). Ky veprim ėshtė bėrė nė pėrmbushje
tė detyrimeve ndėrkombėtare tė Shtetit Shqiptar dhe nė zbatim tė
Ligjit Nr. 9094
dt.03.07.2003 Pėr Ratifikimin e Protokollit Opsional tė Konventės
kundėr Torturės dhe Ndėshkimeve tė tjera Ēnjerezore dhe
Degraduese (OPCAT).
Me anė tė shkresės
tuaj Nr.8551 dt. 16.06.2008 jemi vėnė nė dijeni se Ministria e Punėve
tė Jashtme ka kryer njoftimin pėr ngritjen e MKPT-sė pranė
organizmave ndėrkombėtarė. Por pėrveē kėsaj ėshtė kėrkuar
gjithashtu dhėnia e njė informacioni mė tė hollėsishėm mbi disa
aspekte te pėrbėrjes, strukturimit dhe organizmit te punės sė kėsaj
strukture.
Nė pėrgjigje tė interesimit tuaj po ju paraqesim
informacionin si vijon:
Nė Qershor tė vitit 2007 Shoqata e Rehabilitimit tė
Viktimave tė Torturės me qender nė Tiranė dhe Avokati i Popullit
zhvilluan njė seminar me Temė Shqipėria pa Torturė. Gjatė kėtij
seminari ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė qeverisė dhė shoqėrisė
civile, tė cilėt nė pėrfundim ranė dakort nė parim qė
Institucioni i Avokatit tė Popullit i plotėsonte tė gjitha kriteret
pėr tė marrė detyrėn e MKPT.
Nė vijim tė kėsaj ideje, Avokati i Popullit i drejtoi njė
rekomandim Kuvendit tė Shqipėrisė dhe Kryeministrit ku i kėrkoi
zyrtarisht krijimin e kushteve logjistike dhe financiare pėr tė pėrmbushur
detyrėn e MKPT-sė. Me miratimin e buxhetit te Institucionit tė
Avokatit tė Popullit pėr vitin 2008, nga ana e Qeverisė u shtuan
edhe pagat e pjesshme per 5 vende tė reja pune qė do tė hapeshin pėr
punonjėsit e MKPT.
Nė Janar tė Vitit 2008 Avokati i Popullit nė pėrmbushje tė
detyrės sė tij si MKPT krijoi Njėsinė pėr Parandalimin e Torturės,
duke emėruar si drejtues tė saj Z. Ervin Karamuēo, i cili tashmė
ėshtė edhe personi i kontaktit pėr kėtė veprimtari.
Nė Shkurt tė Vitit 2008 nė bashkėpunim me Qendrėn
Shqiptare pėr Rehabilitimin e Viktimave tė Torturės dhe Qendrėn
Daneze tė Viktimave tė Torturės, Avokati i Popullit zhvilloi njė
tavolinė tė rrumbullakėt, me anė tė sė cilės kėrkoi tė
sensibilizonte organet qendrore tė shtetit dhe shoqėrinė civile mbi
proēesin e ngritjes sė MKPT-se dhe rėndėsinė e kėsaj strukture.
Nė Mars 2008 Avokati i Popullit u perfshi ne nje debat
kuvendor per ndryshimet e reja ne Ligjin Per te Drejtat dhe
Trajtimin e te Denuarve. Ne perfundim te tij u arrit qe ne
permbajtje te ketij ligji te perfshihej edhe veprimtaria mbikqyrese e
MKPT ne sistemin penitenciar, si nje organizem garant per respektimin
e te drejtave dhe trajtimin e te denuarve.
Gjatė Muajve Mars dhe Prill 2008, Avokati i Popullit zhvilloi
konkurset sipas Ligjit Per Statusin e Nepunesit Civil dhe nė
fund tė Muajit Maj pas njė proēedure ligjore, u arrit tė emėroheshin
4 punonjėsit e rinj tė Njėsisė sė MKPT-se. Nė emėrimin e tyre
Avokati i Popullit ju permbajt barazise gjinore sipas parashikimeve tė
OPCAT.
Deri nė fillim tė Muajit Korrik 2008 Njėsia pėr
Parandalimin e Torturės ka inspektuar Burgun e Krujės, Burgun
Burrel, Qendrėn e Paraburgimit Korēė dhe Tropojė nga ku ka dalė mė
rekomandimet pėrkatse pėr shkeljet e konstatuara. Veprimtaria
inspektuese ne lidhje me muajt ne vijim ėshtė mirartuar paraprakisht
nga Avokati i Popullit dhe do tė pėrfshijė njė numėr mė tė gjėrė
objetesh, si Repartet Ushtarake, Spitalet Psikiatrike, Qendrat e
Azilkerkuesve, Stacionet e Policise, Burgjet, Qendrat e Paraburgimit
etj.
Per te gjitha inspektimet Avokati i Popullit ka menduar te
kerkoje ndihmen e eksperteve te fushave te ndryshme (sociologjike,
psikiatrike, psikologjike, mjeko-ligjore etj) nga shoqeria civile me
ane te projekteve perkatse te bashkepunimit.
Nje interesim te madh Avokati i Popullit po tregon per
konsolidimin e kapaciteteve logjistike te Njėsisė pėr Parandalimin
e Torturės. Per kete qellim ne te gjitha takimet e zhvilluara me
partneret vendas dhe te huaj eshte kerkuar qe te ndihmohet
instutucioni me baze materiale si kompjutera, fakse, automjete, mjete
te tjera logjistike etj.
Ne permbushje te ketij roli, Avokati i Popullit ka vendosur
lidhje me perfaqesues te Komitetit per Parandalimin e Tortures te
Keshillit te Europes (CPT), me Nenkomitetin per Parandalimin e
Tortures te OKB-se etj. Punonjes te Njesise per Parandalimit te
Tortures kane marre pjese ne dy aktivitete te zhvilluara nga Keshilli
i Europes ne Itali dhe Rusi qe kane patur lidhje me parandalimin e
dhunes ne burgje dhe nga ne polici.
Gjithashtu perfaqesues te Njesise per Parandalimin e Tortures
kane marre pjese ne nje seri takimesh ne Ministrine e Puneve te
Jashtme Shqiptare per proēesin e raportimeve prane Keshillit te
Europes dhe Komitetit kunder Tortures (CAT) te OKB-se. Per kete te
fundit nga ana e Avokatit te Popullit si Mekanizem Kombetar eshte
paraqitur edhe nje raport i posacem i disa viteve te aktivitetit te
tij qe ka patur lidhje me parandalimin e tortures.
Nderkohe
qe me cilesine e Mekanizimit Kombetar kunder Tortures, Avokati i
Popullit ka paraqitur ne Muajin Maj 2008 nje Raport te Posaēem ne
Kuvendin e Shqiperise ne lidhje me gjendjen e shendetit mendor.
Njekohesisht ne kete kuader po jepet nje kontribut i veēante ne
permiresimin e Rregullores se Pergjithshme te Burgjeve, si dhe po
asistohet me mendime ligjore faza e projektimit dhe standartizimit te
godinave te reja te paraburgimit qe do te ndertohen se shpejti ne
Shqiperi.
Avokati i Popullit ne fillim te Muajit Korrik priti ne nje
vizite Ombudsmanin e Mbreterise se Danimarkes, ne te cilen u shkembyen
eksperienca ne ngritjen dhe venien ne funksionim te MKPT-sė. Per kete
qellim Avokati i Popullit dhe Qendra Shqiptare per Rehabilitimin e
Viktimave te Tortures organizuan edhe nje tavoline te rrumbullket, ku
Ombudsmani Danez dhe perfaqesues te institucioneve te tjera dhane
mendime te dobishme per mbarevajtjen e punes se kesaj strukture.
Ne pikepamjen teknike te veprimtsrise se tij, MKPT-ja
funksionon sipas modelit te ikorporuar institucional prane Avokatit te
Popullit. Per venien ne funksionim te tij jane konsultuar nje sere
aktesh, manualesh dhe eksperincash te vena ne dispozicion nga Shoqata
e Parandalimit te Tortures (APT) me qender ne Gjeneve Zvicer dhe nga
Komiteti per Parandalimin e Tortures i Keshillit te Europes. Njesia
per Parandalimin e Tortures si instrument i zbatimit ne praktike te
rolit te MKPT-se nga Avokati i Popullit ka hartuar nje sere modelaresh
per inspektimet ne objekte te ndryshme ku mbahen te izoluar personat,
si dhe gjate gjithe kesaj kohe ka punuar per te vene kontakte
permanente me organet shteterore perkatse.
Gjithashtu
eshte krijuar nje liste e plote e vendeve qe do te inspektohen ne
shkalle vendi dhe jane informuar paraprakisht te gjitha institucionet
per ngritjen e MKPT-se dhe kompetencat e tij specifike.
Deri
ne fund te vitit 2008 MKPT-ja pretendon te kryeje rreth 60 inspektime
ne shkalle vendi si dhe te publikoje nje sere rekomandimesh mbi
situaten e konstatuar. Krahas kesaj MKPT-ja do te nderhyje edhe per ēeshtje
ligjore qe do te kerkojne permiresime ne kuader te parandalimit te
tortures, si dhe do te pergatise nje baze te dhenash per raportimet e
ardhshme prane Nenkomitetit per Parandalimin e Tortures tė OKB-sė.
Njekohesisht,
megjithe mungesat e medha logjistike MKPT-ja do te vijoje proēesin
promovues dhe propagandisitik. Per kete qellim eshte planifikuar qe
gjate vitit 2008 te zhvillohen disa tryeza te rrumbullakta me
perfaqesues te Policise se Shtetit, Burgjeve, Ushtrise etj.
Ne
realizimin e programeve tona, ju njoftojme se nje vend te veēante do
te zere edhe mardhenia e ngushte me Ministrine e Puneve te Jashtme,
sidomos per shkembimin e informacioneve lidhur me proēesin e
raportimit te MKPT nė OKB.
Duke
besuar se ju kemi dhene nje informacion te detajuar lidhur me krijimin
dhe venien ne funksionim te Mekanizmit Kombetar per Parandalimin e
Tortures, jemi te hapur ne ēdo kohe per shkembim te metejshem
informacioni dhe bashkepunimi me interes reciprok.
Duke
mirekuptuar bashkepunimin Tuaj,
D R E J T U E S
Ervin KARAMUĒO