REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 34 Prot.                                               Tiranė, mė 12/02/2008

    

Lenda:        Rreth idesė per zhvillim referendumi pėr disa ēėshtje tė sistemit politik dhe zgjedhor

       

   

Drejtuar:    Presidentit te Republikes se Shqiperise

 

Sh.T.Z. Bamir TOPI

                                                     Tirane

        

     

I nderuar zoti President,

 

E drejta e votes, e mbrojtur dhe e garantuar ne nenin 45 te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise, ėshtė nje nder te drejtat dhe liritė themelore kushtetuese tė individit. Te gjithe kemi pranuar dhe besojme se standardet mė tė larta demokratike kane si parakusht te tyre realizimin e se drejtes se votes permes proceseve te lira e te ndershme ligjore, te cilat as nuk deformojne vullnetin e votuesve, as perjashtojne demokracine perfaqesuese, por per pasoje vetem se rrisin nivelin e pergjegjshmerise se te zgjedhurve ne favor te zgjedhesve ose thenė mė qartė, tė sovranit popull.

Duke qene deshmitare dhe perjetues te nje tranzicioni problematik relativisht te gjate, dhe sakaq duke identifikuar si nje nder shkaqet kryesore te kesaj problematike diskutimet pėr legjitimitetin e disa proceseve zgjedhore ne vend, dhe per pasoje te institucioneve qe rrjedhin prej tyre, Avokati i Popullit ka lanēuar ditet e fundit idene qe, per ēeshtje te tilla madhore dhe jetike per ecurine demokratike te vendit, t’i lihet me hapesire ushtrimit te demokracise direkte permes organizimit te referendumit popullor.

Avokati i Popullit mendon se sfidat e integrimit te vendit ne strukturat euroatlantike, kushtezojne njekohesisht perpjekje te ndergjegjshme dhe te pergjegjshme per rritjen e emancipimit te klases politike ne vend, si dhe persosjen e kapaciteteve intelektuale dhe administrative te vendit. Kjo do te thote se ka ardhur koha qe populli si trupa zgjedhore e vendit te ndihet realisht pjesemarres ne vendimet qe politika do te marre per fatet e tanishme dhe te ardhme te vendit. Njekohesisht, do te jete nje shans per politikanet e te gjitha partive te komunikojne drejtperdrejte me votuesit shqiptare, duke i ndergjegjesuar dhe kulturuar keta te fundit me shume per sistemet zgjedhore dhe shtyllat e sistemet e qeverisjes, te gjitha keto pėr t’i sherbyer ne vazhdimesi rritjes se besimit te publikut tek shteti dhe tek drejtuesit e shtetit te tyre.

Avokati i Popullit pėr kėtė propozim merr shkas nga klima aktuale e konstruktivitetit politik ne vend, qe duhet tė passjellė nje sere procesesh konsensuale, nė nje moment te shendetshem civilizimi demokratik te vendit ne prag te fteses per nė NATO nė takimin e Bukureshtit dhe me pas te asaj per fitimin e statusit te vendit kandidat per t’u anetaresuar ne BE. Gjykojmė se ėshte momenti i perdorimit te mjeteve te medha ndihmese ligjore, per te terhequr drejteperdrejte mendimin e popullit per disa ēeshtje shume te rendesishme qė kanė ndikim pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e vendit.

Nje motiv tjeter, nga i cili niset Avokati i Popullit, eshte kendveshtrimi i tij, sipas te cilit ēdo votues shqiptar eshte parasegjithash edhe taksapagues i ketij shteti, dhe per pasoje eshte ne doren e tij se pėr cilin, si dhe per sa kohe e gjykon te paguaje per te mbajtur ne krye ata qe e qeverisin ne shkalle vendi.

Dimensioni i ri i zhvillimeve ne Shqiperi kerkon nje mentalitet dhe dimension te ri ne gjitheperfshirjen vendimmarrese.

Konkretisht, Avokati i Popullit duke patur parasysh se me Reformėn Zgjedhore janė lidhur ngushtė edhe struktura e trupės legjislative si dhe zgjedhja dhe pozicioni i Presidentit tė Republikės nė sistemin politik shqiptar, propozojmė qė ky referendum, i dyti pas miratimit te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise nė vitin 1998, te legjitimoje te drejten kushtetuese te popullit per t’u shprehur per:

1.   Sistemin zgjedhor, i cili aktualisht paraqitet i perzier dhe ku zene vend te dyja sistemet, si ai mazhoritar dhe ai proporcional;

2.   Nivelin e pragut elektoral, si nje nga ēeshtjet me te debatueshme nė tė shkuarėn dhe atė aktuale;

3.   Strukturen e Parlamentit, i cili tashmė perfaqesohet vetem nga nje dhome, pėr tė votuar mundesine e strukturimit me nje apo dy dhoma. Nė vartėsi me kėtė zgjedhje do tė jetė edhe numri i deputeteve.

4.   Zgjedhjen e Presidentit te Republikes nė vitin 2012 e mė pas, per te percaktuar nese do te jete atribut i Kuvendit te Shqiperise apo i votimit te drejtperdrejte nga populli.

Ne piken 2, te nenit 2, te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise thuhet se: “Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqesuesve te tij ose drejtpersedrejti”. Duke mbeshtetur idene e realizimit te referendumit per ēeshtje madhore, sqarojmė se ai duhet tė mbahet sipas parashikimeve te bera ne nenet 150-152 dhe ne pikat 4 dhe 5, te nenit 177 te Kushtetutes, si dhe ne nenet 118-131 te Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise. Avokati i Popullit shpreson se me kete rast do te arrihet te realizohet njekohesisht edhe nje standard i ri i sjelljes demokratike ne vend, i cili do te krijonte precedente pozitive per pjekurine e votuesve shqiptare, per qetesine e perfaqesuesve politike, e njekohesisht per administraten zgjedhore ne teresi, te cilat ne fund te fundit do te rrisnin besimin e publikut shqiptar tek drejtesia e numerimit te votes.

Avokati i Popullit as ka tentuar dhe as nuk tenton te perfshihet ne lojen politike qe eshte atribut i partive politike, por qofte edhe si qytetar dhe votues i thjeshte, nuk mund te qendroje indiferent per pasojat e konfliktualitetit qe kanė shoqeruar shpesh jeten politike, e permes saj ka cenuar kohezionin social, imazhin dhe perspektivat e vendit.

Duke e pare veten si pjese aktive te te gjitha perpjekjeve dhe angazhimeve per vendosjen dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes, ne perputhje me parashikimin e bere ne nenin 63/3 te Kushtetutes, si dhe ne Ligjin nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, kohe pas kohe jemi shprehur dhe kemi paraqitur propozimet dhe rekomandimet tona per permiresimin dhe rritjen e trasparences se proceseve zgjedhore ne vend. 

Referendumi si nje mjet demokratik per percaktimin dhe zgjidhjen e ketyre ēeshtjeve madhore, duhet te shoqerohet paraprakisht me nje fushate sensibilizuese dhe sqaruese per te gjithe votuesit aktive, te cilet duhet t’a ndjejne realisht pergjegjesine qytetare dhe peshen e vendimmarrjes per te ardhmen e tyre.

Sa me siper, I nderuar zoti President i Republikes, Ju sugjerojmė inicimin e hapjes se nje konsulte ne nivelin e perfaqesuesve qe Ju mendoni, se pari, per te arritur konsensusin nė parim, pasi teknikat ligjore procedurale per realizimin e ketij procesi jane nje problem shume i rendesishem, por realisht tė realizueshme ne nivel specialistesh, nder te cilet edhe ata te Institucionit Avokatit te Popullit do te jene te gatshem te ofrojne kontributin e tyre.

Urojmė qė partitė politike ta mbyllin me konsensus dhe me sukses Reformėn zgjedhore qė kanė nisur pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė rregullta parlamentare nė verėn e vitit 2009. Por 4 ēėshtjet e propozuara pėr Referendum popullor gjykojmė se mund tė vendosen nė axhendėn Tuaj edhe pas atyre zgjedhjeve, pasi Ju si Kryetar i Shtetit dhe pėrfaqėsues i unitetit tė popullit, punoni me qėllim pėr tė forcuar sistemin politik dhe parandaluar krizat qė janė vėrtetuar se krijohen nga sistemet nė fuqi.

Duke shprehur besimin ne mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj te vyer,

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.