REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 233 Prot.                                           Tiranë, më 15/10/2002

   

    

Lenda:        Rekomandim per planifikimin e fondit te nevojshem ne projektbuxhetin e vitit 2003 ne lidhje me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore, per detyrimet qe prekin buxhetin e shtetit.

       

   

Drejtuar:    Ministrit te Financave     Ministrit te Drejtesise

                    Z.Kastriot ISLAMI              Z. Spiro PEÇI

   

  

Per dijeni                          Kryeministrit

                                            Z. Fatos NANO

      

                                                                  T I R A N E

        

     

Të nderuar zotërinj ministra!

 

          Institucioni i Avokatit te Popullit, gjate veprimtarise se tij, per mbrojtjen e te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshem te individit, qysh ne fillim te punes se tij ne vitin 2000 ka marre dhe ka shqyrtuar mjaft kerkesa dhe ankesa, qe bejne fjale per mosekzekutim te vendimeve gjyqesore te formes se prere dhe sorollatje disa vjeçare te shtetasve nga administrata shteterore.

 

Kjo situate e renduar eshte trasheguar qe nga viti 1992, por faktikisht Qeveria ka filluar te investohet per kete problem ne vitin 1998 me nxjerrjen e V.K.M. nr.335, dt.02061998.

 

Nga komunikimet dhe dokumentacioni qe ndodhet ne Drejtorine e Pergjithshme te Permbarimit ne Ministrine e Drejtesise, Ju jeni ne dijeni se jane rreth 450 vendime gjyqesore te formes se prere qe institucionet buxhetore i detyrohen personave fizike e juridike per detyrime te pashlyera ne shumen rreth 6 milion U.S.D.

Duke njohur dhe vleresuar kete shqetesim, Kryeministri Nano, ne programin e Qeverise qe paraqiti para Parlamentit, ne korrik 2002, terhoqi fort vemendjen duke u shprehur se: “E gjithe reforma ne drejtesi si piken e saj me te dobet ka pasur Institucionin e Permbarimit. Nje vendim, sado i keq te jete kur nuk zbatohet nga zyra e permbarimit, shton artificialisht dobesite e sistemit te drejtesise”. Dhe me tej percaktoi ne menyre te qarte e te prere se: “Reforma ne kete sektor synon qe brenda vitit 2005 te arrihet niveli 100 % i ekzekutimit te vendimeve te gjykatave”.

 

I obliguar nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te shtetasve, qe ka sanksionuar ne nenin 142/3 te saj se: “Organet e shtetit jane te detyruara te ekzekutojne vendimet gjyqesore”, si dhe duke patur parasysh kete objektiv te rendesishem te Qeverise, ju propozoj qe ne projektbuxhetin e vitit 2003, te parashikohet per kete qelIim nje fond rreth 30 % te shumes se pergjithshme ose rreth 2 milion U.S.D.

 

Theksoj se ashtu siç jeni ne dijeni, per vitet 2000-2002, çdo vit ne buxhetin e shtetit eshte parashikuar nje fond prej 100 milion leke (rreth 650 mije U.S.D.). Pra, sugjerojme qe per vitin 2003, ky fond te rritet deri ne 2 milion U.S.D. me qelIim qe ne vitin 2005 te plotesohet objektivi i Qeverise.

 

Po keshtu me lejoni te rikerkoj pranimin e rekomandimit te Institucionit te Avokatit te Popullit per plotesimin e kerkesave per nxjerrjen e udhezimeve te percaktuara ne V.K.M. nr.335, dt. 02.06.1998 “Per procedurat per zbatimin e vendimeve gjyqesore per detyrimet qe prekin buxhetin e shtetit”.

 

Ne keto kushte, bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, neni 63/3 qe thote se: “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike” dhe ne Ligjin nr.8454, dt.04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” neni 21/b qe thote se: “Avokati i Popullit, paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ, qe, sipas tij ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive”,

 

 

Ju rekomandoj:

 

Parashikimin ne projektbuxhetin e vitit 2003, te fondit prej rreth 2 milion U.S.D. per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere, per detyrimet qe prekin buxhetin e shtetit si dhe nxjenjen e udhezimeve qe percakton V.K.M. nr.335, dt.02.06.1998 per proçedurat e zbatimit te vendimeve gjyqesore.

 

Jam i bindur se ndajme te njejtin shqetesim dhe se duhet te mbajme te njejtin qendrim per venien ne rrugen e zgjidhjes te ketij problemi mjaft serioz.

 

Duke shprehur paraprakisht besim, lutem te me ktheni pergjigje per masat e marra.

 

    

 

                                                          Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.