Bashkėlidhur
po ju dėrgojmė mendimet e Avokatit tė Popullit pėr pėrmirėsimin
e projekteve tė pėrgatitura "Pėr disa ndryshime nė Ligjin
nr.7698, dt.15.04.1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave
ish pronarėve" dhe "Pėr disa ndryshime nė Ligjin
nr.7699, dt 21.04.1993 "Pėr kompensimin nė vlerė ose me troje
tė ish pronarėve tė tokave bujqėsore, kullotave, livadheve, tokave
pyjore dhe pyjeve",
Mendimet
tona janė radhitur sipas neneve tė projekteve qė na janė dėrguar
nga zoti Bitri.
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
______________________________________________________________
Mendime
pėr ligjin nr. 7698, dt. 15.4.1993.
1.
Neni 1 pika d
Nuk
del qartė momenti i ankimit nė gjykatė. Si rregull, duhet tė
zgjidhet nė rrugė administrative nga KKK i Pronave pastaj tė
zgjidhet gjyqėsisht.
Nė projekt nuk del qartė edhe se kur
ankohet ish pronari nė gjykatė , kur merr vendimin e parė apo pas
rishikimet tė tij nga Komiteti Shtetėror i K.K.Pronave e K.K.K. tė
Pronave tė Prefektures. Pra, pėrcaktimi i procedurės administrative
dhe shterimit tė mundėsive administrative nė organin mė tė lartė
do tė japė mundėsinė ankuese nė gjykatė. Psh 30 ditė pas
Vendimit tė KKK Pronave nė Komitetin Shtetėror tė KK Pronave dhe
pas vendimit tė kėtij tė fundit, 30 ditė pėr tju drejtuar
Gjykatės.
2.
Duhet pėrcaktuar afati limit i kthimit tė pronave si proces (deri
nė 2002, 2003 etj). Ky pėrcaktim ėshtė i domosdoshėm pasi
zvarritjet e deritanishme kanė bėrė qė pronarėt tė mos gėzojnė
pronėn e tyre dhe ky problem kaq i mprehtė tė mos tė kalojė nė
infinit. Pėr kėtė arsye nė projekt tė shtohet, pėrveē afatit
limit, edhe shkrirja e komisioneve tė kthimit tė pronave, qė duhet
tė pėrkojė me kėtė afat.
3.
Duhet shtuar njė nen qė tė detyrojė KKK Pronave tė japin vendimet
brenda njė afati tė caktuar , psh. brenda 2 muajve (60 ditė).
Nė
kėtė projekt, nuk zgjidhet kontradita ekzistuese (neni 6 +neni 7)
pėr trajtim jo tė njėllojtė tė pronarėve, pėr objektet qė shėrbejnė
pėr nevoja publike. Kėto ndėrtesa (objekte) nuk
kthehen, ndėrsa tė gjitha tė tjerat kthehen, dhe kjo tė
pasqyrohet.
Nenet 6 dhe 7 tė Ligjit 7698, kanė nevojė tė ribėhen (ideja
ėshtė qė kėto prona, objektet publike ti kthehen
pronarėve).
Nė
kėtė pikė, Institucioni i Avokatit tė Popullit ėshtė mjaft i
ndjeshėm, pasi jo vetėm qė nuk po kthehen pronat dhe pronarėve po
i shkelet njė e drejtė e rėndėsishme e Kushtetutės siē ėshtė
ajo e gėzimit tė pronės. Ka raste qe prona tė mbetura shtetėrore
po shpėrndahen nga titullarėt e institucioneve, tė cilėt po i
japin me qera apo po i shfrytėzojnė jashtė destinacionit tė tyre
fillestar. Pra, ideja dhe propozimi i Avokatit tė Popullit ėshtė qė
nė ligj tė pėrcaktohet njė organ unik kombėtar (mund tė jetė
psh. Komiteti Shtetėror i Kthim-Kompesimit tė Pronave), i
cili do tė rivlerėsonte tė gjitha pronat qė vazhdojnė tė jenė
shtetėrore dhe qė kanė ndėrruar destinacionin dhe u janė dhėnė
me qera privatėve (me 1 USD nė ditė) duke mos i dhėnė mundėsi
pronarėve tė gėzojnė pronėn. Pra kur objektet shteterore te
ngritura ne troje ish prone private, nuk i sherbejne destinacionit per
te cilin jane ndertuar apo funksionit te veprimtarise qe ushtron
Ministria qe i ka ne administrim, te mos lejohet te jepen me qera, por
te kalojne per privatizim dhe ih pronaret kane te drejten e
parablerjes. Nje formulim i pershtatshem mendojme se mund te jete:
Ne rastet kur trualli nuk i kthehet ish pronarit per shkak se eshte
i zene me ndertime te perhershme, institucionet, entet dhe cdo organ
tjeter shteteror qe i administron keto objekte, nuk mund tua leshojne
me qera personave te trete. Kontrata e qerase mund te lidhet vetem me
ish pronaret e truallit.
Ky
ndryshim do tė shfrynte ndjeshėm detyrimin shtetėror pėr tė
kompesuar pronarėt, ndėrkohė qė pronarėt mund tė merrnin pronat
e tyre dhe tė lidhnin direkt kontrata me kėta shfrytėzues pronash,
qe i kane marre me qera simbolike.
4.
Duhet shtuar njė nen pak a shumė tė tillė, pas pikės d tė
nenit 1 tė projektit: Pėr vendimet e dhėna nga KKK Pronave deri
nė datėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji ankimi nė gjykatė ndaj
tyre nga pjesėmarrėsit nė proces do vazhdojė sipas urdhėrimeve tė
nenit 27/a tė ligjit nr.7698, dt.15.04.1993 Pėr kthimin dhe
kompesimin e tokave ish-pronarėve.
5. Tė shtohet njė nen nė fund tė projektit qė brenda njė
afati (1-3 muaj) nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, Kėshilli
i Ministrave tė nxjerrė akte nėnligjore (VKM, Urdhera Udhėzime) e
tė marrė masat organizive pėr zbatimin e kėtij ligji.
6. Nė fund tė pikės c tė
projektit duhet pėrcaktuar se cfarė bėhet nė rast se ish pronari
nuk pranon asnjė nga mėnyrat e kompesimit tė parashikuara ose pėr
sasinė e tokės dhe tė lekėve, tė kompesimit, ose vendit ku i
jepet. Ne mendojmė se, nė kėtė rast, ish pronari mund ti
drejtohet Gjykatės pėr tė mbrojtur tė drejtat e tij qė pretendon.
B. Nė Projekt-Ligjin Disa ndryshime nė Ligjin Nr.7699,
dt.21.04.1999 Pėr kompesimin nė vlerė ose me troje tė
ish-pronarėve tė tokave bujqėsore, kulotave livadheve, Tokave
Pyjore dhe Pyjeve mendoj se duhen shtuar:
Nė nenin 1, pika b tė riformohet afėrsisht: Ēmimi
pėr njėsi tė tokės pėrcaktohet me ligj tė vecantė ku pėr bazė
do tė merret mesatarja e shitjes tė tokės nė njėsinė
administrative, marrė nga Z.R.P. tė Palujtėshme tė rrethit pėrkatės.
Nė nenin 1, tė pikės c tė shtohet njė paragraf afėrsisht:
Nė se ish-pronari
i tokės bujqėsore, livadheve, kullotave,
pyjeve dhe pyjet nė zonat turistike, nuk ėshtė dakort me kėto
mėnyra brenda 30 ditėve nga njoftimi
ka tė drejtė ti ankohet Gjykatės.
Nė nenin 1 pika c nuk del se mbi cfarė dokumenti do tė
bėhet kompesimi, cili do tė jetė akti qė do marrė parasysh pėr
kompesim Komisioni i Kompesimit etj. Pra duhet saktesuar kjo pike.