REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 41 Prot.                                                 Tiranė, mė 18/02/2004

   

Lenda:        Kerkohen pergjigje per Rekomandimet drejtuar Keshillit te Ministrave

       

   

Drejtuar:    Drejtorit te Kabinetit te Kryeministrit

 

Zotit Agim Isaku

 

                                                                             TIRANE

 

Zoti Drejtor,

 

Avokati i Popullit, ne zbatim te detyres se tij te percaktuar nga neni 63/3 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise gjate vitit 2003 ka bere 13 rekomandime dhe propozime ne adrese te zotit Kryeminister. Por ndonese ne disa raste jemi vene ne dijeni jo zyrtarisht per porosite apo detyrat qe ka caktuar Kryeministri, ne rastet me te shumta nuk kemi pergjigje zyrtare me shkrim per keto rekomandime apo propozime.

Ne menyre te permbledhur, rekomandimet dhe propozimet jane:

1. Rekomandim per marrjen e masave per parandalimin e rasteve te shkeljes se te drejtave te p.jeriut gjate shoqerimit, ndalimit apo arrestimit dhe vuajtjes se denimit per personat e mitur me moshe 14-18 vje9 (10.01.2003).

2. Rekomandim per marrjen e masave perte realizuar plotesimin e bazes ligjore qe sherben per funksionimin bashkekohor te sherbimit publik te ujesjelles-Kanalizimeve (15.01.2003).

3. Rekomandim per marrjen e masave per te bere te mundur njohjen dhe zbatimin e ligjit nr.8950 date 10.10.2002 "Per gjendjen Civile" (15.04.2003).

4. Propozimi drejtuar Qeverise per ndryshimin e Vendimit te K.M nr. 64, date 02.02.2001 "Per inkuadrimin e gradave ushtarake, ne gradat e Policise se Shtetit dhe per caktimin e funksioneve organike, qe do te ushtrohen sipas tyre". Ky propozim mori shkas nga ankesat e policeve per gradat qe ju dhane ne muajin maj 2003. (data 29.05.2003).

5. Rekomandimi per te deklaruar (konstatuar) pavlefshmerine absolute te Urdherit te Kryeministrit nr. 226 date 20.08.2002 "Per komunikimin me organet e medias se shkruar dhe elektronike" (date 02.06.2003).

6. Kerkesa per sigurimin e jetes se deshmitarit Z.K. (26.05.2003).

7. Informacioni per negociatat dhe kerkesat e perfaqesuesve te ish te

burgosurve dhe te pemdjekurve politike (03.06.2003).

          8. Informacioni per zbatimin dhe nevojen e permiresimit te legjislacionit ne fushen e sigurimeve shoqerore (23.09.2003).

9. Kerkese per bashkepunim per Konferencen Kombetare per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere (date 30.09.2003). Kryeministri ngarkoi Ministrin e Financave, Ministrin e Drejtesise dhe Ministrin e Shtetit, zotin Blendi Klosi per te bashkepunuar. Konferenca u zhvillua me daten 19.12.2003.

10. Rekomandim per planiflkimin e fondit te nevojshem ne buxhetin e shtetit per vitin 2004, per te perfunduar brenda vitit 2005 ekzekutimin e te gjitha vendimeve gjyqesore, ku debitor eshte shteti, sipas angazhimit te marre ne programin e Qeverise ne korrik 2002 (date 15.10.2002).

11. Rekomandim ne lidhje me nevojen e shqyrtimit te projektligjit te paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes "Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr.8087 date 13.03.1996 "Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura, Ministrise se Rendit Publik dhe Sherbimit Informativ Shteteror" (date 19.11.2003).

          12.Rekomandim per permiresimin e ligjit nr.7726 date 29.06.1993 "Per fondin arkivor kombetar dhe per arkivat (15.12.2003).

13. Rekomandim per revokimin e paragrafit qe parashikon formularin e "autorizimit te Prodhuesit" ne kapitullin e trete te Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.l date 10.01.1996 "Per prokurimin publik". (31.12.2003).

Duke qene se Institucioni i Avokatit te Popullit po pergatitet per te raportuar per veprimtarine e tij gjate vitit 2003 para Kuvendit te Republikes se Shqiperise, do te luteshim qe sa me shpejt te ishte e mundur te na vinit ne dijeni per trajtimin qe ju eshte bere apo per qendrimin e Qeverise ndaj rekomandimeve apo propozimeve tona.

Duke shpresuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj, bashkelidhur per kujtese ju dergojme nga nje kopje te rekomandimeve tona.

   

      

   

  

                                                           Me respekt

        

AVOKATI  I  POPULLIT

   

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.