REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 214 Prot.                                         Tiranė, mė 17/09/2002

   

       

   

Lenda:    Per nevojen e zgjerimit te ambienteve per zyra te

               Institucionit te Avokatit te Popullit.

 

 

Drejtuar:    KRYEMINISTRIT

 

                   Z. Fatos NANO

 

                                                                              T I R A N E

     

I nderuar zoti Kryeminister!

 

Institucioni i Avokatit te Popullit qysh me fillimet e tij ne vitin 2000 ka ndjere kujdesin e Qeverise Shqiptare per krijimin e kushteve sa me te pershtatshme te punes dhe per kete, edhe si Kryetar i Mazhorances qeverisese, ju shprehim mirenjohje te veēante.

Por eshte fakt qe ne korrik te vitit 2000, kur Qeveria caktoi per ne ambientet (10-zyra), akoma nuk ishin te qarta nevojat qe do te kishte Institucioni yne, per te permbushur detyrat qe ka caktuar Kushtetuta, shoqeria shqiptare si dhe faktori nderkombetar.

Tashme, kur kane kaluar mbi dy vjet dhe rezulton se si faktoret e brendshem, ashtu dhe Komuniteti Nderkombetar jane te kenaqur nga veprimtaria e deritanishme e Avokatit te Popullit, ka lindur si nevoje urgjente shtesa per ambjente pune. Keshtu ne nuk kemi ambiente per Arkivin qe shtohet ēdo dite, ambiente pune per takime me ankuesit si dhe per mbledhje apo takime me stafin, biblioteke, zyra per komisioneret (zevendesit e Avokatit te Popullit), zyra per keshilltaret dhe ekspertet etj. Bashkelidhur kemi paraqitur edhe skicat per zyrat qe kemi ne dispozicion si dhe per nevojat tona per zyra te tjera.

Na lejoni te veme ne vemendjen tuaj se ne ish ndertesen e Komitetit Qendror, ku ndodhemi aktualisht, ndodhen edhe zyrat e Institucioneve te tilla si Agjensia Kombetare e Privatizimit, Instituti i Integrimit te ish te Pemdjekurve Politike, gazeta Liria, organizata jo qeveritare e invalideve te punes si dhe klube kafe (ne bodrum) te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe te Ministrise se Kultures.

Kemi mendimin se institucionet e siperpermendura shteterore ose jo qeveritare si dhe klubet nuk eshte mire te jene ne kete ndertese, por mund te sistemohen ne godina te tjera shteterore siē jane ish fabrika e uzina, ish reparte ushtarake etj qe faktikisht ne Tirane nuk mungojne, por qe indiferenca apo interesat e personave kompetente per t’i dhene me qera kane shkaktuar mungesa te zyrave per institucione serioze te shtetit tone. Duke patur parasysh planimetrine dhe numrin e zyrave te Agjensise Kombetare te Privatizimit, e cila ndodhet perballe dhe ne te njejtin kat me ne, mendojme se transferimi i saj ne ambiente te tjera permbush ne menyre te plote nevojat tona. Po te njejten planimetri ka edhe Instituti i Integrimit te te Pemdjekurve Politike, por ne nje kat me poshte. Ky Institut mendojme se mund te sistemohet fare mire ne ndertesen e shoqates se ish te pemdjekurve politike, ne rrugen e Elbasanit.

Duke besuar ne mirekuptimin tuaj, theksojme se donatori yne kryesor, projekti danez Danida eshte i gatshem te kontribuoje per rehabilitimin e zyrave qe shpresojme te na akordoni.

    

 

  

                                                          Me respekt

        

AVOKATI  I  POPULLIT

   

    

       Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.