|
Nr. 72/9
Prot. Tiranė, mė
16/09/2005
Lenda:
Informacion
ne lidhje me aktivitetin e Avokatit te Popullit ne kuader te
uljes se tarifave te telefonise celulare.
Drejtuar: Ministrit te Puneve
Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Z.
Lulezim BASHA
Ministrit te
Ekonomise, Tregetise dhe
Energjitikes
Z. Genc RULI
Ministrit te
Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes
se Konsumatorit
Z. Jemin GJANA
Per dijeni:
Kryeministrit te Republikes se Shqiperise
Z. Sali BERISHA
Te nderuar Zoterinj!
Avokati
i Popullit ne kuader te mbrojtjes se te drejtave te
konsumatoreve, eshte perpjekur vazhdimisht qe ato te gjejne
respektin dhe garancite e duhura ne veprimtarine e organeve te
administrates publike, gjate permbushjes se detyrimeve qe
burojne nga aktet nderkombetare te ratifikuara dhe legjislacioni
ne fuqi.
Ne rrjedhim te ketij aktiviteti, e shoh me vend te kerkoj
vemendjen tuaj ne lidhje me veprimtarine e Entit Rregullator te
Telekomunikacioneve (ERT) per te vene ne zbatim detyrimet qe
parashikon Neni 62 i Ligjit Nr.8618 dt.14.06.2000 Per
Telekomunikacionet ne Republiken e Shqiperise per
miratimin e nje metodologjie te re per caktimin e tarifave per
organizmat private me fuqi te ndjeshme ne rrjetet publike
telefonike te levizshme (mobile).
Nga te dhenat zyrtare qe disponojme aktualisht, rezulton
se me ane te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.582
dt.21.08.2003 Per Miratimin e Metodologjise se Rregullimit
te Tarifave te Organizmave me Fuqi te Ndjeshme ne Treg, qe
Ofrojne Sherbime Publike Telefonike te Qendrueshme dhe Linja me
Qira eshte miratuar metodologjia e organizmave me fuqi te
ndjeshme ne rrjetin telefonik publik te qendrueshem (te
palevizshem), duke nenkuptuar ne kete rast efektet e ketij
akti vetem ndaj Shoqerise Albtelekom sha.
Ne kushtet kur ne tregun e telekomunikacionit vendas
operojne organizma me fuqi te ndjeshme ne rrjetet publike
telefonike (mobile), per te cilat konsumatoret ankohen
per tarifa te larta dhe realizimin e nje fitimi te paarsyeshem,
Avokati i Popullit gjykon se rregullimi sa me i shpejte me akte
nenligjore i metodologjise se caktimit te tarifave te tyre eshte
nje detyre qe i perket si ERT-se si organ propozues ashtu dhe
Keshillit te Ministrave si organi qe miraton akte te tilla.
Eshte
fakt qe keto 5 vjet ERT nuk ka luajtur rolin e tij per te
mbrojtur interesat e konsumatorit, duke vene nen kontroll
operatoret private. Kjo mund te jete bere me dashje apo pa
dashje siē doli edhe nga hetimi i Komisionit Parlamentar, por
fakti eshte se edhe pas 1 viti e gjysem pas ketij komisioni,
operatoret e telefonise celulare kane mundur te mos vihen nen
kontroll per tarifat qe aplikojne. Ato ndonese me imazhin e vet
shpallin publikisht se jane operatore me mbi 500.000 abonente,
nuk e pranojne kete fakt kur shpallen si operatore me fuqi te
ndjeshme ne treg nga ERT (pra zoteruese te mbi 25% te tregut)
duke i kundershtuar vendimet e tij ne gjykatat shqiptare.
Ne kete kuader, Avokati i Popullit, me qellimin e gjetjes
se menyrave ligjore per mbrojtjen e te drejtave ekonomike te
qytetareve nga abuzimet me tarifat e telefonise mobile, eshte
angazhuar qe ne fillim te vitit 2005 te realizoje ne bashkepunim
me ERT-ne nje plan veprimi per venien ne kontroll dhe uljen e
ketyre tarifave. Fillimisht Avokati i Popullit ka konstatuar se
ERT-ja ishte munduar te pajtonte firma te huaja me ane te
prokurimit te drejteperdrejt per hartimin e nje metodologjie te
caktimit te tarifave. Me tej kjo iniciative e prokurimit te
drejtperdrejt eshte refuzuar pa arsye te besueshme per mendimin
tone. Keshilli i Ministrave e ka arsyetuar kete duke u shprehur
se nuk ka kushte urgjence per prokurim te drejtperdrejt,
ndersa ne mendojme se pagesat teper te larta te shqiptareve per
celularet jane nje urgjence e vonuar. Ndodhur perpara kesaj
situate ēeshtja kishte ngelur prej shume kohesh pezull. Ne
vijim te bashkepunimit te ndersjelle midis Avokatit te Popullit
dhe ERT-se eshte bere e mundur nxitja per pershpejtimin,
perfundimin dhe kalimin per miratim ne Keshillin e Ministrave
brenda vitit 2005 siē ka premtuar ERT, te dokumentit final te
metodologjise se caktimit te tarifave per te bere te mundur
venien e operatoreve AMC dhe Vodafone nen kontroll.
Aktualisht ERT-ja ka shpallur fitues te tenderit te hapur
nderkombetar nje Shoqeri Gjermane, e cila po vazhdon punen per
hartimin e draftit te metodologjise brenda muajit Shtator. Me
tej pas marrjes se oponencave nga operatoret per draftin e
paraqitur, parashikohet qe ky i fundit te kaloje per miratim
prane Keshillit te Ministrave.
Avokati i Popullit duke pare periudhen e gjate nepermjet
se ciles po behet e mundur miratimi i ketij akti, kerkon
angazhimin e te gjithe partnereve te tjere ekzekutive per te
arritur sa me shpejt ne interesin e perbashket te parandalimit
te abuzimit me te ardhurat modeste te shqiptareve. Ne kete
aspekt e shoh si detyrim kushtetues dhe ligjor qe ēeshtja e
paraqitur per sa me lart te gjeje gadishmerine dhe vemendjen e
duhur per t'u trajtuar nga ana e pushtetit ekzekutiv, pasi kjo
ēeshtje krahas te tjerash perben nje hap te rendesishem ne
intensifikimin e kontrollit shteteror mbi kompanite qe abuzojne
ne tregun shqiptar te telekomunikacioneve.
Duke besuar ne bashkepunimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|