E
nderuar zj. Kryetare,
Te
nderuar zonja dhe zoterinj,
Institucioni
i Avokatit te Popullit vlerėson angazhimin Tuaj, pėr futjen nė
diskutim dhe mė tej miratimin e projekt-ligjit
Pėr Barazine Gjinore ne Shoqeri. Ky projekt-ligj i sjelle ne
Kuvend nga Qeveria, shenon nje hap perpara dhe perben progres lidhur
me barazine gjinore ne te gjitha fushat dhe ne te gjitha
nivelet. Nepermjet tij, realizohet forcimi i mekanizmave
institucionale te barazise gjinore ne te gjitha nivelet dhe krijohen
mundesi dhe shanse te barabarta sidomos per grate ne ushtrimin e te
drejtave te tyre. Per me teper projket ligji Per Barazine Gjinore
ne Shoqeri rregullon dhe ēeshtjen e rendesishme
te vendimmarrjes ne politike te grave.
Na
vjen mire qe me kete rast, realizohet dhe Rekomandimi i Avokatit te
Popullit, per parashikimin ne Kodin Zgjedhor te kuotave prej jo me pak
se 30% te pjesemarrjes se grave ne politike, rekomandim te cilin ia
kemi derguar ne daten 25 tetor 2006 bashke kryetareve te Komisionit
Parlamentar per Reformen Zgjedhore dhe Komisionit Parlamentar per te
Drejtat e Njeriut. Kete rekomandim e kemi
perseritur edhe ne daten 29 janar 2008.
Pasi
studjuam me vemendje projektin e sipercituar, do t'ju paraqesim me
poshte disa nga mendimet tona lidhur me te:
Ne
nenin 3 te projekt-ligjit, jepen perkufizime lidhur me nocionet qe
perdoren gjate dispozitave ne vazhdim. Ne piken 7 te ketij neni jepet
perkufizimi se ēfare do te konsiderohet perfaqesimi i barabarte
gjinor. Duket se nuk eshte perdorur ne kete rast nje terminologji e
sakte juridike. Permendet ketu termi institucion, nivel drejtues,
organ i emeruar dhe parti politike. Duhet te specifikohet se cilat do
te jene organet e administrates publike ku do te kerkohet perfaqesimi
i barabarte gjinor. Keto organe mund te jene individuale, kolegjale,
te emeruara apo te zgjedhura. Perdorimi i termit entitet ketu,
duket sikur perfshin subjekte te se drejtes publike dhe private ne te
njejten kohe. Po ti referohemi teorise te se drejtes private, ky
term perdoret per subjektet e te drejtes private. Gjithashtu verejme
se lista e organizmave te permendur, nuk mund te jete ezauruese ashtu
siē eshte parashikuar ne kete pike.
Ne
Pjesen e II-te te projekt-ligjit,
parashikohen organet pergjegjese per mbarevajtjen e barazise gjinore
dhe detyrat e tyre. Per te kuptuar me mire se cilet jane keto organe,
nevojitet nje dispozite ku te listohen me radhe te gjitha organet te
cilat do te jene pergjegjese per zbatimin e ketij ligji dhe me pas ne
vijim te parashikohen kompetencat e tyre si dhe raporti qe keto organe
do te kene me njera- tjetren. Ne menyren se si jane pershkruar ne kete
projekt organet pergjegjese qe do te merren me mbarevajtjen e ketij
ligji, shikon se ka paqartesi ne kompetencat e tyre dhe shpesh
mbivendosje kompetencash.
Ne
nenin 10 parashikohet Keshilli Kombetar i Barazise Gjinore. Ky organ
propozohet nga Ministri qe mbulon ēeshtjet dhe shanset e barabarta
dhe miratohet nga Keshilli i Ministrave, nderkohe qe vete Ministri
eshte kryesuesi i tij. Ne
projekt nuk parashikohet se sa do te jete numri i antareve te ketij
Keshilli si dhe raporti i tij konkret me strukturen prane ministrise
perkatese e cila ne nenin 11, pika 1 jepet me emrin Zyra per Barazi
Gjinore dhe ne piken 2 permendet si struktura e ēeshtjeve te barazise
gjinore. Pra, nuk del e qarte nese jemi perpara 2 strukturave te
ndryshme apo jo.
Ne
piken 2 te nenit 10 thuhet se Keshilli Kombetar per Barazi Gjinore, do
te kete ne perberje te tij perfaqesues te qeverise dhe shoqerise
civile. Mendojme se duhet te permendet se si do te jete raporti i
ketyre perfaqesuesve ne kete Keshill.
Ne
piken 2 te nenit 11, thuhet se Keshilli Kombetar per Barazi Gjinore,
nxjerr udhezime per strukturen e ēeshtjeve te barazise gjinore ne
ministrine qe mbulon ēeshtjet e barazise gjinore, si dhe ben
propozime e rekomandime per qeverine per permiresimin e kesaj
gjendje. Nga kjo dispozite nuk duket se Keshilli nxjerr
udhezime si akte normative, pasi menjehere perdoren me pas termat
propozim dhe rekomandim, prandaj mendojme se ky term i perdorur duhet
ndryshuar.
Ne
nenin 12 jepen organet pergjegjese per zbatimin e ligjit, nderkohe qe
permendet termi Autoritet shteteror pergjegjes dhe percaktohet
Ministria e cila mbulon ēeshtjet e shanseve te barabarta pergjegjese
per kete gje.
Lidhur
me kete duam te sqarojme se, organi i administrates publike eshte
Ministri dhe jo Ministria. Ministri, nepermjet struktures qe ka ne
ministrine e tij per kete qellim, realizon detyrat e parashikuara ne
piken 2 te nenit 12. Po keshtu pika 2/b e nenit 12 eshte e paqarte.
Perdoret Keshilli Kombetar per Barazine Gjinore, si ndermjetes midis
Minstrit qe mbulon ēeshtjet e shanseve te barabarta dhe Qeverise per
paraqitjen e propozimeve te ndryshme ligjore e nenligjore ne fushen e
barazise gjinore etj, nderkohe qe vete Minstri kryeson kete Keshill
dhe eshte edhe anetar i qeverise ne te njejten kohe.
Neni
13, ne piken 3 te tij parashikon se si merret ne pune nepunesi i
barazise gjinore ne nje Ministri. Per kete nevojitet qe te
parashikohet se ne cilen strukture te Ministrise do te bej pjese ky
person dhe a eshte i detyrueshem te jete ne ēdo Misnitri dhe ne Qark
siē jepet ne vijim ne nenin 14 pika 6 ? Po per institucionet e
pavarura, do te kete nepunes te tille apo jo.
Neni
14, ne piken 4 parashikon se Kryetari i Keshillit te Qarkut me urdher,
emeron nje ose disa nepunes. Duke ditur se nepunesit e qarkut gezojne
statusin e nepunesit civil pse ky nepunes duhet te emerohet me urdher
nderkohe qe ai ka statusin e nepunesit civil dhe duhet te zbatohen
detyrimisht dispozitat e ketij ligji per rekrutimin e stafit ne kete
rast. Per me teper miratimi i tij ne strukturen e qarkut duhet te
referoje tek Ligji Per qeverisjen vendore, pra kerkon nje
vendimmarrje konform ketij ligji. Vendosja e tij ne nje strukture
perkatese do te evidentoje dhe eprorin e tij direkt per tu zbatuar
me pas Ligji Per statusin e nepunesit civil.
Ne
piken 8 germa c parashikohet si e detyrueshme pjesemarrja e nepunesit
vendor qe merret me ēeshtjet e barazise gjinore ne komisionet e
marrjes ne pune dhe ngritjes ne detyre te administrates se qarkut.
Lidhur me kete nevojitet te shikohet perputhshmeria e ketij
parashikimi me ligjin Per statusin e nepunesit civil.
Duhet
sqaruar gjithashtu se me termin administrate do te kuptojme stafin
mbeshtetes se bashku me specialistet e te gjtha niveleve, apo vetem
nepunesit civile sipas klasave dhe niveleve te parashikuara ne Ligjin
Per Statusin e nepunesit civil.
Neni
15 parashikon krijimin e nje institucioni te ri, ate te Komisionarit
per Barazine Gjinore. Mendojme se ne kete ligj duhet te parashikohen
kushtet qe duhet te plotesoje nje individ per tu zgjedhur
Komisionar si dhe mandati (afati ne detyre) i tij. Po keshtu ne
mendojme se duhet te jete femer. Termi Komisionar duket se perdoret
per here te pare. Ne fakt po ti referohemi ligjit Per Avokatin e
Popullit kemi te perdorur termin Komisionerė, te cilet zgjidhen
nga Kuvendi me nje mandat te percaktuar.
Ndoshta mund te mendohet te perdoret ndonje term tjeter.
Mendojme se perdorimi i nje termi tjeter si Komisioneri per
Barazine Gjinore ose Ombudsmani, por jo Avokat, do te ishte mė i pėrshtatshėm.
Nga kompetencat, duket se do te kemi te bejme me nje Ombudsman te veēante.
Persa i perket kompetencave te Komisionarit, nuk dalin shume te qarta.
Pika 4 e nenit 15 ne shprehjen personat fizike a juridike, duhet
pasuar me shprehjen private.
Pika
4 e nenit 18 parashikon se ndaj raportit te Komisionarit mund te behet
ankim
ne Gjykate.
Ky raport perbehet nga gjetjet dhe rekomandimet perkatese dhe i
drejtohet organeve te cilat kane kryer shkeljen.
Lidhur me kete nen, se pari, duhet te sqarojme se Komisionari ben
rekomandime. Lind pyetja cila eshte natyra e tyre? Keto
rekomandime jane te detyrueshme apo jo? Kjo pasi referuar doktrines te
se drejtes themi se rekomandimi eshte nje akt qe nuk ka fuqi
detyruese. Ne keto kushte vihet ne diskutim parashikimi i bere lidhur
me te drejten e subjekteve per tu ankimuar ne gjykate ndaj raportit
te Komisionarit. A kane fuqi detyruese per organet te cilave ju
drejtohen rekomandimet e Komisonarit? Nese po, nuk kemi te bejme me
rekomandime apo propozime, por me vendime dhe Komisionari del nje
organ vendimmarres, i cili nxjerr akte administrative te
kundershtueshme ne gjykate sipas parimit te pergjithshem. Cili do te
jete afati i ankimit?
Ne
vijim te ligjit, ne analize te eliminimit te diskriminimit ne fusha te
caktuara, nevojitet te specifikohet se cila do te jete rruga qe duhet
te ndjeke nje person ne rast se diskriminohet per shkak te gjinise apo
konstatohen shkelje te ligjit. Pra duhet te shkoje tek organi, me vone
tek Komisionari dhe me pas ne gjykate, apo mund te shkoje direkt ne
gjykate! Ky evidentim derivon nga analiza e dispozitave ne teresi.
Nenet
28 dhe 29 jane te paqarta dhe behen te pazbatueshme.
Ne
vazhdim, projekt-ligji parashikon ne menyre te detajuar realizimin e
mbrojtjes specifikisht ne fushen e punesimit, edukimit, shendetesise,
medias, vendimmarrjes ne politike. Kuptohet qe ligji eshte i
zbatueshem dhe ne fusha te tjera.
Ne
perfundim te parashtrimit te mendimeve dhe verejtjeve tona per kete
projekt ligj, shprehim bindjen se ato do te gjejne nje reflektim, si
nje garanci per mbrojtjen e te drejtave ne fushen e barazise gjinore.
Duke ju falenderuar dhe besuar ne
mirekuptimin Tuaj, lutemi nėqoftėse e shihni me vėnd, tė na ftoni
edhe ne nė mbledhjet e komisioneve parlamentare kur do te diskutohet
projekt ligji ne fjalė.
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI