REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 210/3 Prot.                                            Tiranė, mė 14/12/2005

     

 

Lenda:        Dergohen mendimet per Projektbuxhetin e Institucionit te Avokatit te Popullit per vitin 2006

 

Drejtuar:    Komisionit Parlamentar pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut

 

Kryetarit tė Komisionit

 

Z. Spartak NGJELA

 

 

Pėr dijeni:  Komisionit pėr Ekonominė dhe Financat

 

Kryetarit tė Komisionit

 

Z. Edmond  SPAHO

 

pranė Kuvendit tė Shqipėrisė

 

                                                                          Tiranė

  

          Z. Ngjela,

          Duke ju falenderuar pėr ftesėn pėr tė paraqitur mendimet tona pėr projektbuxhetin e Institucionit tonė pėr vitin 2006, ju vėmė nė dijeni se Ministria e Financave, si hartuese e kėtij projekti nuk ka diskutuar paraprakisht me ne, veēse me datėn 24 nėntor 2005 na ka vėnė nė dijeni se projektbuxheti parashikonte njė shkurtim deri 30% nė krahasim me vitin 2005. Faktikisht nga projekti i paraqitur nuk jemi aspak tė kėnaqur sidomos sepse buxheti i propozuar pėr zėrin 602 (mallra dhe shėrbime) paraqet njė shkurtim drastik prej 40%, nė krahasim me vitin 2005. Kurse nė Total projekt buxheti ėshtė 13.000 mijė lekė mė pak ose 18% mė pak se viti 2005. (72.000 mijė nga 85.000 mijė lekė). Nė shifra gjendja paraqitet si vijon pėr zėrin 602.

          Nė vitin 2005 kemi patur 27.700 mije lekė. Nė projektin e paraqitur ky zė ėshtė 16.050 mijė lekė ose 11.050 mijė lekė mė pak ose 40% mė pak. Veē kėsaj konstatojmė se ka gabime dhe ne nuk dijmė se cilėn shifėr tė marrim parasysh. Nė tabelėn 1 dhe nė tabelėn e detajuar 7 (nr.66) Avokati i Popullit shkruhet “buxheti Total 72.000 mijė lekė”, kurse nė tabelėn nr.1.1 (Institucionet e Pavarura) buxheti Total ėshtė 5000 mijė lekė mė shumė. Nė qoftėse marrim tė mirėqėnė kėtė shumė 77.000 mijė, del qė zėri 602 (mallra dhe shėrbime) ėshtė shkurtuar 10% nė krahasim me vitin 2005.

          I. Nė lidhje me proēedurėn e hartimit dhe miratimit tė buxhetit kemi kėto objeksione:

          Pika 3 e nenit 60 tė Kushtetutės thotė se:

          “Avokati i Popullit ka buxhet tė veēantė, tė cilin e administron vetė. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit”. Kurse neni 36 i ligjit nr.8454, datė 4.2.1999 “Pėr Avokatin e Popullit thotė: “Mjetet financiare tė Avokatit tė Popullit pėrballohen nga buxheti i shtetit, ku Avokati i Popullit ka njė kre tė veēantė (Kjo ėshtė zbatuar). Projektbuxheti propozohet nga Avokati i Popullit nė Komisionin e Pėrhershėm tė Ekonomisė e Financave, i cili e paraqet pėr miratim nė Kuvend, nė pėrputhje me Ligjin Nr.8379 datė 29.07.1998 “Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit”. Kjo nuk zbatohet. Ēdo vit nė shtator ne kemi paraqitur projektin tonė nė Komisionin e Ekonomisė dhe Financave, por ky komision asnjėherė s’na ka thirrur paraprakisht, veēse nė dhjetor tė ēdo viti. Gjithmonė, asnjėherė ky Komision, por edhe Komisioni i Ligjeve nuk kanė marrė parasysh asnjė vėrejtje tė paraqitur pėr projektin e dėrguar nga Ministria e Financave, nėpėrmjet Qeverisė. Vitin e kaluar Komisioni i Ligjeve e konstatoi kėtė parregullsi edhe pėr institucionet e tjera Kushtetuese dhe u shpreh se do rregullohet proēedura pėr vitin 2006. Por edhe pėr buxhetin nė shqyrtim nuk po ndryshon asgjė. Komisioni i Financės nuk ulet me ne paraprakisht dhe mė pas shifrat e rakorduara t’i dėrgohen Ministrisė sė Financave dhe Qeverisė qė tė bėhen pjesė e projektit qė paraqet Qeveria nė Kuvend, por ndodh e kundėrta. Komisioni i Financės miraton ēdo shifėr tė projektuar nga Ministria e Financave. Kjo ėshtė njė shkelje e ligjit qė passjell situatėn konfliktuale ku jemi pėrfshirė aktualisht nė diskutimet pėr projektbuxhetin.

II. Nė lidhje me kėtė projekt kemi kėto objeksione:

          1. Projektbuxheti nuk krijon asnjė hapėsirė pėr mbėshtetjen e nismave tona pėr forcimin e institucionit. Kuvendi ka mbėshtetur zgjerimin e juridiksionit tė Avokatit tė Popullit pėr inspektimet nė spitale, burgje, dhoma paraburgimi, shtėpi fėmije, azile etj., pėr mbrojtjen e fėmijėve, tė tė moshuarve dhe nė veēanti tė konsumatorėve. Por kėto aktivitete duan mė shumė njerėz, paga dhe punė. Duhet  tė vė nė dijeni se sipas pikės 2 tė nenit 35 tė ligjit “Pėr Avokatin e Popullit” struktura dhe organika e zyrės sė Avokatit tė Popullit caktohet nga Avokati i Popullit” (shtesa e bėrė me ligjin nr.8600, datė 10.4.2000).Ky ligj nuk ėshtė respektuar as nė vitin 2005 dhe siē duket edhe pėr vitin 2006. Pra jo vetėm qė nuk ėshtė miratuar projektpropozimi ynė pėr shtesa tė numrit tė punonjėsve nė fond page dhe sigurime shoqėrore (zėrat 600+601) gjithėsej 69.550 lekė, por zėri 602 ėshtė planifikuar 40% mė pak.

          Po kėshtu nisma jonė pėr tė hapur dy zyra rajonale nė Shkodėr dhe Gjirokastėr pėr tė katėrtin vit radhazi nuk gjen mbėshtetje buxhetore.

2. Institucioni ynė ka rritje tė veprimtarisė sė tij gjatė vitit 2005. Nga 3840 ankesa nė vitin 2005, kėtė vit deri mė sot kemi 4000 ankesa ose 4% mė shumė. Kjo rrit nevojėn pėr mė shumė kancelari, telefoni, shpenzime poste, karburant dhe dieta.

          3. Ēmimet e mallrave dhe shėrbimeve gjatė vitit 2005 kanė pėsuar rritje tė ndjeshme p.sh. karburanti rreth 30%, telefonia fikse, energjia elektrike (qė pritet tė rritet mė tej nė 2006), shėrbimi postar etj.

          4. Makinat tona na janė dhuruar dhe blerė kryesisht nė vitin 2000-2001. Kėshtu qė tani ato qė tė mirėmbahen duan mė shumė shėrbime dhe  pjesė kėmbimi.

          III. Pėr metodėn e punės qė ėshtė ndjekur pėr shkurtimet kemi pėr tė thėnė se:

          Parimisht nuk jemi kundėr pėr shkurtimin e administratės publike dhe shpenzimet e saj. Por synimi duhet tė jetė tė shkurtohen organet dhe institucionet inefiēente dhe qė nuk kryejnė detyrat ligjore dhe si rrjedhojė pengojnė reformat nė fushat ku veprojnė. Por kjo nuk mund tė thuhet pėr institucionin e Avokatit tė Popullit. Kėtė e ka vlerėsuar pozitivisht pėr 5 vjet me radhė Kuvendi i Shqipėrisė, pozita dhe opozita. Sė dyti, edhe Raporti i fundit i Bashkimit Europian pėr progresin nė Shqipėri (9 nėntor 2005) nėnvizon: “… mė shumė pėrpjekje duhet bėrė pėr tė forcuar zyrėn e Avokatit tė Popullit… (fq.16). Mė tej “…. pėrsa i pėrket tė drejtave tė fėmijėve ėshtė ngritur …… njė departament pėr tė drejtat e fėmijėve nė zyrėn e Avokatit tė Popullit. E megjithatė asnjėra prej tyre nuk ėshtė pajisur ende siē duhet me staf dhe burime” (fq.21). Edhe nė tė gjitha Rekomandimet e Kėshillit tė Europės pėr Ombudsmanin dhe nė Parimet e Parisit pajisja e Ombudsmanit me burimet njerėzore dhe mjetet e nevojshme financiare konsiderohet si kusht i domosdoshėm pėr mirėfunksionimin dhe pavarėsinė e tij. Komentet e tjera janė tė tepėrta. Pra theksojmė se ky buxhet nuk garanton qė Avokati i Popullit nė Shqipėri tė kryejė si duhet detyrat e tij kushtetuese pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut.

          Veē kėsaj shtoj se shkurtimi nuk duhet bėrė nė mėnyrė mekanike, njėlloj pėr tė gjitha institucionet kushtetuese apo ato tė krijuara me ligje. Sė pari, kėto nuk janė tė barazvlefshme nga rėndėsia kushtetuese dhe tė njėllojta nga detyrat qė kryejnė, p.sh. Gjykata Kushtetuese dhe Avokati i Popullit, krahasuar me Autoritetin e Konkurencės, Komisionin e Shėrbimit Civil, Komitetin e Pronave apo Shkollėn e Magjistraturės. Sė dyti duhet parė se sa institucioni apo organi ngarkohet me punė efektive; sa dhe ēfarė ēėshtjesh ndjek; ku e kryen detyrėn nė zyrė apo duke shkuar nėpėr qytete apo fshatra?? Nga radha, nisur nga kėto kritere, pas prokurorisė Avokati i Popullit duhet parė me preēedencė. Gjykatat dhe Komisionet qė pėrmenda punojnė nė zyra dhe nuk harxhojnė as karburant e as dieta.

          Duke besuar nė mirėkuptimin Tuaj, shpresoj tė paktėn qė buxheti Total tė na lihet nė shifrėn 77.000 mijė lekė.

 

 

 

    

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 

_________________________________________________________________

 

Shenim: Keto mendime i jane derguar me nje shkrese percjellese edhe Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zj. Jozefina TOPALLI

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al