REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

Mekanizmi Kombetar per Parandalimin e Tortures

___________________________________________________________________________

 

Nr. 89 Prot.                                               Tiranë, më 16/04/2008

   

Lenda:        Për rekomandimet e workshopit nderkombetar me teme: “Te drejtat e personave te privuar nga liria dhe roli i institucioneve kombetare te te drejtave te njeriut qe funksionojne sipas OPCAT” 

       

   

Drejtuar:    Kuvendit të Shqipërisë

Komisionit te Çeshtjeve Ligjore, Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut

Kryetarit Z. Fatos BEJA

 

Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut

Kryetares Zj. Arenca  TRASHANI

     

                                                     TIRANE

        

     

  

 

Me ftese te Keshillit te Europes dhe Institutit te te Drejtave te Njeriut te Universitetit te Padovas Itali, dy perfaqesues te Avokatit te Popullit, Komisioner Z. Skender Haluci dhe Drejtuesi i Mekanizmit per Parandalimin e Tortures Z. Ervin Karamuço moren pjese ne workshopin me teme : “Te drejtat e personave te privuar nga liria dhe roli i institucioneve kombetare te te drejtave te njeriut qe funksionojne sipas OPCAT” zhvilluar ne ambjentet e Hotel Plaza, Padova Itali ne datat 9-10 Prill 2008.

Ky workshop u organizua ne kuadrin e nje projekti te Keshillit te Europes titulluar “Peer to Peer” me qellimin per te ngritur nje rrjet nderkombetar te qendrueshem informacioni dhe asistence te ndersjelle midis institucioneve kombetare te te drejtave te njeriut.

Keto institucione sipas ketij projekti duhet te involvohen ne kuader te mbrojtjes se te drejtave te individeve te privuar nga liria duke perqasur praktikat dhe eksperiencat e tyre ne kuader te luftes kunder tortures, trajtimit çnjerezor dhe degradues.

        Krahas perfaqesuesve te Avokatit te Popullit te Shqiperise, ne kete aktivitet merrnin pjese edhe nje numer i madh perfaqesuesish nga institucione homologe te Europes lindore dhe perendimore, si dhe nga organizma te sapo krijuara ne kuader te OPCAT-it.

        Ne fjalen e hapjes Z. Antonio Papisca me detyre Drejtor i Institutit te te Drejtave te Njeriut ne Universitetin e Padovas, shprehu rendesine e aktivitetit, dhe njekohesisht ofroi nga ana e tij nje ndihme te pa kursyer ne te ardhmen per te gjitha ato paqartesi konceptuale qe mund te lindin ne kuader te implementimit te OPCAT ne strukturat e reja kombetare (MKPT).

        Ai insistoi se roli i kombinuar midis MKPT--ve dhe strukturave te tjera nderkombetare te monitorimit kunder tortures, trajtimit çnjerezor dhe degradues si Komiteti i Parandalimit te Tortures i Keshillit te Europes (CPT) apo Nenkomiteti i Parandalimit te Tortures se OKB-se (SPT) duhet te rritet ne menyre te shpejte. Kjo sipas tij do te mundesoje nje zbatim efektiv te dispozitave te akteve nderkombetare kunder tortures, duke mbajtur me ane te vizitave periodike nje nivel te permiresuar te standarteve te ambjenteve ku eshte e privuar liria e personit.

        Nga ana tjeter Z.Markus Jaeger Zv.Drejtor i Njesise se Institucioneve Kombetare te te Drejtave te Njeriut prane Komisionerit te te Drejtave te Njeriut te Keshillit te Europes shpjegoi me detaje pjese te projektit “Peer to Peer”.

        Ai u shpreh se si hap i pare i ketij projekti, organizatoret kishin menduar te prezantonin ne kete workshop mekanizmat e reja sipas OPCAT te krijuara ne vendet anetare te Keshillit te Europes dhe ecurine e tyre te konsolidimit me ane te eksperiencave te larmishme. Nderkohe qe ne workshopet ne vazhdim keto eksperienca do te perftohen duke i detajuar ato sipas fushave kryesore ku tortura dhe trajtimet e tjera çnjerezore dhe degraduese jane mjaft evidente.

        Lidhja midis OPCAT dhe Konventes per Parandalimin e Tortures se miratuar ne Keshillin e Europes, sipas Z. Jaeger qendronte ne rendesine qe kishte sipas tij krijimi i MKPT-ve kombetare, pasi me kete rast edhe CPT po ashtu edhe SPT, si struktura monitorimi te krijuara nga keto akte, do te kishin te njejten pike referemi ne nivel kombetar per te asistuar dhe marre kontakt ne lidhje me nivelin dhe problemet e veçanta te tortures. Pra SPT dhe CPT, sipas tij jane vertet struktura te organizmave te ndryshem nderkombetar, por ne thelb jane komplemetare me njera-tjetren per çeshtje te raportimit dhe shkembimit te informacionit, ndaj dhe interesi eshte i ndersjelle.

        Z. Jaeger njoftoi ne kete kuader organizimin e workshopit te rradhes qe do te mbahet ne San Petersburg Rusi ne Muajin Maj 2008 ne fushen e trajtimit te te drejtave te personave te privuar nga liria nga ana e policise.

        Me ane te ketyre workshopeve, Z. Jaeger sqaroi se do te krijohet nje volum i madh informacionesh dhe eksperiencash midis vendeve te ndryshme, te cilat me pas do te mblidhen dhe botohen ne libra te ndare sipas ambjenteve ku ka gjasa te ushtrohet torture (fact book).

        Per kete qellim, nga ana e Mekanizmave Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) apo institucioneve qe e ushtrojne kete detyre ne Europe u kerkua qe te dergohen ne keto workshope eksperte te fushes perkatse, te cilet do t`ju kerkohet aftesi per te percjelle ne nje nga gjuhet Anglisht ose Fengjisht, çeshtje specifike nga puna e tyre qe mendojne se perbejne shembull edhe per te tjeret.

        Me kete veprim synohet sipas tij qe çdo MKPT ne Europe te kete nje literature udherrefyese ne punen e saj dhe ne çdo rast te orientohet drejt per çeshtje qe mund te kene probleme dhe qe homologet e tij mund t`i kene zgjidhur ne menyren me te mire te mundshme.

        Krahas kesaj kerkohet qe megjithese aktualisht ekzistojne praktika dhe metodologji te veçanta nderkombetare per menyren e inpektimeve dhe vizitave ne vendet e privimit te lirise, me ane te eksperiencave te reja te vendeve respektive te arrihet qe keto standarte te permiresohen edhe me tej, ne perputhje me aktualitete te ndryshme te evidentuara nga praktika e çdo vendi.

        Nje çeshtje tjeter qe ai u ndal ishte dhe fakti se vetem 10 vende te Keshillit te Europes kishin krijuar MKPT- Kombetare sipas OPCAT-it. Me kete rast nga ana e tij u kerkua qe Ombudsmanet e vendeve te tjera te shpejtojne rolin e tyre lobues per te bere te mundur krijimin sa me pare te nje strukture te tille. Ne kete kuader Z. Jaeger permendi rastin e suksesshem te Polonise, ku Ombudsmani i ketij vendi kishte rreth 1 vit qe funksiononte si MKPT dhe tashme ishte ne fazen e pregatitjes se raportit te pare per torturen.

        Per nje shpjegim me te detajuar te MKPT--se Z. Jaeger sqaroi se ajo nuk eshte e njetja entitet si Ombudsmani pasi ka nje dallim esencial. Ky dallim sipas tij eshte se ajo funksionon si organizem me kriter dallues (primu post factus) parandalues ne ndyshim nga Ombudsmani i cili eshte organ qe heton (post factus) pra pasi nje ngjarje ka ndodhur.

        Ne baze te ketij tipari dallues edhe puna qe merr persiper te kryeje Ombudsmani si MKPT eshte nje ekseprience e re shtoi Z. Jaeger, ndaj dhe ai njoftoi se shume shpejt Keshilli i Europes po shikon mundesine e fillimit te trajnimeve me stafin e MKPT-ve te vendeve antare per te bere te mundur nje kuptim sa me te sakte te punes se tyre dhe nje aplikim te drejte ne terren te kompetencave sipas OPCAT.

        Ne panelin e pare e moren fjalen dy perfaqesues qe vinin nga Shoqata per Parandalimin e Tortures me qender ne Gjeneve (APT) dhe Instituti i te Drejtave te Njeriut i Padovas. Temat qe ata diskutuan kishin te benin me llojin e kompetencave qe duhet te ushtroje MKPT-ja dhe menyra e raportimit te saj ne organizmat ndekombetar.

        Ne prezantimin e tij Paolo de Stefani referoi nje ekspoze te qarte te rolit te MKPT-ve ne nevojen nderkombetare per me shume informacione dhe raporte nga terreni kombetar per torturen. Ai shtoi se puna e MKPT-se do te jete njelloj e konsultueshme si nga CPT ashtu dhe nga SPT, pasi te dyja keto struktura marrin kudo ne bote referenca te njejta burimesh infomacioni per te mos patur kolizion midis tyre.

       Kjo sipas tij shton shanset qe MKPT-ja te jete partneri i tyre kryesor dhe te jete (veshi dhe syri kombetar) i OKB-se dhe Keshillit te Europes per çeshtjet e tortures. Ai u shpreh gjithashtu se edhe raportimet e MKPT-se do te depozitohen ne te dyja keto struktura sipas proçedrurave te paracaktuara ne afate.

        Ne prezantimin e metejshem nga ana e perfaqesues te APT Gjeneve Zj.Marina Narvaez u krijua nje situate me e qarte e veprimeve dhe kompetencave qe duhet te permbushe MKPT-ja per te qene e afte te perballoje punen e saj si ne planin kombetar ashtu dhe ne detyrimet e saj ne organizmat nderkombetare.

        Konkretisht ajo u ndal dhe sqaroi fillimisht nocionin e parandalimit, i cili eshte tipari dallues i MKPT-ve dhe orienton nje model pune te re tek vendet qe e kane atashuar kete strukture prane Ombudsmanit.

        Ajo shtoi se MKPT-se mund t`i nevojitet nga praktika te hetoje disa çeshtje konkrete mbi torturen per arsye se ajo duhet te ilustroje rast pas rasti probleme te ndryshme qe ka hasur gjate inspektimeve te saj rutine. Por kjo sipas saj kjo nuk eshte detyra e saj kryesore dhe duhet te aplikohet rralle pasi denatyron funksionin kryesor te MKPT-se dhe shperqendron energjite e saj, te cilat duhet te jene te fokusuar tek vizitat e programuara ne qendrat ku eshte privuar liria.

        Me tej Zj.Narvaez u ndal edhe ne çeshtjet e ngritjes se problemeve te kuadrit ligjor kombetar nga ana e MKPT-ve. Kjo sipas saj eshte nje pune shume e mire dhe jep me teper frute se sa tre apo kater vitizita neper burgje.

        Nje tjeter problem qe ajo shtroi per debat ishte edhe menyra e organizimit te inspektimeve dhe forma e prezantimit te tyre tek personat qe vuajne denime. Ne shume raste shpjegoi ajo personat e privuar nga liria humbin besimin tek MKPT-ja pasi shikojne se ajo nuk zgjidh problemet e tyre. Ndaj eshte e nevojshme qe ekspertet qe marrin kontakt me ta te sqarojne fillimisht kompetencat e MKPT-se te cilat jane per te raportuar dhe jo per te zgjidhur ne menyre direkte çeshtjet qe ato i shqetesojne. Ne nje fare menyre MKPT-ja eshte zeri i tyre si ne instancat me te larta shteterore kombetare ashtu dhe ne organizmat nderkombetare.

        Ne perfundim te prezantimit te saj Zj. Narvaez u shpreh se APT do te shperndaje shume shpejt nje metodologji te re per vizitat neper burgje dhe dhoma paraburgimi per tu mbajtur ne konsiderate nga ana e MKPT-ve.

        Ne panelin e dyte dy perfaqesuesit nga Ombudsmani i Spanjes dhe Mediatori i Frances ofruan shembujt e tyre kombetar se si e kishin impelemtuar OPCAT-in. Ne Spanje, sipas Zj.Carmen Comas-Mata Mira Mbrojtesi i Popullit kishte kerkuar te vishej me atributet e MKPT-se por deri tani kjo proçedure ishte akoma ne vijim nga ana e Palamentit.

        Ndersa ne fjalen e saj perfaqesuesja e Mediatorit Francez Zj.Charlote Clavereul sqaroi se ne France MKPT-ja ushtrohet nga nje institucioni i ri siç eshte Kryeinspektori i Pergjithshem i mbrojtjes se te drejtave te personave te privuar nga liria. Gjithesi ajo nuk solli ndonje eksperince te re pasi ky institucion nuk ishte ngritur akoma. Megjithate ajo u ndal tek puna e Mediatorit, i cili do te bashkepunoje ne te ardhmen per te shkembyer sa me teper informacion me kete institucion ne kompletimin e nje sere te dhenash per raportimet e ndryshme.

        Ne panelin e pare te dites se dyte u prezantua nje teme interesante ne lidhje me bashkepunimin e MKPT--se me organizmat nderkombetare. Kjo u percoll nga Zv Presidentja e CPT te Keshillit te Europes Zj. Renate Kicker. Ajo u ndal ne shume aspekte te punes nga inspektimet e saj ne vendet te ndryshme te Europes dhe shtoi se CPT-ja ne vijim do te jete me teper e lidhur me MKPT-te dhe do ti monitoroje ato sesa te jete vete protagoniste e vizitave kombetare.

        Ne kete kuader ajo ju beri thirrje MKPT-ve qe te krijojne sa me pare kontakte me strukturat e saj jo vetem per fillimin e nje bashkepunimi te frytshem por dhe dhenien e nje asistence te nevojshme per strukturat e sapokrijuara.

Nje tjeter aspekt qe ajo u ndal ishte dhe formalizimi dhe njohja e MKPT-ve ne rang nderkombetar per t`i bere me tej ato partnere. Zj.Kicker u shpreh se ishte e rendesishme qe MKPT-te te krijoheshin me ligj ose me akte te tjera juridike. Ajo shtoi se ne rastin e Ombudmsanit duhet te shtohej ne ligjin e tij se “Ombudsmani gezon atributet e MKPT- sipas OPCAT”.

        Kjo fraze sipas saj ishte mese e nevojshme dhe legjitimonte vullnetin e shteteve per te implementuar realisht aktet nderkombetare. Me tej sipas saj ishte e nevojshme qe keto amendime te paraqiteshin me nje leter percjellese njoftimi Keshillit te Europes dhe OKB-se (instanncave me te larte drejtuese). Pas ketij akti keto dy organizma mund te viheshin ne kontakte direkte me MKPT-te per te vijuar bashkepunimin intensiv.

Ajo tha se shume shpejt CPT-ja do te rimodeloje nje strategji te re per t`ju pergjigjur sa me mire bashkepunimit te ri me MKPT-te. Ajo shtoi se ne vijim te kesaj pune do te promovohen nepermjet seminareve dhe trajnimeve te shumta edhe pjese dhe aspekte te punes se CPT-se per tu shfrytezuar me tej nga ana e MKPT-ve.

        Ne te njejten prizem e ofroi kete bashkepunim ne nivel nderkombetar  edhe Z. Eric Sottas me detyre Drejtor i Organizates Boterore kunder Tortures. Ai shtoi se trajnimi dhe pergatitja e MKPT-ve kerkon nje kohe te gjate dhe duhet te monitorohet ne vazhdimesi nga organizmat nderkombetae. Organizata qe ai drejtonte ishte filluar sipas tij te hulumtonte menyrat dhe rajonet ku do te fillonte nje projekt ambicioz per konsolidimin e MKPT-ve. Pasi ne shume aspekte dhe vende te ndryshme, ai kishte vene re se MKPT-ja shikohej si nje strukutre paralele, e cila nuk do te kishte shume sukses ne praktike, per shkak se do te perseriste te njejtat veprime si organet apo OJF-te e tjera.

Ne panelin e fundit u sollen dy shembuj reale te krijimit te MKPT-ve nga Ombudmsani i Sllovenise dhe Polonise.

        Ne prezantimin e pare, Z. Ivan Selish ekspert ligjor nga Sllovenia shpjegoi se Ombudsmani Slloven e kishte marre detyren e MKPT-se se bashku me nje bord OJF te cilat kishin eksperince ne fushen e parandalimit te tortures. Ai shtoi se kjo ishte mjaft e domosdoshme per shkak se nje volum i madh pune kerkonte medoemos perfshirjen e shume aktoreve publike.

        Per me teper sipas tij ky ishte mjaft i veçante si model, sepse krijonte premisa per te dale ne te njejten mendim si OJF-te ashtu dhe Ombudmsani per ceshtjet qe i perkisnin tortures per shkak te bashkepunimit te tyre. Ky bashkepunim shtoi ai gjeti formalizim nepermjet nje memorandumi ku u parashikuan rregullat e veprimit te perbashket ne terren.

        Po ashtu edhe inspektimet do te vijonin me pranine e perbashket te eksperteve dhe ne hartimin e rekomandimeve do te jene te pranishem si bordi i OJF-ve ashtu dhe drejtuesit e Ombudsmanit te Sllovenise. Formalizimi i ketij bashkepunimi u miratua fillimisht edhe ne amendimet e ligjit per Ombudmanin Slloven ku nje organizim i tille u sanksionua te ishte i ndare me OJF-te perkatse.

        Rasti polak i prezantuar ne panelin e fundit te workshopit nga Z.Maciej Dybowski ekspert prane Ombudmanit Polak ishte mjaft interesant sepse paraqiste nje tablo te suksesshme te 1 vjetorit te krijimit te MKPT-se.

        Ai sqaroi fillimisht se MKPT-ja u krijua me amendimet qe ju bene ligjit per Ombudmsanin Polak ku ju njoh detyra e MKPT-se. Me tej u vijua me ngritjen e nje strukture kordinuese brenda zyres e cila do te merrte informacion nga departamentet e ndryshme te Ombudsmanit lidhur me faktet e mbledhura nga ana e tyre nga puna ne terren per ceshtje te tortures.

        Meqenese ky model nuk rezultoi shume i frytshem, atehere Ombudmsani Polak ngriti nje strukture me vete MKPT-je brenda tij me 18 persona dhe i dha autoritetin e plote asaj per te vijuar veprimtarine ne terren ne menyre te pavarur.

        Ky model meqenese nuk ishte i varur nga puna e ndonje strukture tjeter dhe cdo gje duhet ta monitoronte vete nga terreni krijoi nje sukses praktik per Ombudsmanin. Ne me pak se 1 vit nga nje mesatare vizitash prej 9 objekte ne muaj u be e mundur mbledhja e nje informacioni te madh per vendet ku privohej liria.

        Ne keto kushte keto te dhena u hodhen te skicuara sipas vendeve te privimit te lirise te ndara keto nga rekomandimet per ndryshimet e kuadrit ligjor dhe veprimtaria promovuese e MKPT-se. Me kete rast eksperti polak shtoi se keto te dhena tashme jane duke u redaktuar si pjese e raportit te pare qe do te publikohet nga shteti polak per llogari te zbatimit te OPCAT-it. Ai nenvizoi rendesine qe publikimi i raporteve eshte detyrim i shteteve dhe si i tille duhet t’ju lihet atyre detyra e angazhimit ne kete proces kaq te rendesishem.

        Ne lidhje me futjen e problematikave qe kerkojne eksperte te fushave te caktuara, Z.Dybowski shtoi se shpesh keta eksperte jane bere pjese e grupeve te vizitave ne terren nga ana e Ombudmanit te Polonise dhe jane paguar me honorare per punen e bere.

        Ne perfundim te ketij prezantimi pjesemarresve ju la nje kohe per prezantimin e shkurter te punes se tyre dhe pyetjeve te ndryshme qe kerkonin te benin.

        Nga ana e perfaqesuesve te Avokatit te Popullit te Shqiperise, pasi u be nje prezantim i shkurter i ecurise per ngritjen e MKPT-se, u shtrua per diskutim nevoja e sqarimit te detajuar te shume ceshjeve te OPCAT-it ne nivel praktik, mbeshtetjes logjistike dhe trajnimeve per te aplikuar sa me mire aspekte te veçanta te punes te MKPT-se.

        Ne kete drejtim Z. Marcus Jaeger pasi mirepriti kete diskutim u shreh se kjo nevoje parashikohet ne kuadrin e hartimit te shume projekteve per ti ardhur ne ndihme MKPT-ve te reja. Nderkohe qe nga ana e perfaqesues se APT te Gjeneves u adresua si detyre per Shqiperine qe te formalizoje sa me pare ngritjen e MKPT-se prane Avokatit te Popullit, pasi edhe ndryshimet e reja ne Ligjin “Per te Drejtat dhe Trajtimin e te Denuarve” jane nje zgjidhje e pjesshme e ketij formalizimi vetem per nje fushe te caktuar dhe nuk delegojne direkt ne ligjin e Avokatit te Popullit funksionin e tij per te vepruar si MKPT- ne cdo vend ku privohet liria. Pra duhet bërë edhe në Ligjin për Avokatin e Popullit ose akt si Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë.

        Krahas kesaj eshte e rendesishme theksoi ajo qe te njoftoni sa me pare Sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara dhe Keshillin e Europes ne rast se do te kenin ndonje zhvillim per njohjen tuaj finale me nje akt juridik specifik.

        Pas zhvillimin te nje debati te hapur midis homologeve te vendeve te ndryshme per ceshtje me interes reciprok, workshopi vijoi me nje detajim te konkluzioneve dhe perfundimeve, ku nje rendesi e vecante ju kushtua, ngritjes se MKPT-ve te reja, dhenies se asistences ndaj tyre si dhe hyrjes ne nje kontakt afatgjate per ceshtje teknike ne permbushje te detyrave sipas OPCAT.

        Perfaqesuesit e Avokatit te Popullit Shqiptar e vleresuan kete workshop pasi ai shenonte kontaktin e pare me partneret nderkombetar per ceshtjen e ngritjes se MKPT-se kombetare.

        Perfitimi i eksperiencave dhe keshillave qe u dhane gjate ketij seminari perbejne nje baze mjaft te nevojshme te dhenash qe do t`i nevojiten Avokatit te Popullit per konsolidimin e punes se MKPT-se ne te ardhmen.

        Me kete rast u pa e nevojshme shkembimi i kontakteve me partneret e huaj per te vijuar edhe me tej kete komunikimin me ta per ceshtje qe shfaqin nevoja apo interesa per gjithsejcilin dhe u mor nje material voluminoz i cili do te vleje per konsulta te ndryshme gjate punes se MKPT-se ne Shqiperi.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 

 

_________________________________________________________________

Shenim: Ky dokument u eshte nisur per dijeni edhe Presidentit te Shqiperise, z. Bamir

               Topi dhe Kryeministrit, z. Sali Berisha. 

   

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.