E nderuar Zonja Kryetare!
Te
nderuar Zoterinj!
Jemi informuar se projektligji “Per Policine e Shtetit”, eshte
riderguar ne Komisionet Parlamentare te Kuvendit te Shqiperise. Ne
u njohem me projektligjin e depozituar ne Kuvend dhe
nga studimi i tij mendojme se ai ka mangesi, sidomos per disa
dispozita te tij qe shkelin rende te drejtat dhe lirite themelore
Kushtetuese e ligjore te shtetasve, te cilat jua kemi derguar me
shkresen tone Nr. 209 Prot., dt. 05.12.2006.
Me
poshte po ju dergojme disa mendime dhe propozime konkrete per
dispozita te veçanta te tij, te formuluara juridikisht, siç duhet qe
ato te implementohen ne projektligjin qe eshte derguar nga Qeveria me
dt. 22.11.2006. E themi kete sepse nuk jemi ne dijeni te projektligjit
te ripunuar dhe qe ndodhet aktualisht per diskutim.
1. Neni 10/6, ben fjale per shoqerimin ne zyrat e policise te
personave per qellime administrative apo ne zbatim te legjislacionit
penal. Ne fakt shoqerimi i personave ne zyrat e policise duhet te kete
vetem qellim dhe karakter administrativ dhe jo penal. Prandaj
perkufizimi i shoqerimit duhet riformuluar duke u bere:
“Shoqerimi, ne kuptimin e ketij ligji, nenkupton rastin kur nje
person ka shkelur nje rregull administrativ dhe identifikimi i tij
krijon nevojen e shoqerimit ne zyrat e Policise, me ose pa vullnetin e
tij.
Ne rastet kur personi thirret ne zyrat e prokurorise apo te policise
ne kuadrin e hetimeve penale paraprake, zbatohen dispozitat e
K.Pr.Penale”.
2. Neni 27 nuk parashikon se kush i emeron, liron apo largon nga
detyra Drejtoret e Drejtorise se Pergjithshme te Policise. Pra duhet
te shtohet nje paragraf duke u bere:
“Emerimi
i Drejtoreve te Drejtorise se Pergjithshme te Policise behet nga
Ministri me propozim te Drejtorit te Pergjithshem te Policise”.
3. Neni 29 nuk parashikon se kush i emeron, liron apo largon nga
detyra Drejtoret e Policise se Qarqeve dhe Drejtoret Rajonal te
Kufirit dhe Migracionit. Pra duhet te shtohet nje paragraf duke u
bere:
“Emerimi i Drejtoreve te Policise se Qarqeve dhe Drejtoreve Rajonal
te Kufirit dhe Migracionit behet nga Ministri me propozim te Drejtorit
te Pergjithshem te Policise”.
4. Gjithashtu nuk parashikohet edhe emerimi i punonjesve te policise
ne disa funksione te tjera, siç eshte parashikuar ne ligjin aktual
“Per Policine e Shtetit”. Prandaj projektligji duhet te plotesohet
me keto mangesi duke parashikuar edhe kompetencat e Ministrit dhe
Drejtorit te Pergjithshem te Policise per emerimin, lirimin dhe
largimin e punonjesve te policise, sipas funksioneve apo sipas
gradave. Keshtu mund te behet nje nen me kete permbajtje:
“Emerimi ne detyre i punonjesve te policise deri ne nivelin e shefit
te komisariatit apo funksione te barasvlefshme me te behet nga
Drejtori i Pergjithshem i Policise. Ndersa emerimi ne detyre i
punonjesve te policise mbi kete nivel behet nga Ministri me propozim
te Drejtorit te Pergjithshem te Policise”.
5. Neni 40/4/iv permend fjalen “perjashtim” qe ne fakt
sipas dispozites per masat disiplinore (neni 74) qe jepen ndaj
punonjesve te policise eshte parashikuar “largimi nga policia”
e punonjesit te policise dhe jo “perjashtimi nga policia”. Prandaj
duhet zevendesuar fjala “perjashtimit”
me fjalen “largimit”.
6. Neni 56/3, i cili parashikon rastet e largimit nga policia te
punonjesit te policise, duhet te sistemohet me mire duke dale me pika
dhe kryeradhe rastet e largimit, siç jane parashikuar rastet e
lirimit nga policia te punonjesit te policise ne nenin 56/2. Prandaj
duhet bere:
“Nje
punonjes i Policise largohet nga Policia nese:
a)
denohet me burg, me
vendim gjyqsor te formes se prere;
b)
kur
ndaj tij merret masa disiplinore e largimit nga Policia”.
Pika 4 e nenit 56, ben fjale per lirimin dhe largimin nga detyra te
punonjesit te policise, duke iu referuar nenit 53 te ketij ligji.
Mirepo neni 53 ben fjale per transferimin e punonjesve te policise nga
drejtoret e drejtorive te qarqeve, te drejtorive rajonale te kufirit
dhe emigacionit dhe drejtorive qendrore. Pra kjo pike duhet
riformuluar e saktesuar duke u bere:
“Lirimi dhe largimi nga detyra i punonjesit te Policise behet me
urdher te titullarit kompetent per emerimin e tij”.
7. Neni 62, ne rreshtin e trete duhet hequr fjala “shoqerimit
te”, sepse shoqerimi nuk eshte heqje lirie. Personi i
shoqeruar nuk barazohet me te ndaluarin apo te arrestuarin.
8. Neni 75, i cili ben fjale per proçesin disiplinor, ne piken 2
duhet ndryshuar fjala ndeshkim me proçedim. Te shtohet edhe e drejta
e punonjesit te policise qe te mbrohet edhe nga nje avokat i zgjedhur
prej tij ne proçesin disiplinor, duke u bere:
“Punonjesi
i Policise, i proçeduar per nje mase disiplinore, ka te drejte te
marre pjese ne proçesin disiplinor dhe te mbrohet nga nje avokat
dhe/ose punonjes policie, te zgjedhur prej tij, me te njejten grade
ose me grade me te larte”.
Pika
1 duhet te ndrroje vendin me piken 2, sepse me pare behet proçedimi
dhe pastaj jepet vendimi.
9. Neni 76/2, i cili ben fjale per te drejten e ankimit ne komisionin
e apelimit, duhet te riformulohet e te plotesohet me te drejten e
punonjesit te policise qe te ankohet ne gjykate kunder vendimit te
komisionit te apelimit. Pra duhet te shtohet nje paragraf si me
poshte:
“Kunder vendimit te komisionit te apelimit, punonjesi i Policise
mund te beje ankim ne gjykate brenda 30 diteve nga shpallja e tij kur
ai eshte prezent, ose nga data e komunikimit me shkrim te vendimit kur
ai ka qene ne mungese”.
Gjithashtu
duhet shtuar nje nen ku te thuhet se nga kush perbehet komisioni i
apelimit, si funksionon dhe çfare te drejtash ka, pavaresisht nenit
79 per Rregulloren e Disiplines.
Ne piken 4 te nenit 76, e cila ben fjale per te drejten e ankimit ne
gjykate te punonjesit te policise ndaj mases disiplinore te dhene,
duhet mbajtur parasysh nje mangesi qe ka patur ligji ne fuqi “Per
Policine e Shtetit” te konstatuar edhe nga Kolegjet e Bashkuara te
Gjykates se Larte ne vendimin unifikues nr. 31, dt. 14.04.2003, sipas
te cilit punonjesi i policise edhe kur provohet se hiqet padrejtesisht
nga puna nuk mund te rikthehet ne pune ne rruge gjyqsore sepse kjo e
drejte nuk eshte e parashikuar ne ligj. Per te eleminuar kete gjendje,
e cila ka bere te mundur shkeljen e te drejtes kushtetuese te
rehabilitimit te individit per dhjetra ish punonjes policie, kjo
dispozite duhet te plotesohet si me poshte:
“… brenda 30 diteve nga komunikimi me shkrim i mases disiplinore.
Nepermjet
ankimit (kerkese padise) ne gjykate punonjesi Policise i ndeshkuar me
mase disiplinore ka te drejte te kerkoje anullimin e urdherit te
dhenies se mases disiplinore (heqjen e saj), rikthimin ne vendin e
punes ne Policine e Shtetit, demshperblimin financiar per kohen e
qendrimit pa pune, si dhe çdo lloj te drejte qe i eshte mohuar”.
Ne kete menyre sigurohet implementimi ne kete ligj ne menyre korrekte
i nenit 44 te Kushtetutes sone qe thote se:
“Kushdo ka te drejte te rehabilitohet
dhe/ose zhdemtohet ne perputhje me ligjin, ne rast se eshte demtuar
per shkak te nje akti, veprimi ose mosveprimi te paligjshem te
organeve shteterore”.
10. Neni 77, i cili parashikon te drejten e ankimit te punonjesit te
policise ne rastet e lirimit nga detyra, duhet te riformulohet e te
plotesohet me te drejten e tij per te bere ankim brenda afatit ligjor
edhe ndaj vendimit te komisionit te apelimit, duke u bere:
“Çdo punonjes Policie, i cili njoftohet me shkrim per
vendimin e organit kompetent per t’u liruar nga detyra sipas
shkronjes “b”, te pikes 2, te nenit 56, te ketij ligji, ka te
drejte te beje ankim ne komisionin e apelimit brenda 10 diteve nga
data e njoftimit.
Kunder vendimit te komisionit te apelimit, punonjesi i Policise mund
te beje ankim (kerkese padi) ne gjykate brenda 30 diteve nga
shpallja e tij kur ai eshte prezent, ose nga data e komunikimit me
shkrim te vendimit kur ai ka qene ne mungese.
Punonjesi i Policise, i cili eshte liruar nga detyra mund te beje
ankim (kerkese padi) edhe drejtperdrejte ne gjykate brenda 30 diteve
nga komunikimi me shkrim i urdherit te lirimit.
Nepermjet ankimit (kerkese padise) ne gjykate punonjesi Policise i
liruar nga detyra ka te drejte te kerkoje anullimin e urdherit te
lirimit, rikthimin ne vendin e punes, demshperblimin financiar per
kohen e qendrimit pa pune, si dhe çdo te drejte tjeter te mohuar”.
11. Neni 78/1 e 2, i cili parashikon afatet e evidentimit te mases
disiplinore, fjala “shkaterrohen” ne fund te te dy pikave,
duhet te zevendesohet me fjalen “parashkruhen”.
Pika 3 duhet rregulluar sepse ka Institucione si p.sh. Prokuroria,
Avokati i Popullit qe ia lejon ligji t’i marin te dhenat qofte edhe
kur nuk deshiron Drejtori i Pergjithshem.
12. Ne nenin 90, pika 2 duhet hequr. Nuk duhet te
shkaterrohen shenjat e gishtave dhe ADN-ja e punonjesve te policise.
Ata kane pranuar kete detyrim kur kane filluar pune ne Polici dhe keto
te dhena i mbrojne ata ne çdo rast nga akuza te padrejta qe mund
t’u behen kur nuk jane me ne pune ne Polici.
13. Neni 95/1, i cili ben fjale per masat per ruajtjen e rendit ndaj
personit qe e cenon ate, duhet te saktesohet e te shprehet me qarte se
çfare mase meret ndaj tij, sepse duke qene e pergjithshme krijon
premisa per abuzime. Pra duhet te shtohet ne fund te fjalise fjala “administrative
ne perputhje me ligjin qe percakton shkeljen”.
14. Neni 96, i cili parashikon pergjegjesine per gjendjen e objektit
ndaj pronarit apo personit qe sillet si pronar, duhet te saktesohet se
çfare mase duhet te jepet ndaj tij. Pra duhet riformuluar si me
poshte:
“Kur
siguria dhe rendi publik rrezikohen ose cenohen nga gjendja e nje
objekti, ndaj pronarit te objektit ose ndaj personit qe sillet si
pronar i objektit mund te merren masa administrative”.
15. Neni 97/1, i cili ben fjale per masat ndaj te treteve, eshte i
paqarte prandaj duhet te riformulohet, duke sqaruar dhe parashikuar
masat konkrete qe mund te mare Policia ndaj personave te trete.
Neni 97/2, shprehja “punonjesit e policise, ne menyre te veçante,
mund te detyrojne nje person te jape ndihme fizike”, duhet te
sqarohet e te parashikohet lloji dhe menyra e detyrimit te personit.
Te shtohet nje paragraf, duke u bere:
“Punonjesi i Policise qe kryen veprimet e mesiperme eshte i detyruar
te leshoje nje dokument per te pasqyruar veprimin qe kryen dhe kohen e
fillimit te tij. Ndersa pas perfundimit te veprimit te kryer eshte i
detyruar qe te leshoje nje dokument per te pasqyruar veprimin e kryer
dhe kohen e perdorimit te mjediseve, mjeteve, objekteve apo llojin dhe
sasine e sendeve te konsumit, te mallrave dhe materialeve te tjera te
perdorura”.
Neni 97/3, duhet te plotesohet me afatit e kompesimit fizik ose
monetar, duke u plotesuar me shprehjen… “brenda 30 diteve
nga data e perfundimit te veprimit”.
Neni 97/4, nuk percakton sakte organin administrativ perkates,
titullari i te cilit miraton llojin dhe masen e kompesimit per
perdorimin e objekteve, mjediseve, materialeve dhe mjeteve te
shtetasve. Prandaj te hiqen fjalet “perkates administrativ”
dhe te vendoset titullari p.sh. Drejtori i Policise se
Qarkut.
16. Neni 98/2, i cili ben fjale per te drejten e individit per te
ndihmuar policine dhe te drejten e perfitimit te tij nese ai gjate
ndihmes plagoset, semuret, humbet aftesine per pune dhe ne rast
vdekjeje. Fjalia e fundit “Kjo pagese eshte ne perpjestim me
pagesen e fundit vjetore te punonjesit te policise, sipas grades qe ai
mban”, nuk eshte e sakte, sepse punonjesit e policise kane grada
te ndryshme, ndersa individi qytetar nuk ka te tille dhe duke mos
patur grada, atehere ne bazen e ciles grade do t’i llogaritet?? Per
te eleminuar kete pasaktesi duhet percaktuar qe masa e
shperblimit te individit te behet sipas demit te shkaktuar atij dhe
kontributit qe ka dhene. Veç kesaj, individi qe ndihmon Policine ose
trashegimtaret e tij te kene te drejten qe te bejne ankim ne gjykate
kur gjykojne qe perfitimi apo kompensimi eshte i pamjaftueshem dhe jo
ne perpjestim te drejte me demin e shkaktuar ose kontributin e dhene.
17. Pas nenit 99, i cili ben fjale per njoftimin e individeve per
t’u paraqitur ne polici, duhet
shtuar nje nen i veçante me titulli i tij, “Marja ne
interviste e shtetasve nga Policia”
dhe pika 1 te behet:
“Punonjesi i Policise mund te mare ne interviste (bashkebisedim,
pyetje) nje individ me vullnetin e tij, ne vendbanimin, ne vendin e
punes apo ne vende te tjera ne rastet e parashikuara nga pika 1 e
nenit 99”:
Ky nen duhen saktesuar e qartesuar per te mos lejuar premisa per
abuzime te policise me kete te drejte. Nderkohe duhet te pasqyrohet
edhe lidhja qe ka individi qe thirret ne Polici ose intervistohet nga
policia me rastin konkret, duke shtuar dy paragrafe si me poshte:
“Individi thirret ose intervistohet nga Policia ne rastet e
mesiperme vetem kur ka prova ose informacione te mjaftueshme se ai ka
qene ne vendin e ngjarjes ku ka ndodhur nje veper penale, ka dijeni
per vepren penale ose per autorin e saj.
Punonjesi i Policise qe e mer ne interviste individin duhet t’i
prezantohet me identitetin dhe detyren qe kryen, si dhe duhet
t’i beje te ditura te drejtat e tij ligjore. Kur i
intervistuari eshte i mitur, duhet ta pyese ate ne prezencen e
kujdestarit apo te specialistit te edukimit. Punonjesi i Policise nuk
ka te drejte te futet ne banesen e personit te intervistuar pa
pelqimin e tij”.
Neni 100 per shoqerimin ne Polici eshte nga me te rendesishmit dhe
duhet hartuar me shume perpikmeri per te mos lene shteg per
keqinterpretime.
18. Neni 100, pika 1, qe ben fjale per
rastet e shoqerimit te personave ne polici duke iu referuar neneve 27
e 28 te Kushtetutes nuk eshte formuluar drejte. Neni 27 i Kushtetutes
ben fjale per heqjen dhe kufizimin e lirise se personit dhe nuk ben
fjale per termin “shoqerim” te personit. Ky term, i cili ne fakt
eshte kufizim lirie, perben nje metode pune per Policine, gjen
mbeshtetje vetem nga shkronja “b” e pikes 2 te nenit 27 te
Kushtetutes ku thuhet se: “Liria e personit nuk mund te
kufizohet, perveçse ne rastet e meposhteme:
b)
…. ose per moszbatim te nje
detyrimi te caktuar me ligj”.
Pra ne kete ligj per Policine duhet te caktohen detyrimet,
moszbatimi i te cilave e ben te bazuar ne Kushtetute dhe ne ligj
metoden (termin) e quajtur “shoqerim ne Polici”. Prandaj edhe
ky ligj duhet te caktoje me perpikmeri rastet e shoqerimit
administrativ ne Polici, te cilat ne kemi menduar se mund te jene siç
propozojme me poshte:
“1. Punonjesi i Policise ben shoqerimin per nevoja administrative te
personave ne zyrat e Policise vetem ne keto raste dhe ne kushtet e
flagrances:
a)
kur lind nevoja qe te identifikohen;
b)
kur kryen kundervajtje administrative dhe nuk ka dokument identifikimi
te nevojshem per te perpiluar proçesverbalin perkates per shkeljen
administrative te konstatuar;
c)
kur eshte i dehur ose i droguar dhe me veprimet e sjelljen e tij kryen
nje kundervajtje administrative.
Po keshtu per te mos ngaterruar ne praktiken e perditshme punonjesit e
policise, ne nje nen me vete duhet vene (implementuar) shprehimisht
rastet e tjera te parashikuara nga pika 2 e nenit 27 te Kushtetutes,
duke e formuluar si me poshte:
“Liria e personit mund te kufizohet nepermjet zbatimit te masave
proçeduriale penale te ndalimit apo te arrestimit ne rastet e
meposhteme:
a)
kur personi eshte denuar me burgim nga gjykata kompetente;
b)
per moszbatim te urdherave te ligjshem te gjykates ose per moszbatim
te ndonje detyrimi te caktuar me ligj;
c)
kur ka dyshime te aresyeshme se ka kryer nje veper penale ose per te
parandaluar kryerjen prej tij te vepres penale ose largimin e tij pas
kryerjes se saj;
ç)
per mbikqyrjen e te miturit per qellime edukimi ose per shoqerimin e
tij ne organin kompetent;
d)
kur personi eshte perhapes i nje semundjeje ngjitese, i paafte
menderisht dhe i rrezikshem per shoqerine;
dh)
per hyrje te paligjshme ne kufirin shteteror, si dhe ne rastet e
debimit ose te ekstradimit”.
Neni 28 i Kushtetutes, i permendur ne nenin 100, nuk ben fjale per
raste apo kushte te shoqerimit, por ka te beje me te drejtat e
personit te cilit i hiqet liria, si dhe me detyrimin e organeve
perkatese per t’a derguar personin te cilit i hiqet liria para
gjykates brenda afateve te caktuara dhe detyrimin e kesaj te fundit
per te vendosur paraburgimin ose lirimin e tij po brenda afatit te
caktuar. Gjithashtu, ai ben fjale edhe per te drejten e personit per
t’u ankuar ne gjykate, kur atij i hiqet liria ne rruge
jashtegjyqesore, si dhe te drejten e trajtimit njerezor te kesaj
kategorie.
Nuk
duhet konsideruar gje e tepert qe te implementohen rregullat e nenit
28 te Kushtetutes. Prandaj pas pikes 1 te nenit 100 duhet shtuar si me
poshte:
2. Personat e shoqeruar qendrojne ne zyra
te posaçme te Policise. Ata gezojne te njejta te drejta te
parashikuara nga neni 28 i Kushtetutes si:
a)
te njoftohen menjehere ne gjuhen qe ata kuptojne, per shkaqet e kesaj
mase administrative;
b)
te njoftohen se nuk kane asnje detyrim te bejne ndonje
deklarate;
c)
te komunikoje menjehere me avokatin, si dhe t’i jepet
mundesia
per realizimin e te drejtave te tyre.
Qendrimi
i tyre ne Polici mund te zgjase deri sa te behet verifikimi, por jo me
shume se 10 ore.
3. Per shoqerimin dhe qendrimin e tyre ne
Polici, punonjesi i Policise ben dokumentimin e veprimit dhe njofton
menjehere eprorin e tij.
4. Oficeri i sherbimit i organit te
Policise ose punonjesi i Policise qe ka bere shoqerimin e personit,
pas perfundimit te afatit te shoqerimit, detyrohet t’i jape nje
dokument te shoqeruarit ku te pasqyrohet identiteti i te shoqeruarit
dhe i personit qe ka bere shoqerimin, shkaku dhe afati i shoqerimit te
tij ne Polici.
5. Punonjesi i Policise mund te perdore forcen dhe mjetet ne perdorim
ndaj personit qe nuk i bindet urdherit te tij per shoqerim vullnetar
ne organin e Policise. Ne qoftese ka demtime fizike te shkaktuara nga
perdorimi i forces, apo personi kerkon ndihme mjekesore, ajo duhet
t’i sigurohet menjehere dhe te dokumentohet nga mjeku demtimet e
konstatuara dhe ndihma e dhene. Nje kopje e dokumentit te perpiluar
nga mjeku t’i jepet personit te shoqeruar”.
6. Personat e shoqeruar kane te drejte qe te bejne ankim ne gjykate,
nese e konsiderojne shoqerimin e tyre ne Polici si te padrejte dhe ne
kundershtim me ligjin.
19. Neni 102/4,
i cili i jep te drejte punonjesit te policise qe te autorizoje
perdorimin e forces per t’i mare disa te dhena, si gjurmet e
gishtave e te pellembeve te duareve, fotografimin, mostren per
analizen e AND-se, personit te arrestuar apo ndaluar, kur ai
kundershton dhenien e tyre, duhet riformuluar, duke u bere:
“Nese personi i arrestuar apo i ndaluar kundershton dhenien e te
dhenave sipas pikes 3, te ketij neni, titullari i organit te policise
qe ka bere arrestimin apo ndalimin e tij i drejtohet organit te
prokurorise ne juridiksionin e te cilit ai vepron qe t’i kerkoje
gjykates per te autorizuar me vendim gjyqsor perdorimin e forces se
aresyeshme per marrjen e te dhenave te parashikuara me siper”.
Pika 5 e ketij neni, e cila ben fjale “per marjen e te
dhenave identifikuese, te pershkruara me siper, personit te
shoqeruar” duhet hequr, sepse sipas nenit 295 te
K.Pr.Penale te dhenat identifikuese iu meren vetem atyre ndaj te
cileve zhvillohen hetime. Siç theksuam edhe me larte shoqerimi behet
per qellimi administrative dhe jo penale dhe se i shoqeruari nuk eshte
person nen hetim.
Pika 6 e ketij neni, e cila ben fjale per te drejten e punonjesve te
policise me detyre ne pikat e kalimit kufitar per marjen e gjurmeve te
gishtave me qellim identifikimi te çdo personi qe kalon kufirin, kur
ata mendojne se hyrja ose dalja e personit nga teritori i Republikes
se Shqiperise perben shkelje administrative ose kryerje te nje vepre
penale, duhet te riformulohet me qellim qe gjurmet e gishtave t’iu
meren vetem personave qe kryejne vepra penale dhe jo atyre qe mendohet
se kane kryer vepra penale si dhe atyre qe kryejne shkelje
administrative. Pra duhet bere:
“Punonjesit e Policise, te caktuar me detyre ne pikat e kalimit
kufitar, mund te marrin shenjat e gjurmeve te gishtave per qellime
identifikimi nga çdo person qe kalon kufirin, por kur kryen ose
dyshohet se ka kryer nje veper penale”.
Pika 8 e ketij neni duhet riformuluar duke u bere:
“Te dhenat e identitetit, te percaktuara ne piken 3, te cilat i
meren personit te arrestuar apo te ndaluar, eleminohen menjehere nese
çeshtja penale ne ngarkim te tij pushohet apo ai shpallet i pafajshem
me vendim gjyqsor te formes se prere”.
Gjithashtu
te shtohen dy paragrafe si me poshte:
“Punonjesi i policise qe mer te dhenat e indentitetit apo qe mer ne
pyetje personin e arrestuar apo te ndaluar duhet te identifikohet me
gjeneralitetet dhe detyren qe kryen.
Personat e ndaluar apo arrestuar duhet te vizitohen nga nje mjek qysh
ne fillim te privimit te lirise. Atyre duhet t’u jepet nje formular,
i cili duhet te jete i disponueshem edhe ne gjuhe te huaj, ku te
pasqyrohen te drejtat e tyre”.
20. Neni 105, pika 3 pas pikes 1 duhet bere 2, sepse
gabimisht eshte shkruar dy here pika nr. 3.
21. Neni 107/4, i cili ben fjale per kryerjen e kontrolleve te
policise per identifikimin e pronarit te sendeve te bllokuara, nuk
parashikon sakte dhe qarte se per çfare kontrollesh behet fjale, por
eshte lene evazive. Prandaj duhet riformuluar si me poshte:
“Policia ka te drejten dhe pergjegjesine te kryeje kontrolle per
identifikimin e pronarit te sendeve te bllokuara duke zbatuar
dispozitat e K.Pr.Penale”.
22. Neni 108/1, i cili ben fjale per te drejten e kontrollit te
personit nga punonjesi i policise duhet riformuluar dhe hequr e drejta
e kontrollit per personat e shoqeruar. Kontrolli i personave te
shoqeruar vjen ne kundershtim me nenin 37/3 te Kushtetutes, ku thuhet
se: “Askujt nuk mund t’i behet kontroll vetjak jashte proçesit
penal, me perjashtim te rasteve te hyrjes ne territorin e shtetit dhe
te daljes prej tij ose per te menjanuar nje rrezik qe i kanoset
sigurimit publik”. Njekohesisht vjen ne kundershtim dhe kapercim
te kompetencave te parashikuara nga dispozitat e K.Pr.Penale te cilat
parashikojne kontrollin. Prandaj duhet bere:
“Punonjesi i Policise ka te drejte te kontrolloje çdo person te
arrestuar apo te ndaluar, ne perputhje me dispozitat e Kodit te Proçedures
Penale:
a)
per te siguruar prova per kryerjen e vepres penale;
b)
per t’i hequr objekte ose sende qe mund te rrezikojne jeten e
tij ose te te tjereve”.
Pika 4 e ketij neni, e cila parashikon te drejten e punonjesit te
policise per te bere kontrollin publik te rrobave te trupit te çdo
personi, perveç atyre qe kane imunitet, vjen ne kundershtim me nenin
37/3 te Kushtetutes dhe me dispozitat e K.Pr.Penale, sepse cenon te
drejten e paprekshmerise personale te personit. Prandaj kjo pike duhet
riformuluar si me poshte:
“Punonjesi i Policise mund te kryeje kontrollin e çdo personi sipas
shkronjes “a”, te pikes 2, perveç personave, te cileve ligji u
njeh imunitet, kur ka prova apo informacione te besueshme se ata kane
sende te rrezikshme per vete personin apo per personat e tjere”.
Pika 6 e ketij neni, e cila parashikon te drejten e kontrollit intim
te personit me autorizim te prokurorit, vjen ne kundershtim me nenin
37/3 te Kushtetutes dhe me dispozitat e K.Pr.Penale nenin 202 e
vijues, sepse kete te drejte (kontrollin e personit) e jep gjykata me
vendim. Per me teper ne kete rast kemi te bejme me cenim te
drejperdrejt te paprekshmerise fizike te personit dhe per kete aresye
kjo e drejte i duhet lene gjykates. Prandaj duhet riformuluar si me
poshte:
“Kontrolli intim kryhet vetem ne baze te nje vendimi gjyqsor.
Kontrolli intim ndermerret si mase e fundit ndaj personit qe dyshohet
se fsheh prova materiale te vepres penale qe ai ka kryer”.
23. Neni 109/2, ben fjale per te drejten e kontrollit mjekesor pa
miratimin e personit, si marjen e kampjoneve te gjakut, ose nderhyrje
te tjera ne trup nga nje mjek per qellime ekzaminimi. Sipas kesaj
pike, kete te drejte e ka gjykata me vendim, mirepo behet edhe
perjashtim ne rastet e kercenimit te menjehershem. Dispozita nuk
parashikon se kush e ka te drejten e vendimit ne rastet perjashtimore
nga rregulli, por ne fakt nenkuptohet policia. Meqenese kemi te bejme
me cenim te drejperdrejt te paprekshmerise fizike te personit, kjo e
drejte i duhet lene vetem gjykates. Prandaj duhet riformuluar si me
poshte:
“Kontrolli mjekesor i personit behet vetem me vendim gjyqsor. Te
dhenat e mbledhura gjate kontrollit duhet te perdoren vetem per
qellimin e ketij neni, qe eshte parandalimi i rrezikut serioz per
shendetin”.
24. Neni 112/1, i cili ben fjale per te drejten e punonjesve te
policise per te bere kontroll antiterrorist kunder banesave,
ndertesave, mjediseve dhe hapsirave publike, duhet riformuluar si me
poshte:
“Punonjesit e Policise kane te drejte te kryejne me inisiative
kontrolle per parandalimin e akteve terroriste kunder banesave,
ndertesave, mjediseve dhe hapsirave publike, per te garantuar sigurine
e personave dhe te rendit kushtetues, kombetar e nderkombetar. Kete te
drejte e ushtrojne ne rastet e flagrances, ne rast ndjekje te personit
qe eshte duke i ikur atyre, si dhe kur kane prova apo informacione te
besueshme se eshte duke u pergatitur nje akt terrorist dhe kur nga
vonesa e ushtrimit te kontrollit mund te zhduken ose humbasin mjetet
ose gjurmet e kryerjes se krimit.
Pas ushtrimit te kontrolleve, punonjesit e policise jane te detyruar
te perpilojne proçesverbalin perkates dhe t’a dergojne ate brenda
48 oreve prokurorit te vendit ku eshte bere kontrolli. Nje kopje e proçesverbalit
i lihet pronarit ose poseduesit te objektit apo personit te
kontrolluar.
Personat e kontrolluar nga Policia kane te drejte qe te bejne ankim ne
gjykaten e juridiksionit ku ndodhet organi i Policise, nese e
konsiderojne kontrollin e tyre nga Policia si te padrejte dhe ne
kundershtim me ligjin”.
25. Neni 113, pika 1, fjalia e dyte, te hiqet shprehja; “si
dhe pajisjet gjurmuese te vendndodhjes”.
26. Neni 115, i cili ben fjale per te drejten e policise per te
aplikuar masa te veçante, pergjimin e fshehte te bisedave te nje
personi, ne vende publike, pergjimin e bisedave telefonike ose
telekomunikimeve te nje personi, fotografimin, regjistrimin audio ose
vidio, kur disponon te dhena dhe dyshon se nje person ka kryer nje
veper penale, ose po planifikon a po organizon te kryeje nje krim. Kjo
e drejte realizohet me kerkese te policise drejtuar prokurorit. Keshtu
siç eshte formuluar, dispozita vjen ne kundershtim me nenin 36 te
Kushtetutes, i cili garanton fshehtesine e komunikimit. Ne te njejten
kohe dispozita vjen ne kundershtim edhe me dispozitat e K.Pr.Penale
nenin 221 e 222, te cilat parashikojne se pergjimi behet vetem per tre
raste te percaktuara rigorozisht, jo per çdo veper penale, dhe me
vendim gjyqsor. Ne dispozitat e K.Pr.Penale eshte parashikuar edhe
drejta e prokurorit per te vendosur per pergjimin, por vetem per raste
urgjente dhe pas ketij veprimi ai njofton menjehere gjykaten brenda 24
oreve. Prandaj ky nen duhet riformuluar si me poshte:
“Kur ne baze te te dhenave, qe disponohen, dyshohet se nje person ka
kryer apo po pergatitet te kryeje nje nga veprat penale te
parashikuara nga neni 221 i Kodit te Proçedures Penale, dhe kur kjo
veprimtari nuk mund te zbulohet apo parandalohet ne rruge e menyra te
tjera, punonjesi i Policise, me grade drejtues ose me lart, sipas
juridiksionit lendor, i ben kerkese prokurorit qe te zbatohet neni 222
i Kodit te Proçedures Penale per te marre njeren nga masat e
meposhteme”:
27. Neni 120/3, i cili ben fjale per garantimin e fshehtesise se
identitetit te punonjesve te strukturave speciale operacionale. Nga
praktika e deritanishme kemi konstatuar se me kete formulim kjo
dispozite behet pengese per organin e prokurorise per hetimin e çeshtjeve
penale te filluara per vepra penale te kryera nga keta punonjes
policie gjate kryerjes se detyrave, por ne kapercim te kompetencave
ligjore. Prandaj kjo pike duhet shtuar me nje paragraf:
“Kur nga pjestaret e njesive te forcave speciale te nderhyrjes se shpejte,
gjate ushtrimit te detyres kryhen vepra penale, ndaj tyre ndiqen proçedurat
si per gjithe shtetasit e tjere”.
Ata nuk mund te jene persona qe i shpetojne zbatimit te ligjit.
Besojme se propozimet tona do te meren ne konsiderate nga ana Juaj.
Lutemi qe te na ftoni ne mbledhjen qe do te diskutoje kete projekligj.
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI