REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 25 Prot.                                               Tiranë, më 12/02/2007

   

Lenda:        Informacion lidhur me ankesen e shtetases Valentina Cenalia 

       

   

Drejtuar:    Znj. Jozefina Topalli

Kryetare e Kuvendit te Shqiperise

      

                                                     Tirane

        

     

E nderuar Znj. Kryetare,

 

            Fillimisht duam t’Ju falenderojme per adresimin e shqetesimit Tuaj per fatin e femijes Klevis Cenalia tek institucioni yne.

Menjehere, mbas marrjes se mesazhit Tuaj, ne mbremjen e dates 10.02.2007, dy eksperte te institucionit te Avokatit te Popullit kontaktuan me zonjen Valentina. Çeshtja paraqitet si me poshte:

Zj. Valentina Cenalia eshte e martuar me shtetasin Avni Cenalia me banim ne Rruga “Pandi Dardha”, ne Laprake. Ajo shpjegon se ka 7 vjet martese me Avni Cenalia, por marredheniet e tyre nuk kane qene te mira, pasi jane ne veshtiresi ekonomike. Avniu here pas here ka qene jashte shtetit si emigrant dhe kohet e fundit  eshte kthyer.

Ne daten 01.02.2007, ne mes dite Avniu ka shkuar te marre djalin tek prinderit e gruas se tij ne Laprake dhe qe andej ka shkuar tek prinderit e tij po ne zonen e Laprakes. Ne oret e mbremjes ka marre ne telefon gruan e tij dhe i ka thene “se sonte do te qendroje tek prinderit e mi me gjithe djalin, prandaj merre motren tende ne telefon qe te qendroje me ty te mos jesh vetem”. Motra e Valentines nuk mundi te shkonte. Atehere Valentina merr ne telefon Avniun qe ta vinte ne dijeni se ishte vetem, por ai nuk i pergjigjej ne telefon pasi e kishte te mbyllur. Pas shume telefonatave me njerezit e Avniut mesoi se ai kishte ikur me nje taksi me gjithe femijen. Me pas ka komunikuar me Avniun i cili i ka thene se ndodhej ne Sarande me gjithe djalin, me drejtim per ne Itali. Duhet thene se Valentina ka komunikuar pothuajse çdo dite me bashkeshortin e saj, i cili i ka dhene drejtime te ndryshme per vendodhjen e tij si Sarande, Kosove, Mal te Zi, Bosnje etj.

Ne daten 02.02.2007 Valentina ka njoftuar dhe policine e Komisariatit te Policise Laprake, por atje nuk i kane pranuar kallezimin. Ne keto kushte i drejtohet Komisariatit te Policise nr.3 Tirane ku dhe ben denoncim per rrembim te femijes. Nga verifikimet e bera nga ana jone ne kete komisariat rezulton se, ne daten 03.03.2007 eshte bere kallzim nga znj.Valentina Cenalia per rrembim te djalit te saj Klevis Cenalia nga bashkeshorti Avni Cenalia. Ne daten 03.02.2007, nga ana e ketij komisariati eshte marre vendim per shpalljen ne kerkim te femijes Klevis Cenalia dhe po ate nate ju eshte dhene njoftim gjithe Pikave te Kalim Kontrollit me radio. Ne daten 05.02.2007 eshte bere njoftimi zyrtar i gjithe Komisariateve te vendit. Ne daten 06.02.2007 i jane derguar materialet Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Çeshtja aktualisht ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane. Pas pretendimit te znj. Valentina Cenalia per te mbajtur nen pergjim numrin e telefonit te bashkeshortit te saj per te mesuar vendndodhjen pasi ajo vazhdimisht komunikon me telefon me te, e kemi sqaruar se ne keto momente ka nje pengese ligjore pasi ai eshte akoma bashkeshort i znj. Valentina Cenalia. Meqenese znj. Valentina eshte ne proçes gjyqesor me bashkeshortin per zgjidhje martese, seanca e te cilit zhvillohet ne daten 16.02.2007, nga ana jone i eshte kthyer pergjigje  se nese gjykata vendos se femija do te qendroje me ju atehere nuk ka me pengese ligjore per te kryer veprime te tjera, siç eshte dhe mbajtja ne pergjim e telefonit te z. Avni per te mesuar vendndodhjen.

Theksojme se policia dhe Prokuroria jane ne dijeni te problemit dhe se kane kryer te gjitha veprimet ligjore qe jane te parashikuara ne ligj.

Per çdo informacion te ri lidhur me kete çeshtje do t’ju veme ne dijeni. Ne do ta ndjekim ankesen qe te arrihet bashkimi i djalit te mitur me nenen e tij.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.