REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/G8-11 Prot.                                    Tiranė, mė 12/01/2007

Nr. Dok. 200400846/11

   

Lenda:        Kėrkohen dokumente shtesė nė lidhje me ankesat e shtetasve shqiptar tė denuar nė Greqi qė vuajnė denimet nė Shqipėri  

       

   

Drejtuar:    Ministrit tė Drejtėsisė

 

Zotit  Aldo Bumēi

      

                                                     Tirane

        

     

          Zoti Ministėr,

          Mė lejoni tė vėmė nė vėmendjen Tuaj dhe t’ju shkruajmė pėr njė ēėshtje e cila rezulton e zvarritur, mendojmė mė tepėr pėr shkak tė moskuptimit tė ligjit dhe zvarritje tė pakuptimta tė personave pėrgjegjės nė stafin tuaj qė janė marrė me kėtė ēėshtje.

Nė vijim tė korespondencės tonė me Ministrinė e Drejtėsisė pėr problemin e shtetasve shqiptar tė dėnuar nė Greqi dhe qė vuajnė dėnimet nė Shqipėri, dhe    pėr tė realizuar rekomandimin e institucionit Tuaj ardhur me shkresn nr.6116/1 datė  26.10.2004 qė institucioni ynė t’i propozojė vetė direkt Presidentit tė Republikės faljen e tė dėnuarve pėrkatės kur ėshtė rasti, na nevojiten disa tė dhėna qė duhet tė na i dėrgojė Drejtoria e Bashkėpunimit Gjyqėsor Ndėrkombėtar.

Kėshtu lutemi tė na dėrgohet lista e shtetasve shqiptar tė dėnuar nė Greqi, dhe qė janė ekstraduar nga Greqia nė Shqipėri dhe qė aktualisht janė duke vuajtur denimin penal nė burgjet shqiptare si dhe vendimet e plota tė gjykatave greke tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe tė cilat duhet tė ndodhen nė dosjet gjyqėsore nė gjykatat tona ku ėshtė bėrė njohja e vendimeve tė gjykatave greke. Pas kėtyre tė dhėnave dhe vetėm pasi tė studjojmė vendimet e plota tė gjykatave greke, tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe, ne do tė mund tė konkludojmė nėse ekzistojnė kushtet pėr tė bėrė propozime pėr falje.

          Kėtė kėrkesė e bazojmė nė pikėn 4 tė nenit 63 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ku pėrcaktohet se:

“Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar t’i paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentet dhe informacionet e kėrkuara prej tij”.

Gjithashtu nė nenin 13  tė Ligjit nr.8454 dt.04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” tė ndryshuar me Ligjin nr.9398 datė 12.05.2005 pėrcaktohet se:

“Avokati i Popullit fillon procedurėn e shqyrtimit tė ēėshtjes kur vėren ose dyshon se ka ndodhur njė shkelje e sė drejtės, nė bazė tė ankesės apo tė kėrkesės sė personit tė interesuar ose tė dėmtuar, si dhe me nismėn e vet, pėr raste tė veēanta tė bėra publike, por me pėlqimin e tė interesuarit ose tė dėmtuarit.

           Nė rastet kur Avokati i Popullit fillon proēedurėn e shqyrtimit tė ēėshtjes me nismėn e vet, dhe kur kujdestari ose pėrfaqėsuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kėrkohet pėlqimi i tė dėmtuarit kur ėshtė i mitur apo i paaftė mendėrisht apo me aftėsi tė kufizuara ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njė numri tė madh tė individėve.

           Nė mbrojtje tė interesave tė njė komuniteti tė gjėrė, tė cilėt mund tė preken nga proēedimi administrativ, Avokati i Popullit ka tė drejtė tė fillojė njė proēedim administrativ dhe tė marrė pjesė nė tė, nė pėrputhje me kėrkesat e Kodit tė Proēedurės Administrative”.

           Kėrkesa jonė ėshtė e bazuar gjithashtu edhe nė gėrmėn “b” tė nenit 19 tė Ligjit Nr. 8454 datė 04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” tė ndryshuar ku thuhet se:

           “Avokati i Popullit ka tė drejtė tė kėrkojė shpjegime nga ēdo organ i administratės qėndrore dhe vendore, si dhe tė marrė ēdo dosje apo material  qė ka lidhje me hetimin”.

Duke ju falenderuar pėr mirėkuptimin dhe bashkėpunimin Tuaj, lutemi tė na dėrgohen tė dhėnat e kėrkuara sa mė parė tė jetė e mundur.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.