REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 158/2 Prot.                                        Tiranė, mė 13/06/2007

   

Lenda:        Pėr masat qė duhen marė pėr implementimin e plotė tė rekomandimeve tė Komitetit Europian pėr Parandalimin e Torturės (CPT) 

       

   

Drejtuar:    Ministrit tė Punėve tė Jashtme

Z. Lulzim BASHA

      

                                                     Tirane

        

     

I nderuar zoti Ministėr,

 

Nė pėrgjigje tė Tuajės Nr. 7354 Prot., dt. 30.05.2007, ju njoftojmė:

  Ėshtė mjaft pozitive se me Ligjin Nr. 9686, dt. 26.02.2007 “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin Nr. 7895, dt. 27.01.1995 “K.Penal i R.SH”, tė ndryshuar, u bėnė ndryshimet nė nenit 86 tė K.Penal, duke u zbatuar njė rekomandim tė rėndėsishėm tė CPT-sė. Ky ndryshim ėshtė rekomanduar dhe ėshtė ndjekur derisa u realizua edhe nga institucioni ynė. Avokati i Popullit nė vazhdimėsi dhe sidomos nė raportet vjetore nė mėnyrė tė pėrsėritur ka bėrė mjaft rekomandime, pėr tė cilat gjykon se respektimi i tyre do tė sjellė parandalimin e torturės dhe formave tė tjera tė keqtrajtimit dhe tė shkeljeve tė ligjit. Megjithėse ato ja kemi dėrguar ish Ministrisė sė Rendit Publik dhe mė vonė Ministrisė sė Brendshme, si dhe Ministrisė sė Drejtėsisė, konstatojmė se edhe pas kėmbėnguljes tonė tė vazhdueshme, pjesa mė e madhe e tyre nuk janė zbatuar. Kėshtu p.sh. mund tė pėrmėndim:

1. Nuk janė marrė masat e nevojshme qė tė sigurohet e drejta e vizitės nga njė mjek pėr personat e privuar nga liria, qysh nė fillim tė privimit tė tyre nga liria. Kjo e drejtė duhet gjithashtu tė nėnkuptojė tė drejtėn qė kėta persona kanė pėr t’u ekzaminuar nėse ata dėshirojnė nga njė mjek i zgjedhur prej tyre.

Pėr realizimin e kėsaj tė drejte gjithashtu duhet qė:

· Tė gjitha ekzaminimet mjekėsore tė personave tė privuar nga liria e tyre prej policisė duhet tė jenė larg dėgjimit, dhe vetėm nėse kundėrshton mjeku. Pėr ndonjė rast tė veēantė, larg edhe shikimit tė punonjėsve tė policisė kur ata vizitohen nga mjeku.

· Rezultatet e ēdo ekzaminimi, si dhe ēdo deklaratė e bėrė nga personi i vizituar, duhet tė shėnohen nga mjeku dhe tė jenė nė dispozicion tė personit tė privuar nga liria dhe tė avokatit tė tij.

2. Personave tė privuar nga liria prej policisė, nuk u dorėzohen  formulare ku tė pasqyrohen e saktėsohen tė drejtat e tyre. Kėta formularė duhet qė tė jenė tė disponueshėm edhe nė gjuhė tė huaj. Pėr mė tepėr, tė interesuarit duhet tė ftohen qė tė firmosin njė deklaratė qė ata kanė qėnė  tė informuar mbi tė drejtat e tyre.

3. Nuk ėshtė nxjerė udhėzimi (kod i sjelljes) pėr marrjen nė pyetje nga policia. Ky kod duhet ndėr tė tjera tė trajtojė aspektet e mėposhtme; t’i tregohet sistematikisht tė ndaluarit identiteti i personave tė pranishėm gjatė marrjes nė pyetje (emri dhe/ose matrikuli); kohėzgjatja e lejuar e njė seance pyetjesh; periudhat e pushimit ndėrmjet kėtyre seancave dhe pauzat gjatė marrjes nė pyetje; vendi apo vendet ku mund tė mbahet njė seancė e tillė; nėse do t’i kėrkohet tė ndaluarit tė qėndrojė nė kėmbė gjatė marrjes nė pyetje; dhe qė ndalohet marrja nė pyetje e personave nėn ndikimin e drogės, alkoolit, ilaēeve ose nėn njė gjėndje tronditjeje. Ky kod duhet gjithashtu tė parashikojė qė tė shėnohet sistematikisht momenti i fillimit dhe i pėrfundimit tė ēdo marrje nė pyetje, identitetin e ēdo tė pranishmi gjatė ēdo seance pyetjeje, si dhe ēdo kėrkese tė formuluar nga i ndaluari gjatė kėsaj seance. Situata e personave veēanėrisht tė pambrojtur (pėr shėmbull, minorenėt, personat e prekur nga sėmundje ose mangėsi mendore) duhet tė bėhen objekt i garancive specifike.

4. Nuk zbatohen tė drejtat e mėsipėrme edhe pėr personat e mbajtur nga policia pėr qėllime administrative. Nga inspektimi i bėrė gjatė vitit 2006 dhe gjatė muajėve tė vitit 2007 nė pothuajėse tė gjithė Komisariatet e Policisė nė shkallė vendi kemi konstatuar se nė disa raste “shoqėrimi nė polici” pėrdoret ndaj personave tė dyshuar pėr njė vepėr penale. Pra shoqėrimi pėrdoret jo pėr tė sqaruar veprime administrative, por me qėllim hetimesh pėr vepra penale dhe mbas kohės sė “shoqėrimit” bėhen veprime proēeduriale tė ndalimit ose arrestimit. Po kėshtu kemi konstatuar disa raste tė kryerjes sė veprimeve qė ēojnė nė kėrkimin dhe mbledhjen e tė dhėnave nė mėnyrė tė paligjshme, duke shkelur pikėn 2 tė nenit 32 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Tė dhėna tė tilla mund tė pėrmėndim ato qė janė marrė nėn efektin e dhunės fizike.

5. Nuk ėshtė nxjerė nga autoritetet policore qarkorja qė tė sqarojė se koha e mbajtjes sė personit, pėr arsye administrative ose gjyqėsore duhet tė llogaritet brėnda afatit kohor tė caktuar pėr paraqitjen e njė personi para njė gjyqtari, qė, sipas nenit 28 tė Kushtetutės, ėshtė jo mė tepėr se 48 orė. Nga verifikimi i disa ankesave ka rezultuar se koha e ndalimit ose arrestimit fillon pas asaj tė shoqėrimit, qė nė disa raste edhe ajo ka qėnė tej afatit ligjor.

6. Titullarėt dhe kuadrot drejtues tė Policisė nuk ushtrojnė kontroll tė vazhdueshėm nė lidhje me librat e regjistrimit dhe tė mbajtjes sė personave nė ambjentet e policisė, me qėllim qė ato tė plotėsohen saktė e tė mos manipulohen pėr tė mbuluar shkeljet e ligjit. Kemi konstatuar disa raste qė shėnimet nė kėto regjistra nuk pėrputhen me kohėn e saktė tė qėndrimit tė tyre nė Polici, ndėrsa nė raste tė veēanta ata nuk regjistrohen.

7. Nuk ka ndryshuar koncepti pėr personat e shoqėruar nė Polici, tė cilėt duhet tė mbahen nė dhoma shoqėrimi dhe jo ndalimi, jo tė prangosur ose nė dhoma tė mbyllura me dryn, siē veprohet nė disa raste. Po kėshtu nuk ka ambjente pėr tė shoqėruarit e mitur dhe femra. Dhomat e shoqėrimit nuk janė me kushte tė pėrshtatshme higjenosanitare dhe tė pajisura me  karrige e tavolina. Kėto mangėsi fatėkeqėsisht janė tė pranishme dhe shumė tė dukėshme edhe nė pjesėn mė tė madhe tė Komisariateve tė Policisė nė Kryeqytet, ku pretendojmė dhe synojmė tė kemi njė Polici mė tė kulturuar dhe mė tė civilizuar.

8. Nuk janė ndryshuar e pėrmirėsuar kushtet e mbajtjes sė tė ndaluarėve e tė arrestuarve nė dhomat e paraburgimit nė ambjentet e policisė, me qėllim qė:

· tė respektohen nė mėnyrė strikte kriteret e parashikuara lidhur me ēėshtjen e hapėsirės minimale pėr tė ndaluarin, si dhe

· tė ndahen tė rriturit nga minorenėt dhe t’i kushtohet kėtyre tė fundit njė vėmėndje e veēantė nė planin e shėndetit dhe tė edukimit.

9. Nuk ka akoma trajtim human (ushqim, ajrim, pastrim etj) pėr rastet kur bėhet ndalimi ose arrestimi nė flagrancė i personave pėr 48 orė nga oficerėt e policisė gjyqėsore.

10. Nuk ėshtė bėrė plotėsimi i K. Penal Ushtarak me dispozita tė cilat japin kuptimin e torturės sipas konventės, mbasi domosdoshmėrisht ndihet nevoja e njė dispozite tė tillė edhe pėr ushtarakėt. Kjo u bė vetėm nė Kodin Penal, siē thamė nė fillim.

11. Tė gjithė tė paraburgosurit dhe tė dėnuarit t’u nėnshtrohen standarteve tė njėjta ligjore.

12. Tė bėhet transferimi i tė paraburgosurve pėr nė vendet e vuajtjes sė dėnimit menjėherė sapo vendimi i gjykatės tė marrė formė tė prerė.

13.  Tė merren masa urgjente pėr pėrmirėsimin e kushteve higjeno-sanitare nė dhomat e paraburgimit dhe nė burgje.

14.  Pėr marrjen e masave pėr respektimin e kėrkesave ligjore

lidhur me siperfaqet e banimit, kubaturat dhe sistemin e ngrohjes dhe tė ajrimit nė vendet e paraburgimit dhe ato tė vuajtjes sė dėnimit.

15.  Pėr marrjen e masave pėr uljen e mbipopullimit nė burgje dhe

sidomos nė paraburgime, pėr tė garantuar gjithashtu edhe klasifikimin e tė burgosurve dhe sidomos tė paraburgosurve sipas grup-moshave, llojit tė veprave penale tė kryera, si edhe veēorive intelektuale dhe psikike tė tyre.

16.  Pėr respektimin e normės ushqimore dhe tė cilėsisė sė ushqimit

pėr tė gjithė tė burgosurit dhe tė paraburgosurit. Gjithashtu tė burgosurve dhe tė paraburgosurve tė sėmurė t’u garantohet trajtimi ushqimor me dietė tė veēante sipas rekomanimeve tė mjekut.

17.  Pėr marrjen e masave konkrete dhe efikase pėr garantimin e

shėrbimit shėndetėsor 24 orė pėr tė gjithė tė burgosurit dhe tė paraburgosurit si edhe pėr furnizimin e tyre me barna mjekėsore.

18.  Pėr marrjen e masave pėr hartimin e njė plani konkret veprimi

pėr parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sėmundjeve ngjitėse nė burgje dhe sidomos nė paraburgime, tė tilla si: Hepatiti B dhe C, sėmundjet e HIV/AIDS-it, tė tuberkulozit. Gjithashtu, tė sigurohen kushte pėr femrat e burgosura dhe tė paraburgosura pėr bėrjen e analizave dhe tė kontrolleve pėr sėmundjet gjinekologe nė mėnyrė periodike.

19.  Pėr marrjen e masave pėr trajtimin e tė sėmurėve me sėmundje

kronike, me probleme mendore ose psikike dhe transferimin e tyre nė institucione tė posaēme, tė pėrcaktuara me ligj, ku tė garantohet trajtimi i tyre i veēantė mjekėsor. Rreth 50 tė dėnuar tė tillė mbahen padrejtėsisht nė Spitalin e Burgut nė Tiranė, nė njė kohė qė nuk ka njė institucion tjetėr tė posaēėm pėr ta qė tė mos jetė burg.

20.  Pėr marrjen e masave tė menjėhershme pėr sistemimin e

personave qė kanė kryer vepra penale, por pėr tė cilėt gjykata ka urdhėruar mjekim tė detyrueshem tė tyre.

21.  Pėr marrjen e masave tė shpejta pėr krijimin e mjediseve dhe tė

infrastrukturės sė nevojshme pėr funksionimin e bibliotekave burgje dhe sidomos nė paraburgime.

22.  Pėr marrjen e masave pėr realizimin e punės edukative me tė

burgosurit dhe tė paraburgosurit, si dhe tė pėrzgjidhet dhe tė trajnohet vazhdimisht personeli i specializuar sidomos nė paraburgimet qė sapo i kanė kaluar Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve.

23.  Pėr marrjen e masave qė t’i kushtohet  vėmėndje e veēantė

edukimit dhe informimit tė tė miturve tė dėnuar dhe tė paraburgosur lidhur me tė drejtat dhe detyrimet e tyre, si edhe trajtimit psiko-social tė tyre nė kėto institucione.

24.  Pėr marrjen e masave konkrete pėr trajnimin e administratės 

burgjeve dhe sidomos tė paraburgimeve pėr ngritjen profesionale tė tyre pėr zbatimin sa mė korrekt tė ligjeve dhe akteve nėnligjore tė njohura nga shteti shqiptar pėr burgjet dhe paraburgimet. T’i jepet njė pėrparėsi mė e madhe edukimit dhe formimit profesional nė vazhdimėsi tė punonjėsve tė policisė tė tė gjitha roleve dhe gradave. Nė kėto programe duhet tė zėrė njė vėnd tė rėndėsishėm edukimi i tyre me ndjenjėn e respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Niveli kulturor e profesional, njohja dhe respektimi i tė drejtave tė njeriut, si dhe aftėsia komunikuese tė jenė kritere pėrcaktuese nė rekrutimin, mbajtjen nė punė dhe pėrzgjedhjen nė emėrime e ngritje nė detyrė tė punonjėsve tė policisė tė tė gjitha roleve.

25.  Pėr marrjen e masave dhe gjetjen e mundėsive nga Ministria e

Drejtesisė pėr zbatimin e masave alternative tė dėnimit me burgim nė pėrgjithėsi dhe veēanėrishtė ndaj tė miturve.

26.  Pėr vlerėsimin e duhur nga ana e prokurorėve tė vlefshmėrisė

sė akteve proēeduriale tė policisė gjyqėsore, sidomos kjo pėr rastet kur ata dinė apo besojnė se provat janė siguruar nėpėrmjet pėrdorimit tė metodave tė cilat janė nė kundėrshtim me ligjin. Nė fazėn e gjykimit pėr rastet e dyshimta tė pretenduara, prokurorėt duhet t’i kėrkojnė gjykatės tė vendosė mbi vlefshmėrinė e provave tė tilla apo revokimin e zėvėndėsimin e masės sė sigurimit.

          27. Pėr vlerėsimin, verifikimin dhe sipas rastit regjistrimin e njoftimit tė veprės penale dhe marrjen e vendimit pėr kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor nga prokurori, nė rastet kur gjatė pyetjes sė tė ndaluarit apo tė arrestuarit ai konstaton keqtrajtime apo ankime pėr keqtrajtim. Nė raste tė tilla tė njėjtėn gjė duhet tė bėjnė edhe gjyqtarėt kur personat e ndaluar apo tė arrestuar paraqiten para tyre pėr tė vlerėsuar masat e sigurimit.

28.  Nė vazhdimėsi Avokati i Popullit, nė rastet kur ka arritur tė

vėrtetojė pretendimet e tė shoqėruarėve, tė ndaluarėve, tė arrestuarėve, tė  paraburgosurve ose tė dėnuarėve pėr ushtrim dhune nga ana e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit apo personelit tė vendeve tė paraburgimit apo tė burgjeve, ka rekomanduar organeve kompetente qė tė mbahen qėndrime tė prera ndaj rasteve tė tilla dhe ka rekomanduar fillimin e proēedimit penal ndaj personave qė kanė shkelur liritė dhe tė drejtat e tyre ose ka kėrkuar marjen e masave disiplinore. Pėr periudhėn 2000-2006 janė kėrkuar masa tė tilla pėr 200 polic dhe oficerė tė Policisė sė Shtetit.

 

          Duke besuar nė mirėkuptimin Tuaj,

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.