REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 19 Prot.                                           Tiranė, mė 17/01/2002

   

Lenda:        Kėrkohet pėrgjigje pėr shkresėn tonė nr.175 dt.30.03.2001

       

   

Drejtuar:    Ministrit tė Drejtėsisė     Ministrit tė Rendit Publik

   

                    Zotit Sokol  NAKO               Zotit  Ilir  GJONI

                                                                        Tiranė

    

Tė nderuar zotėrinj Ministra!

Mbi bazėn e ankesave tė disa tė burgosurve qė qėndrojnė pėr periudha tė gjata kohore nė dhomat e izolimit, Institucioni i Avokatit tė Popullit ndėrmorri njė proces hetimi. Pėr tė mėsuar shkaqet e gjendjes janė kėrkuar shpjegime me shkresėn tonė nr.175 dt.30.03.2001, (lidhur me ndryshimin e vartėsisė tė dhomave tė izolimit nga Ministria e Rendit Publik nė Ministrinė e Drejtėsisė). Ky ndryshim ėshtė pėrcaktuar edhe nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.384 dt.28.07.1999 qė bėn fjalė pėr disa masa pėr fuqizimin e rendit dhe tė sigurisė publike.

          Megjithėse nga dita e kėrkimit tė kėtyre shpjegimeve, ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, nuk na ėshtė kthyer akoma pėrgjigje zyrtare, duke na vėnė nė vėshtirėsi pėr t’ju pėrgjigjur ankesės sė tė burgosurve.

Nė funksion tė zgjidhjes sė kėtij problemi, si dhe pasjes sė marrėdhėnieve korekte midis Institucioneve tona, ėshtė emergjente marja e masave pėrkatėse si dhe kthimi i pėrgjigjes tė shkresės sonė tė sipėrcituar, pa vonesa tė mėtejshme. Lutemi te mbani parasysh pikėn 4 tė nenit 63 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė qė thotė se: “Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar ti paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokomentat dhe informacionet e kėrkuara prej tij”.

Duke neglizhuar rastin, shprehim besimin pėr bashkėpunimin tuaj.

Bashkėlidhur njė kopje e shkresės Nr.175 dt.30.03.2001.

    

 

                                                         Me respekt

        

AVOKATI  I  POPULLIT

 

       Ermir  DOBJANI

 


 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.